Basha në Samitin e PPE, kërkon njohjen e Kosovës: BE të arrijë një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës e Beogradit! Mos pranoni për vendet tona, gjëra që s'do i pranonit për zgjedhësit tuaj

Basha në Samitin e PPE, kërkon njohjen e Kosovës: BE të arrijë një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës e Beogradit! Mos pranoni për vendet tona, gjëra që s'do i pranonit për zgjedhësit tuaj

Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në samitin e Partive Popullore Europiane reciproke Kosovës-Serbi, gjatë fjalës së tij i ka kërkuar BE që të bëjë të mundur arritje e një marrëveshje përfundimtare të njohjes reciproke Kosovës-Serbi.

Sipas Bashës, vetëm në këtë mënyrë, Rajoni do të hy në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, ndërsa thekson se paqja dhe stabiliteti mbetet shumë e vështirë, gjë që, sipas tij e treguan edhe ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi.

"BE të përqendrojë energjinë drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke Kosovës-Serbi! Problemet e pazgjidhura, mund të kthehen në kriza. Vetëm në këtë mënyrë do të hyjmë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit. Ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon. Remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment", tha Basha. 

Sipas kryedemokratit, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza dhe për këtë arsye, ndërsa për të arritur në njohjen reciproke Kosovë-Serbi, Basha kërkon fillimisht që 5 shtet anëtare të BE që ende nuk e kaë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë sa më shpejt atë.

"Siç e dimë të gjithë, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza. Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqendrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 Shtetet Anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë. Asnjë paralelizëm nuk mund të bëhet, asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka certifikuar atë. Vetëm në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor do të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, e cila me siguri do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në", thekson Basha.

Basha u ndal edhe te të tjera probleme të Ballkanit Perëndimor, ku tha se është kthyer në rrugë të trafikantëve e kriminelëve që "nxiten dhe lehtësohen nga autokratët e Ballkanit". Kreu i PD tha se për shumë vite, në Rajon është kërkuar stabiliteti në dëm të demokracisë, ndërsa i bën thirrje vendeve të BE "mos pranoni për vendet tona, gjëra që nuk do t'i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj".

"Ne presim nga ky Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës. Përveç arenë përplasjesh gjeostrategjike, Ballkani është kthyer edhe në kryqëzimin e rrugëve të trafikantëve e kriminelëve, të cilat nxiten dhe lehtësohen nga autokratët e Ballkanit, që për pushtetin e tyre përdorin krimin e më pas e ndajnë pushtetin me ta. Për shumë vite është kërkuar stabiliteti në dëm të demokracisë, duke korrur si rezultat bjerrjen e të dyjave. Mjafton të shihni raportin e ODIHR, 5 rekomandimet prioritare, nëse hiqni emrin e Shqipërisë, do të mendoni se është raporti i zgjedhjeve i Bjellorusisë së Lukashenkos. Po ju përmend vetëm një frazë, "Shteti duhet të garantojë lirinë dhe fshehtësinë e votës".  Lirinë dhe fshehtësinë e votës?! Në 2021, në Shqipëri, një vend anëtar i NATOS-s, kandidat për në BE që pret Konferncën e Parë Ndërqeveritare… Ndaj në këtë proces, sinqeriteti dhe guximi janë thelbësorë. Guxim për të drejtuar gishtin ndaj veprimeve dhe autorëve që gërryejnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e medias. Duke mbajtur qëndrim, për të mos pranuar për vendet tona, gjëra që nuk do t'i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj. Për këtë, unë besoj se rajoni ynë ka nevojë për më shumë mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, më shumë mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të krijojmë, së bashku, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë, dhe të bëhemi udhëheqës të vërtetë për shpresat dhe aspiratat e tyre dhe jo shfrytëzues të frikës dhe anktheve të tyre", tha Basha.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:39
Basha në Samitin e partive simotra europiane të PD, në PPE: Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të niset për të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane, bashkimi më i madh i partive e djathta në kontinent. Para nisjes Basha ka publikuar një video-mesazh ku thekson se Evropa është ëndrra dhe destinacioni i shqiptarëve.

"Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të gjithë sy dhe veshë sa herë që ka një tubim të udhëheqësve të BE -së, plot shpresë për çdo derë që hapet dhe çdo dritë që shkëlqen përpara në lidhje me perspektivën e tyre evropiane.

Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë. Isha 17 vjeç kur së bashku me të rinjtë dhe të rejat protestuam nën thirrjen "Ne duam Shqipërinë si gjithë Evropa". Kjo thirrje e zemrave tona rrëzoi regjimin komunist.

Sot, 31 vite më vonë ne vazhdojmë të dëshirojmë, të kërkojmë dhe të përpiqemi për Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne presim nga ky Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës. Ne presim mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, presim më shumë demokraci, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë", thotë Basha në mesazh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!