Basha sot në 9 qytete brenda ditës, fillon nga Saranda e mbyll në Mirditë: Këto janë zgjedhjet më vendimtare! Do kemi pjesëmarrjen më të madhe në histori

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka përfunduar turin e tij në Mirditë, ku brenda ditës është ndalur në 9 qytete të Shqipërisë nga jugu në veri. 9-ta nuk ishte një zgjedhje rastësore, pasi kjo përkon me numrin e Partisë Demokratike në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillitBasha e nisi turin në Sarandë dhe e mbylli në Mirditë.

Basha theksoi se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me kryesocialistin Edi Rama, duke refuzuar edhe njëherë ftesën që i bëri ky i fundit. Sipas tij, koha e Ramës ka mbaruar, ndërsa ftoi socialistët që t'i bashkohen PD-së.

Nga ana tjetër, në fjalën e tij, kryedemokrati i cilësoi këto zgjedhje si vendimtare ku u shpreh i bindur se do të kenë pjesëmarrjen më të madhe në histori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:17
U nis nga Saranda, Basha në Mirditë: Këto janë zgjedhjet më vendimtare! Do kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrugëtimin jug-veri e ka përmbyllur në qytetin e Mirditës. Duke i konsideruar si zgjedhjet më vendimtare në Shqipëri, kreu i opozitës tha se 25 prilli do jetë dita me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e vendit për ndryshim.

Fjala e plotë
Mirëmbrëma Mirditë! Rrugëtimi im, rrugëtimi ynë nga jugu në veri, nga Saranda në Tropojë më sjell këtë mbrëmje të bekuar këtu, në këtë tokë krenare, në këtë tokë të pamposhtme, me zonjave dhe zotërinjve, mes të rinjve dhe të rejave mirditorë. Këtij populli të pamposhtur e të pamposhtshëm. Mirditorët janë të famshëm për trimëritë dhe sakrificën e tyre ndër shekuj ata i kanë treguar këto vlera pushtuesve shtypësve dhe atyre që kanë dashur t’i shfrytëzojnë. Por ndër vlerat kryesore është ajo e qëndresës kundër shtypjes, e qëndresë kundër  pushtuesit,  e qëndresës kundër shfrytëzimit dhe sonte në këtë shesh shoh përfaqësuesit e kësaj race kalorsiake prijësesh gati për t’i prirë ndryshimit.   Bashkë për ndryshim ju jeni fryma që i jepni frymë dhe jep ndryshimit të pandalshëm që po vjen. Dhe në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm dhe të mahnitshëm, në këtë udhëtim anë mbanë Shqipërisë  sikundër këtu dhe kudo në Shqipëri kam takuar dhe takoj të rinj të mrekullueshëm që nuk duan të largohen nga prindërit e tyre, nga dheu ynë i bekuar nga perëndia, por kërkojnë arsim, kërkojnë mundësi, kërkojnë punësim. Kam  takuar dhe takoj nënat tona, bashkëshortet tona, motrat tona, vajzat tona duan dinjitet duan bashkëshortët e tyre në punë, fëmijët me dinjitet dhe arsim.

Qytetarë që duan që Shqipëria të ecë përpara, shqiptarë që e duan Shqipërinë në Europë. Dhe sonte nga Mirdita ju them vëllezër dhe motra ka një mundësi për t’i larguar këto, ka një mundësi për ta bërë këtë realitet, ka mundësi për këtë ndryshim. Kjo është në dorën tuaj. Ndjejeni zemrën e këtij populli fantastik, ndjejeni forcën dhe energjinë dhe të bëhemi të gjithë bashkë e të votojmë numrin 9 për ndryshim, numrin 9 për fëmijët tanë, numrin 9 për prindërit tanë, numrin 9 për ekonominë që sjell vende pune dhe paga dinjitoze, numrin 9 për të ardhmen tonë, numrin 9 për Shqipërinë në Europë. 8 vite të gjata si 8 dimra pa fund, si 8 dimra pa fund pushteti personal i një njeriu të u vu mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. 8 vite me radhë premtoi pa fund dhe nuk realizoi as edhe një premtim të vetëm. Nuk e mbajti fjalën, e zhyti vendin në mjerim. Dështoi me turp dhe prapë ka guxim të vijë në Mirditë dhe t’ju kërkojë votën. Ka guxim të shkojë nëpër qytetet tona akoma pas 8 vitesh me projekte virtuale kur e ka lënë Shqipërinë, Mirditën, qytetet tona, si një vend pa qeverisje. Dështimi 8 vjeçar po troket përsëri në derë dhe kërkon që ju t’ia hapni dhe të ulet këmbëkryq edhe 4 vite të tjera në shtëpitë tuaja, në familjet tuaja. Mos ja hapni derën dështimit, kyçjani derën dështimit! Hapini zemrat për ndryshim! Ejani të bëhemi bashkë për një qeveri të të gjithë shqiptarëve. Ejani të bëhemi bashkë për një qeveri që do t’ju shërbej të gjithëve njësoj.

Programi ynë do të mundësoj zgjimin kombëtar ekonomik, do të mundësojë mirëqenie për familjet, do të mundësoj që t’ju thahen lotët nënave tona nga emigracioni i pashpirt, i bijve dhe bijave tona më të mira, sepse në vend që të shkojnë drejt Europës dhe kurbetit, do të gjejnë në Mirditë, në Lezhë, në Shqipëri, mundësitë e mohuara për 8 vite. Por miqtë e mi, siç e dinë të gjithë shqiptarët, siç e dëshmon sonte Mirdita nga ky shesh, në këtë ditë që kam zgjedhur për t’u ndalur në 9 qytetet tona, në simbol të 9-tës për ndryshim, kështu siç e dini ju e di Saranda, kështu e di Vlora, e di Gjirokastra, Berati dhe Fieri, e di Koça, e di Kukësi, Tropoja dhe Dibra, e di Lezha edhe Shkodra, e di Durrësi dhe Tirana, se ora e ndryshimit po afron! E di dhe Edi Rama dhe ju e keni parë që edhe ai e ka mësuar se më 25 prill ai do të humb, e Shqipëria do të fitojë! Por dua ta dëgjoj edhe sonte, këtu nga ky shesh çdo shqiptareje dhe çdo shqiptar, që ka pritur të ndez shpresat e jetës, ndizini dritat e shpresës vëllezër dhe motra Mirditorë. Ndizini për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të ardhmen e vendit, ndizini ju rini për prindërit tuaj, ju krenaria e kombit, krenaria e popullit. Unë kam shumë besim tek shqiptarët, kam shumë besim tek rinia dhe e di se këto do të jenë votimet më masive në historinë e Shqipërisë sepse këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga ardhja e demokracisë sepse në 25 prill ju do ti përgjigjeni një pyetje të vetme edhe 4 vjet të tjera robër të dështimit apo bashkë fuqia, forca e ndryshimit të vërtet për çdo shqiptarë. E dëgjoj nga rinia, e dëgjoj nga pensionistët vendimin tuaj bashkë për ndryshim.

Sepse ju e dini tashmë se qeveria që do zgjidhni nuk do jetë padrone por shërbëtor e juaj dhe ju them sot që unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, shërbëtor i mirëqenies, i sigurisë, i demokracisë, sepse njësoj të gjithë duan të kthehet gëzimi në vatrat tona, duan të kthehet gëzimi në sytë e fëmijëve tanë, duan ti shohin prapë të gëzuar gjyshërit e gjyshet tona, nënat tona, bashkëshortet tona, vajzat tona, ndaj jemi të gjithë bashkë këtu. Një pyetje e vetme që do të marrin përgjigjen më masive më 25 prill për ndryshimin votoni numrin 9. Më 25 prill që Shqipëria, Mirdita të ecin përpara votoni numrin 9. Që Shqipëria të ecë drejt Europës votoni numrin 9! Bashkë për ndryshim! Shqipëria Fiton!

Ora 20:12
Basha: Detyra e parë si kryeministër, rivlerësimi i dëmeve nga tërmeti, do heqim diskriminimin politik! Rama e shfrytëzoi për interesat e tij

Pasditja e gjeti kryedemokratin Lulzim Basha në Kurbin, aty ku premtoi që një nga punët e para që do të bërë nëse do të vij në pushtet është rivlerësimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, ku qytetarët nuk do të vlerësohen sipas ngjyrimeve politike.

“Edhe momentin më fatkeq e përdor vetëm për interesat e tij personale, për pasurimin e tij dhe të një grushti njerëzit. Sot nga ky shesh është vendi t’u them të dëmtuarve nga tërmeti se detyra ndër më të para të qeverisë së re do të jetë vlerësimi dhe rivlerësimi me transparencë i dëmeve të shkaktuar për të hequr diskriminim politik dhe më pas kompesim financiar për familjet e dëmtuara nga tërmeti”, tha Basha.

Ora 17:58
Basha në Krujë: Rama vet e ka pranuar humbjen në 25 prill! Mos ia hapni derën dështimit

Ndalesa e radhës e kryedemokratit Lulzim Basha, ishte në Krujë, ku teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka bërë asgjë në këto 8 vite qeveri, tha se me ardhjen e PD-së gjërat do të ndryshojnë.

“Vëllezër dhe motra, krutanë e krutanë, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja faleminderit, mirënjohje për këtë pritje kaq entuziaste që nisi nga Fushë-Kruja. Ndjesë qindra vajzave dhe djemve të cilët ndodhen të  bllokuar poshtë në trafik, por ja ku jemi të gjithë bashkë gati për ta zhbllokuar njëherë e mirë rrugën e rinisë krutane, rrugën e rinisë shqiptare me 25 prill të gjithë bashkë. Sepse vëllezër he motra për 8 vjet me radhë rrugën e të rinjve krutanë, rruga e të rinjve shqiptarë është bllokuar nga një njeriu dhe shpura e tij, 8 vjet dështime, 8 vjet premtime të pambajtura, 8 vjet laku në fyt për shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe pasuri marramendëse për një grusht njerëzish që kanë marrë peng Krujën, kanë marrë peng Shqipërinë dhe rrugën tonë drejt Europës. Kanë marrë peng për një kohë të gjatë edhe gjënë më të shtrenjtë, shpresën, shpresën dhe besimin që prindi ka tek vetja, tek bashkëshorti, tek bashkëshortja, shpresën dhe besim për fëmijët tanë. I kanë marrë peng për një kohë tepër të gjatë, por sot nga kryeqendra arbërore  e Gjergj Kastriot Skënderbeut buçon thirrja për ta çliruar Krujën, për ta çliruar Shqipërinë nga 8 vjet dështime. 8 vjet vuajtje, takoj gjatë këtyre ditëve dhe javëve nënat shqiptare të cilat kanë sytë e përlotura, zemrat e gjakosura nga të rinjtë e të rejat , bijat e bijtë e tyre që largohen. Takoj sot e gjatë këtyre jave pensionistët të shtyrë drejt kufijve të ekzistencës dhe dinjitetit nga një njëri që 8 vite me radhë i harroj, i nëpërkëmbi dhe i ktheu në krijesa të vobektësisë dhe të vajësisë.

Takoj fermerët të vetmit në Ballkan, të vetmit shqiptarë në kombin tonë të cilët  marrin subvencione për prodhimet e tyre dhe asnjë lloj përkrahje. Takoj rinin e mrekullueshme të Krujës, rinin e mrekullueshme shqiptare, të lënë mes dy rrugëve mjerimit apo emigracionit por ju them sot nga Kruja, nga kjo kryeqendër e historisë tonë, i them çdo shqiptari se në 25 prill zgjidhja është në dorën tuaj. Për nënat tona, për nënat e rinisë krutane në emigracion, për nënat shqiptare, me 25 prill për ndryshimin, votoni numrin 9. Për rininë tonë të mrekullueshme që t’i japim mundësinë të rritet dhe të arsimohet e të punësohet në vendin tonë të mrekullueshëm. Këtu, në Krujën e zejtarisë, të turizmit, të historisë, për këta që të gëzojnë këtë vend njësoj si të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Europës, votoni numrin 9. Për prindërit tanë, rini. Rini që më bën krenare, rini e Krujës, rini e Shqipërisë, për prindërit tanë. Për sakrificën 30 vjeçare të themeluesve të demokracisë, të qëndrestarëve për dashurinë që na kanë falur, rini votoni numrin 9. Që këtej nga kryeqendër, nga kryeprincipata e shtetit të parë Arbror të Shqiptarëve, e cila u njoh nga çdo kancelari të mesjetës Europiane, le ti themi sot që për ta çuar Shqipërinë moderne, të zhvilluar, me paga të larta në Europë, Votoni numrin 9. Për Shqipërinë Europiane votoni numrin 9! E pra ja ku jemi të gjithë bashkë, e ndiej etjen për ndryshim, e prek entuziazmin tuaj në çdo takim. E ndien, e prek, e di që shqiptarët janë të bashkuar për ta larguar edhe një orë më parë edhe Edi Rama. Ai e di se shqiptarët e kanë ndarë mendjen, se pa e larguar atë, nuk hapen dyert e Europës, nuk hapen dyert e mirëqenies, nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën!

Shqipëria ka nevojë për ndryshim! Shqipëria thërret për ndryshim! Ndaj, ai që për 8 vite me radhë s’ka bërë asgjë  për premtimet, s’ka mbajtur asnjë fjalën të vetme, vjen vërdallë në dyert e shqiptarëve, kërkon t’ia hapin për herë të tretë. Mos ja hapni derën dështimit për herë të tretë, për hir të familjeve tuaja, për hir të fëmijëve tuaj, nënave shqiptare, pavarësisht prej bindjeve politike. Nëna dhe baballarë, mos ja hapni dyert dështimit, ka guximin të shkojë pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, 8 vitesh dështimesh qytet më qytet, prapë me projekte 3D, për t’i ngopur shqiptarët me lugën bosh të mashtrimeve dhe premtimeve të pambajtura. Ka guximin ta thotë në dyert e shqiptarëve pas 8 vitesh pushtet, 8 vitesh qeverisje, ku nuk bëri asgjë për ta. Por shqiptarët do ta marrin vendimin më 25 prill. Votoni numrin 9! Votoni numrin 9! Nuk mundet kurrë të pranojmë, tani që të gjithë e dimë që ai vet e ka pranuar humbjen. Nuk mund të pranojmë kurrë që një njeri që për 8 vite i mashtroi shqiptarët të kërkoj e të trokas e të bëhet pjesë e qeverisjes tonë.

Kurrë nuk do të ndodh! Ne do ta largojmë me votë dhe do ta hapim rrugën europiane për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kështu do ta marrim dhe një herë në dorë fatin tonë, fati i nënave krutane nuk do të jetë më në dorë të një njeriu të pashpirt për dhimbjet e vuajtjet dhe lotët e tyre. Fati i burrave krenar të Krujës, fati i burrave krenar të Shqipërisë nuk do të jetë në dorë të katër apo pesë njerëzve që e kanë shtrydhur deri në palcë me Edi Ramën në krye. Fati juaj më 25 prill është në duart tuaja. Më 25 prill është dita të vendosni me votën tuaj ndryshimin që pret çdo shqiptarë. Për të ardhmen tuaj, votoni numrin 9! Për të ardhmen e Krujës dhe familjeve krutane, votoni numrin 9! Për t’u bashkuar të gjithë si një familje e madhe rreth të vetmes rrugë, për mirëqenie, për paga, bashkë për ndryshim, votoni numrin9! Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj, votoni numrin 9 për prindërit tuaj, votoni numrin 9 për Krujën dhe ju kryeqytetasit e parë të arbrit votoni numrin 9. Kruja fiton! Shqipëria fiton”, tha Basha.

Ora 15:56
Basha vijon turin jug-veri në Shijak: Mbaroi koha e premtimeve të pambajtura! Skuthat dhe hijet që vërtiten qosheve natën, s'kanë asnjë shans ta ndalin vullnetin për ndryshim

Në rrugëtimin jug-veri sot, kreu i PD-së, Lulzim Basha u ndal në Shijak, nga ku tha se ka mbaruar koha e premtimeve të pambajtura se "nuk ngopet njeri me lugë bosh". Ai akuzoi Ramën se ka dështuar gjatë 8 viteve qeverisje dhe se po bën fushatë më premtime 3D. Basha i drejtoi edhe një mesazh "skuthave dhe hijeve që vërtiten qosheve natën", se nuk do të mund të ndalin vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

"Bashkë për ndryshim! Kjo thirrje dëgjohet nga jugu në veri dhe natyrisht kumton këtu, nga zemra e Shqipërisë, nga Shijaku i demokracisë. Bashkë për ndryshim! Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, disa pika shiu, po dhe rrebesh shiu po të jenë nuk e ka ndalur entuziazmin e Shijakut, e vajzave të reja, e djemve të ri, e gjysheve dhe e gjyshërve, e burrave dhe grave të Shijakut, të cilët i shoh këtu në shesh. Dua t’u them: mirënjohje, faleminderit që jeni forca energjia për besim, për shpresën, për bashkimin, për ndryshimin më 25 prill. Me bereqet është kjo kohë, me bereqet janë këto pika uji që bien në tokën që e keni vaditur me djersë këto 8 vite fermer të Shijakut, por që s’ia keni parë hajrin punës sepse kanë qenë 8 vite renash, premtimesh boshe, mashtrimesh, gjobash, abuzimesh, arrogance dhe tani tallje me ju nga dikush që 8 vite me radhë, nuk u kujtua një ditë. Edhe në ditën më të vështirë, i braktisi ata më në nevojë. Këtu në Shijak, njësoj si në Durrës e në gjithë zonat e goditura nga tërmeti, është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të familjeve të goditura nga tërmeti. Këtu, përveç kësaj, sot kanë guximin të shantazhojnë me fondet e tërmetit qytetarët për vota. Mesazhi im i parë nga Shijaku, ju drejtohet atyre, atyre skuthave dhe hijeve që vërtiten qosheve natën, nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e qytetarëve dhe qytetareve, e fermerëve dhe fermerëve, e rinisë së Shijakut për ndryshim. Ju garantoj të gjithë qytetarëve, pas 25 prillit i pret drejtësia, i pret burgu. Ndërkohë që fondet e tërmetit janë vjedhur dhe janë abuzuar, ndërkohë që familjet shqiptare kaluan të dytin dimër në të ftohtë, sheikët e Edi Ramës dhe ai vetë u shtruan me dreka e darka 1 mijë euro biftekun dhe sot ka guximin të dalë para jush prapë e të premtojë pas 8 vjet premtimesh të pambajtura, pas 8 vitesh dështimesh kur jua la në baltë edhe në ditën më të zezë, ku i la në baltë ata më shumë në nevojë. Ku e gjen guximin pas 8 vitesh të vijë dhe të kërkojë me lugën bosh përrallat që nuk i ha askush, lugën bosh që  nuk ia pranojnë kurrë. Shijaksit, durrsakët do t’i japin ujë në bisht të lugës  me 25 prill. Sepse një njeri që për 8 vite ma radhë ka patur të gjitha pushtetet dhe nuk u ngop për vete por nuk ndihmoi askënd në nevojë po troket sot në Shijak, po troket sot ne Durrës dhe po kërkon edhe 4 vite të tjera. Edhe 4 vite të tjera do të ishin rrënimi përfundimtar i Shqipërisë, i Durrësit, i Shijakut. Ne nuk do ta pranojmë këtë kurrë, ju nuk do ta pranoni këtë kurrë. Vendimi i shqiptarëve është marrë me 25 prill vota për numrin 9. Vota për ndryshim do të thotë votë për transparencë, vlerësim të drejtë, përshpejtim të kompensimit financiar për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti pa ndarje politike, do të thotë përshpejtim i procesit të rindërtimit të marrë peng nga Edi Rama dhe mafia e tij. Do të thotë pra  përshpejtim dhe nxjerrja  e mijëra familjeve që tani kanë humbur edhe strehën mbi kokën e tyre. Duke votuar numrin 9 për ndryshim ne do të bëjmë të mundur që fermerët e kësaj zone pjellore e cila ka të gjitha mundësitë ta kthejë Shijakun në kryeqendrën e panaireve në Tiranë dhe Durrës për vajin e ullirit, për verën, për prodhimet natyrale dhe ato të përpunuara. Kjo qendër fisnikësh që kanë bërë histori në themelimin e kombit shqiptar, në themelimin e shtetit shqiptar ta ngrejë përsëri kokën me krenarinë e punës, të nderit  që karakterizon familjarët e Shijakut. Një mesazh të veçantë kam për nënat e Shijakut dhe të gjithë  fshatrave përreth, për ato të cilat bëjnë një sakrificë të dyfishtë në përkushtimin e përditshëm në bujqësi, apo në punë, por që e vuajnë papunësinë, apo në përkushtimin ndaj fëmijëve. Fshijini lotët nga sytë tuaj, fëmijët tuaj nuk do të largohen më nga Shijaku. Rinia e Shijakut do t’i ketë mundësitë për të qëndruar dhe për të punuar këtu, në një vend të bekuar nga zoti sepse qeveria nesër nuk do të jetë më qeveria e një njeriu që premton dhe ju braktis, por do të jetë qeveria e të gjithë shqiptarëve. Edhe atyre që besuan, votuan dhe u zhgënjyen dyfish dhe që sot na bashkohen nga Këneta dhe qyteti i Durrësit, nga Saranda në Tropojë ju ftoj të gjithë bashkë për ndryshim të votojmë me 25 prill numrin 9 sepse vetëm kështu do të marrim frymë lirisht. Nuk ka ndryshim pa e  larguar Edi Ramën. E shikoni si jargavitet duke kërkuar tani që e ka kuptuar që shumica e shqiptarëve duan ndryshim të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim . Prerë dhe qartë, Edi Rama koha jote ka mbaruar, koha e premtimeve të pambajtura ka mbaruar ndaj nuk ka dhe nuk do të ketë edhe 4 vjet të tjera. As 4 orë të tjera nuk i duron dot Shijaku, nuk i duron dot Durrësi, nuk i duron dot Shqipëria. 25 prilli është dita e ndryshimit. Të gjithë së bashku le ta bëjmë këtë javë një maratonë të shpresës, një maratonë të ndryshimit që e ndjej kudo ku shkoj. Ta kthejmë prapë shpresën dhe besimin e nënave tona në votë për numrin 9T’i japim mundësinë fëmijëve tanë, të ardhmes tonë, rinisë tonë dhe mbi të gjithë Shqipërisë tonë që standardet europiane t’i gëzojnë këtu, në Shijak dhe në Durrës dhe së bashku të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane. Brenda 100 ditëve të para do hapim negociatat dhe do çojmë Shqipërinë aty ku u nis, nga sheshet e Shijakut, Kavajës, Durrësit, Shkodrës dhe Tiranës, Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipërinë do ta bëjmë si gjithë Europa! Shqipërinë do ta çojmë anëtare të plotë të Bashkimit Europain! Shqipërisë do t’i hapim negociatat më 25 prill duke votuar numrin 9! Duke votuar për ndryshim numrin 9! Duke votuar për fermerët, mirëqenien subvencionimin e tyre, numrin 9! Duke votuar për t’i dhënë fund mafies së rindërtimit, për dinjitetin, për rindërtimin e shpejtë transparent të strehave të banorëve të Shijakut, të Durrësit dhe të gjithë zonave të dëmtuara nga tërmeti, numrin 9! Për të çuar para drejtësisë këdo që guxon të shantazhojnë vëllezërit dhe motrat tona, më 25 prill numrin 9! Numri 9 për ndryshim! Bashkë për ndryshim! Shijaku fiton! Shqipëria fiton!", tha Basha.

 

Ora 10:56
Basha në Delvinë: Nuk ka asnjë bashkëpunim me Edi Ramën! Mos ia hapni derën dështimit për herë të tretë

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në ndalesën e dytë të turit sot, ku do të vizitojë 9 qytete, ishte në Delvinë, nga ku u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve që të votojnë PD, duke premtuar mbështetje për fermerët. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se e la Shqipërinë 8 vite në vend numëro, ndërsa tha se e bëri naftën më të lirë për jahtet se sa për fermerët

Sipas tij, vota për PD do të bëj të mundur arsimimin dhe punësimin e rinisë të Delvinës e të mbarë Shqipërisë.

Fjala e Bashës në Delvinë:

Njerëz të penës, njerëz të dijes, drejtues, udhëheqës, themelues të shtetit shqiptar. Jam i lumtur që ndodhem sot këtu, në rrugëtimin tonë nga jugu në veri. Sot nga Saranda në Tropojë, në 9 ndalesa, 9 njësoj si 9 shifra jonë, numri ynë. 9 e ndryshimit me 25 prill. Kudo ku kam qenë këto javë e këto ditë prek entuziazmin dhe dëshirën e njerëzve për ndryshim, prek padurimin e nënave për ndryshim për fëmijët e tyre, prek padurimin e fermerëve që kanë kaluar tetë vite të vështira për ndryshim, prek padurimin e baballarëve për të bërë realitet shpresën dhe dëshirën e tyre për ti mbajtur këtu fëmijët e tyre dhe padurimin e të rinjve, entuziazmin e tyre sepse dita po vjen, ora po vjen, për ta rihapur së bashku rrugën si gjithë Europa, rrugën e Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian. Vëllezër dhe motra ndryshimi ndjehet kudo , ndihet në sytë tuaj,  në zemrat tuaja, shpresa tashmë ka mbërritur dhe është e pandalshme dita që Shqipëria, Delvina të kthehet tek zotërit e saj të vërtetë që jeni ju, populli i saj, qytetarët e saj. Këtë shpresë për ndryshim, këtë dëshirë për t’i dhënë fund tetë viteve të vështira, e shoh dhe e prek edhe tek socialistet e thjeshtë,

Të cilët njësoj si gjithë qytetarët e tjerë kanë ndarë të njëjtat vuajtje, kanë ndarë të njëjtat dhimbje por dyfish sepse ata kanë besuar, kanë punuar për fitoren e Partisë socialiste, kanë votuar për partinë Socialiste por janë të zhgënjyer dyfish të zemëruar, dyfish kokën ulur. Ju them sot socialisteve ngrijeni kokën bashkohuni me ne vëllezër dhe motra , një popull, një komb, bëhuni pjesë e ndryshimit ejani votoni për numrin 9, ta ndryshojmë Shqipërinë. Bashkë për ndryshim, bashkë për ti kthyer shqiptarëve shpresën, bashkë për ti dhënë rinis prespektivën, bashkë për ndryshim. Të votojmë numrin 9 dhe të hapim rrugën e mirëqenies, të ekonomisë dhe të rrogave e pensioneve të larta për çdo shqiptarë, sepse ne kemi një plan, një plan që do të mundësojë që banorët punëtor të Delvinës e mbarë Shqipërisë të mund të gëzojnë frytet e djersës së tyre. Ne e dimë fare mirë se kjo tokë e lashtë ka thesare. Thesaret e të parëve tanë ndodhen nën të. Thesaret e tjera me të cilat na ka bekuar zoti ndodhet mbi të. Djersa e fermerit të Delvinës, djersa e fermerit shqiptarë e vadit tokën shqiptare çdo ditë por nuk sjellë mirëqenie për ta sepse qeveria në ikje dhe kryeministri në ikje e bëri naftën më të lirë për jahtet se sa për fermerët. Sepse 8 vite me radhë projekti që ne nisëm Kardhiq-Delvinë e la në vend numëro. Mbeti në baltë ai projekt siç mbeti në baltë e gjithë Shqipëria gjatë këtyre 8 viteve. Ky është një projekt i cili nuk bëhet vetëm për Delvinën por bëhet edhe për Sarandën, bëhet për turizmin, bëhet për Shqipërinë. Ai do të mundësoj që prodhimet e mrekullueshme të fermerëve të Delvinës të kenë mundësi të transmetohen drejt tregjeve të vendit dhe tregjeve ndërkombëtare duke shmangur qafën e bukur por të vështirë të Muzinës. Por 8 vite me radhë  Edi Rama e la atë projekt në baltë siç i la në baltë fermerët Delvinjotë, siç i la në baltë fermerët shqiptarë, siç e la në baltë rininë shqiptare, siç i la në baltë pensionistët shqiptarë. Dhe tani ka guximin të vijë t’iu kërkojë edhe 4 vite të tjera, edhe 4 vite të tjera pas 8 vitesh që i la qytetet tona në errësirë, e la vendin tonë në errësirë, i la banorët, qytetarët e këtij vendi në varfëri dhe mjerim. Mos ia hapni derën dështimit për herë të tretë. Nuk ka kërcënim më të madh për familjet shqiptare, nuk ka kërcënim më të madh për Shqipërinë sesa edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite që e lanë Shqipërinë në vendnumëro. Ai e kupton, e ka mësuar tashmë se më 25 Prill shumica dërmuese e shqiptarëve do të votojnë për ndryshimi, do të votojnë për numrin 9, do të votojnë për Aleancën e Ndryshimit. E ndjen etjen tuaj për ndryshim. E kanë kuptuar shpresën që është rindezur në zemrat e shqiptarëve se ne mund ta bëjmë realitet punësimin për rininë. Se ne do ta bëjmë realitet hapjen e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së re. Ai e kupton se ne do të mund të bëjmë realitet të gjitha zotimet tona. Ndryshe nga premtimet e 8 viteve që nuk i mbajti por i shkeli një nga një. Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes tonë. Përgjigjja ime nga Delvina, njësoj si nga Saranda është jo! Nuk ka për të ndodhur, koha e Edi Ramës ka mbaruar! Erdhi dita për votën tuaj, për ndryshimin, për shpresën, për rindezjen e besimit në familjet tuaja, në tokat tuaja, në pronat tuaja, në këtë trevë të mrekullueshme! Ndryshimi nuk vjen pa larguar Edi Ramën! Këtë e dini ju, këtë e di ai, këtë e di gjithë Shqipëria! Ndaj vëllezër dhe motra, te bëhemi bashkë krah për krah si një familje e madhe, duke përfshirë qindra e mijëra socialist të ndershëm, t’u themi dhe atyre se ndryshimi që po vjen më 25 prill nuk do të na ndaj, por do të na bashkoj, se qeveria e ardhshme do të jetë qeveria e njerëzve të thjesht dhe se unë do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Të gjithë do të përfitojnë nga ndryshimi i vërtet në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në bujqësi, në rritjen e rrogave dhe pensioneve, sepse ky vend i mrekullueshëm, njësoj si Delvina, kjo trevë e krenarisë dhe e punës i ka të gjitha mundësitë që të bëjmë këto mundësi të punojnë për njerëzit e Shqipërisë. Që Shqipëria dhe pasuritë e saj të prodhojnë mirëqenie dhe pasuri për të gjithë shqiptarët. Votoni numrin 9 që të bëjmë të mundur arsimimin dhe punësimin e rinisë të Delvinës e të mbarë Shqipërisë, Më 25 prill votoni numrin 9, që të bëjmë të mundur rritjen e pagave dhe pensioneve, investimet e huaja, turizmin, zhvillimin ekonomik. Më 25 prill votoni numrin 9 për ndryshimin që doni, për ndryshimin që meritoni. Më 25 prill votoni numrin 9! Delvina fiton! Shqipëria fiton!

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 18/04/2021 07:44

    KA NJE DETAJ QE SE KA VENE RE NJERI! NE MENGJES DHE GJATE DITES,THOSHTE QE E NISI NGA SARANDA DHE DO SHKONTE DERI NE TROPOJE!UNE PERSONALISHT BERA NJE KALKULIM TE VOGEL DHE ME REZULTOI QE NUK I PREMTONTE KOHA.DHE NE FAKT ASHTU DOLI!MIRDITA ISHTE PIKA E FUNDIT! NE DUKJE ESHTE E PARENDESISHME,POR NE FAKT ESHTE E TILLE,SEPSE TREGON SE AI DHE GJITHE STAFI I TIJ NUK PLANIFIKOJNE DOT!NUK MUNDEN EDHE SIKUR TE DUAN!!KJO ESHTE E RENDESISHME MIQ!NUK MUND TE LIHET VEHTJA NE DORE TE KETYRE.NUK JANE GJE TJETER VETEM SE 'TE DALE KU TE DALE','HAME SOT DHE KESMET NESER',PA HARRUAR DHE ME KRYESOREN 'KAP ÇA TE KAPESH'!

    Përgjigju
  • Italia: 18/04/2021 07:36

    O Bash ti sdi te lidhesh dy llafe jo mo te jesh kryminister do jet budalliku me i madh te fitosh ti se ju jeni per te prishur jo per te rregulluar

    Përgjigju
  • Ky esht nje cop provokatori: 17/04/2021 22:51

    Ky plena e di qe neser inagurohet aeroporti i Kuksit dhe si rastesisht neser do jet ne Kukes ee?

    Përgjigju
  • Xha temja: 17/04/2021 12:18

    Socialistet do te hedhin ne kosh te plehrave ty ilir meten e gjith shpuren tuaj me bandite. Ik e pshurru o lulush

    Përgjigju
  • Beni: 17/04/2021 10:52

    Ç'e paska gjet Lulin sot,do tu lodhka i shkreti,as gjume asnje gjo.Luli,mos u merzit,edhe nje jave dhe mbaroi fushata,pastaj ke kohe,4 vjet palloja n'gjume.

    Përgjigju
  • Endri: 17/04/2021 10:07

    Nderrojani kaseten ketij njeri pa pike yndyre (soc thote Shkodra). Po mundohet me na u mbush mendja se ndryshimi eshte ky hajduti, shalqiri me prove. Shtremberuan edhe fjalet e Ambasadores. Mos is thente Zoti i Madh te fitoje ky mashtrues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak