Basha në SHBA, takim me kongresmenin Hill: Lufta pakompromis ndaj korrupsionit prioritet i PD
Lulzim Basha me kongresmenin French Hill
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, u takua me kongresmenin French Hill, anëtar i Komitetit për punë të jashtme, Zëvendës Kryetar i Komiteti të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Komitetit të inteligjencës.
Në këtë takim, Basha e ka njohur kongresmenin Hill me situatën në vend dhe rajon dhe ka ndarë shqetësimin për situatën e tensionuar, që kulmoi me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.
Mbështetja për drejtësinë dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, janë prioritete të PD-së, ka theksuar Bash dhe ka prezantuar edhe iniciativën e tij për vetingun e politikanëve.
Basha shprehu shqetësimin për përpjekjet e Rusisë për të krijuar një vatër të re tensioni në Ballkan dhe konkretisht në Kosovë, Bosnje, dhe së fundmi edhe në Mal të Zi, me konfigurimin e shumicës së re qeverisëse.
Basha ka vlerësuar vëmendjen e shtuar të SHBA-së dhe NATO-s në rajon dhe veçanërisht në Kosovë, ndërsa ka mbështetur zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar mbi planin franko-gjerman të mbështetur dhe nga SHBA.
U diskutua edhe për impaktin që lufta në Ukrainë ka pasur në rajon.
Basha, edhe në cilësinë e reporterit të Këshillit të Europës për rindërtimin e Ukrainës, e njohu me rezolutën e përgatitur prej tij, që gëzon një mbështetje të gjerë në Këshillin e Europës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime
25 Dhjetor, 15:55
-
Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën
25 Dhjetor, 15:44
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
hahaha kur flet edhe ky qe eshte krye i korruptuar, por qe dosjen ia kane mbyll perkohesisht Amerikanet meqe ndoqi Saliun.
PërgjigjuI korruptuari, hakning shet moral…!
Përgjigju