PËRMBLEDHJE/ Çfarë ndodhi në Samit, Rama 2 orë pritje, s’mungojnë motivet tradicionale! TË GJITHA marrëveshjet e nënshkruara! BE: Ballkani Perëndimor, pjesë e jona

TIRANË- Kryeqyteti i Evropës politike ishte Tirana ditën e sotme! Lider të 26 vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, drejtues të institucioneve kryesore të Unionit, si dhe lider të shteteve të Ballkanit ishin sot në Tiranë, ku u mbajt samiti i BE-Ballkani Perëndimor, i pari në histori që mbahet jashtë kufijve të BE-së.

Çfarë ndodhi në Samit, Rama 2 orë pritje, s’mungojnë motivet tradicionale’
U pritën një e nga një, nga i zoti i shtëpisë, Edi Rama! Siç e do edhe zakoni, për organizimin ishte menduar në detaj Sheshi ‘Italia’, mori pamjen e një pallati modern. Disa nxënës shkolle ishin dëshmitarë të kësaj dite. 33 liderë evropian zbritën në tokën shqiptare si rrallë herë. Edi Rama për gati 2 orë u uroj mirëseardhjen. Macron duket se ishte miku special në Shqipëri. Bashkë me Ramën u përqafuan si shok në mall.

Pas tij ishte kancelari Scholz, që megjithatë i kënaqur me motin e bukur, nuk u afrua gazetarëve për deklarata serioze. Figura më e re mes lidereve evropian, Giorgia Meloni, kryeministrja e sapozgjedhur e Italisë, foli për përshpejtim të procedurave e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ishte i emocionuar kur mbërriti në Tiranë. E qeshur, Presidentja e komisionit Europain Ursula Von der Leyen i parapriu asaj çka më pas u vendos në Samit, ndërsa të dy thanë së BE është e paplotë pa Ballkanin. Kryediplomati i BE Joseph Borrell për shkak edhe të rolit të tij në Ballkan, e quajti një ditë të madhe. Vetë Rama u kujdes që miqtë të ndjeheshin mirë. Ulja në gjunjë para kryeministri të Luksemburgut Bettel, më shumë gjasa batutë e njohur mes të dyve, zgjoi kureshtje.

Kryeministrja e Finlandës para nisjes së samitit e vuri theksin tek efektet që do të ketë ky samit sidomos tek qytetarët, me nënshkrimin e marrëveshjes për tarifat Roaming. Ndërsa kryeministri i Belgjikës Alexnadër De Cro tha se duhet t’i tregojmë botës që duhet të jemi bashkë, dhe Rusia nuk duhet të ketë më influencë në Ballkan.

Një përplasje ‘në distancë’ në samit pati edhe mes presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Presidentja Osmani tha se Vuçiç ka mbajtur një qëndrim pro rus dhe se kjo mendësi duhet hedhur poshtë. Nga ana tjetër Vuçiç tha se Serbia është një shtet i pavarur, se ka një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial. Nga ana tjetër kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, tha se Shqipëria dhe Greqia do ta gjejnë një zgjidhje për çështjen e detit, duke u shprehur i sigurt se edhe pala shqiptare do të bëjë pjesën e saj për të gjetur një zgjidhje.

I vetmi lider që i mungoi Samitit të Tiranës nga të gjithë liderët e Bashkimit Evropian ishte Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Përmes një letre drejtuar Kryeministrit Rama, Sanchez shprehur keqardhjen që nuk mund të vinte sot në Shqipëri për shkak se në vendin e tij festohet Dita e Kushtetutës.  Një koncert me valle popullore shqiptare u zhvillua për liderët europiane, për t’i njohur ata me traditën shqiptare, të cilët e shijuan shfaqjen.

Marrëveshjet e nënshkruara (LEXO KËTU)
Marrëveshja roaming- Në pallatin e Kongreseve u firmos marrëveshja e parë mes operatorëve telefonikë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për uljen e tarifave roaming. Marrëveshja pritet të vihet në zbatim nga tetori i vitit 2023, ndërsa parashikon uljen e tarifave roaming për qytetarët e Ballkanit në union. Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësinë e mirë Oliver Varhelyi tha se ky është hapi i parë i integrimit të vërtetë në Bashkimin Europian. 

Energjia- Lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja të rënda në energji, e për këtë arsye liderët europian kanë hartuar një paketë me një vlerë prej 1 miliardë euro në grante të cilat mund të sjellin 2,5 miliardë euro në investime, do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor të zbutë ndikimin e krizës energjetike dhe të përshpejtojë tranzicionin energjetik në rajon. Kjo paketë përmban përmban masa të menjëhershme, afatshkurtra dhe afatmesme për t’u dhënë ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në Ballkanin Perëndimor. 

Emigracioni- Një fokus të veçantë ka pasur edhe emigracioni, për të cilët liderët europian kanë ndarë të njëjtin mendim se kjo është një sfidë e përbashkët. Për këtë arsye është rënë dakord për një paketë që synon forcimin e menaxhimit të kufirit me vlerë 40 milionë euro. Nga ana tjetër, një paketë e dytë me vlerë 30 milionë euro do të vihet në funksion që ka të bëjë me rritjen e kapaciteteve për luftën kundër kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, duke i dhënë vëmendje hetimeve dhe përndjekjes penale. Theksi është vënë edhe në politikën e kthimit të emigrantëve të paligjshëm në vendin e origjinës.

Arsimi-liderët Europian kanë nënshkruar marrëveshjen e cila mundëson që universitete e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kështu Shqipërinë, të anëtarësohen në Aleancën e Universiteteve Europiane. Kjo është një marrëveshje e rëndësishme, pasi është hera e parë që në këtë aleancë anëtarësohen vende që nuk janë pjesë e BE-së. Ajo mundëson që çdo student mund të studiojë në universitetet europiane, duke mos u larguar nga vendi i tij i origjinës.

Lufta në Ukrainë- Pika e parë e deklaratës së takimit të sotëm nënvizon se “përshkallëzimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane dhe globale për këtë arsye nënvizohet rëndësia e partneritetit strategjik midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor”.  

Siguria kibernetike- Nisur nga fakti që Shqipëria, por edhe vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë rënë së fundmi pre  e sulmeve kibernetike, në këtë Samit është rënë dakord që duke filluar nga 2023 BE do të japë një mbështetje konkrete për të parandaluar këto sulme. 

Siguria në Samit dhe lavdërimet për mikpritjen
Samiti u cilësua i suksesshëm nga organizatorët, ndërsa kryeministrin Rama, Ursula von der Leyen, e cilësoi si një mikpritës të shkëlqyer. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rumbullaku tha se gjatë zhvillimit të Samitit nuk u regjistrua asnjë incident në asnjë pjesë të perimetrit të Sigurisë. ku shtoi se policia e kreu detyrën me sukses të plotë.

Samiti dhe protestë në të njëjtën ditë
Megjithëse nuk kishte një numër të madh protestuesish, Sali Berisha mbajti një protestë jashtë perimetrit të sigurisë. Protesta mori vëmendje për shkak se Sali Berisha u sulmua me grusht nga një agresor brenda turmës, megjithatë nuk cenoi ecurinë e punimeve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Rrumbullaku: Asnjë incident në samit, u zhvillua me sukses! Shpërblim për efektivët? Kemi bërë detyrën

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha se samtit BE-Ballkani Perëndimor u përmbyll me sukses dhe se nuk u shënua asnjë incident. I pyetur nëse efektivët do të marrin shpërblim, Rrumbullaku tha se kanë bërë detyrën dhe motivimi është suksesi.

'Për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, të angazhuar për sigurinë dhe mbarëvajtjen e Samitit BE – Ballkani Perëndimor, këto ishin orë të gjata pune në krye të detyrës, por edhe një akt krenarie, pasi një event i rëndësishëm, siç është ky samit, u përmbyll me sukses. Falë masave të sigurisë së lartë, punimet e Samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Gjej rastin të përcjell 2 mesazhe falënderimi, së pari për të gjithë punonjësit e Policisë, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, si dhe një falënderim të posaçëm për qytetarët, që treguan durim, pasi shumë akse rrugore që ishin brenda perimetrit të sigurisë, na u desh t’i mbanim të bllokuara për shumë orë. '- tha Rrumbullaku.

Ora 14:42
VIDEO/ Samiti i bën kryeministrat të kërcejnë, ia kush e shijoi koncertin

Performanca e kërcimit, e organizuar nga fëmijët me rstin e samitit BE-Ballkan Perëndimor, ka bërë që liderët e vendeve më kryesore demokratike të kërcejnë dhe të shijojnë tingujt e muzikës dhe përformancën. Në mes të lajmeve të ndryshme të zellshme ditën e sotme, jo vetëm për samitin, por edhe për incidentin e Berishës, dy nga kryministrat e samitit kanë kërcyer në ceremoni.

Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve, mes liderëve europianë që kishin veshur petkun e spektatorëve, ata më të entuziazmuarit dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte, si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë  kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i Financial Times Henry Foy, që shpërndau në Tëitter videon simpatike, duke shtuar ironik se  “ja pse politikanet nuk duhen të kërcejnë, dhe t’ia lënë këtë gjë fëmijëve”.  

Ora 12:59
Samiti i BE, liderët europianë dhe ata të Ballkanit foto familjare para nisjes së diskutimeve

 

Para nisjes së punimeve të samitit, liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimorë bënë një foto familjare, e kthyer tashmë në një traditë nëpër samite të tilla.

Ora 12:44
Koncert me valle popullore në samitin e BE, liderët europianë shijojnë traditën shqiptare (VIDEO)

 

Teksa opozita po proteston, liderët europianë po shijojnë një koncert me valle popullore shqiptare. Para se të nisin punimet e samitit, qeveria ka organizuar një koncert në nder të liderëve europianë, për t’i njohur ata me traditën shqiptare.  

Ora 12:15
VIDEO brenda vendit ku do zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët përgatiten për diskutime

 

Ka përfunduar pritja e liderëve europianë, të cilët tashmë janë mbledhur në hotel ‘Mariot’, aty ku do të mbahen edhe punimet e samiti. Kjo është një video brenda vendit ku do të mbahet samiti, ndërsa liderët europianë po përgatiten për punimet.

 

 

Ora 12:01
FOTOT+VIDEO/ Momenti i veçantë nga pritja e liderëve, Rama i ulet në gjunjë kryeministrit të Luksemburgut

 

Një moment i veçantë është shkëputur nga pritja e liderëve në samitin që po mbahet në Tiranë. Në foto shihet sesi kryeministri Edi Rama është ulur në gjunjë teksa ka pritur kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në momentin që Bettel u afruan me çantën e tij në dorë, Rama u ul në gjunjë për arsye që ende nuk dihet. Bettel qeshi, e po ashtu edhe kryeministri Rama, ku mesa duket ka qenë një moment shakaje mes dy liderëve.

Ora 11:08
Kryeministrja italiane në Tiranë: Duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit, kini besim te Italia


Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.  Ajo ka thënë pas takimit me Kryeministrin Rama se duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit.

"Ky është një moment shumë i rëndësishëm Vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë është shumë e rëndësishme që të përshpejtohet procedura për integrimin e këtyre vendeve për në Bashkimin Evropian. Dhe në këtë pikë kemi shumë për të folur. Italia është tërësisht e angazhuar për të bërë më shumë për shumë çështje. Ju mund të keni bisedim te Italia", tha Meloni. 

Ora 11:07
Marrëveshja Roaming, Von der Leyen: Mënyrë e shkëlqyer për t'i afruar njerëzit

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur firmosjen e marrësejes së tarifave Roaming në Tiranë.

“Me marrëveshjen e sotme, operatorët e telekomit do të nisin uljen e tarifave të roamingut të të dhënave ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga viti i ardhshëm. Kjo është e mirë për biznesin dhe turizmin. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për t'i afruar njerëzit”, ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian.

Ora 11:01
Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Marrëveshja Roaming, çështje që ndikon në jetën e përditshme të njerëzve

 

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin mbërriti në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën e saj para mediave u shpreh se do të diskutohen për shumë çështje ndërsa e cilëson të rëndësishme për jetën e qytetarëve marrëveshjen Roaming.

“Do të diskutojmë shumë çështje të sigurisë ambientale dhe të informacionit që është në kërcënim nga Rusia por do të diskutojmë dhe shumë çështje të tjera si energjetika dhe të tjera që kanë të bëjnë me qytetarët e thjeshtë si marrëveshja Roaming. Këto janë çështje të thjeshta por që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Jam shumë entuziaste dhe e lumtur për marrëveshjen Roaming që ul tarifat”, tha Marin.

Ora 10:51
Samiti i BE/ Varhelyi në Tiranë: Partneritet, kjo është ajo ç’ ka ofrojmë për Ballkanin Perëndimor

 

Komisioneri i për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka mbërritur tashmë në Tiranë. Ai u prit nga kryeministri Rama ndërsa pas pak pritet të nisë Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

“Partneritet, kjo është ajo çka ne ofrojmë dhe është arsyeja pse për herë të parë zhvillohet ky Samiti në Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi shkurtimisht për mediat.

Ora 10:44
Kryeministri belg në Tiranë: Vendet e Ballkanit kanë bërë progres, por ka ende punë! Rusia po përpiqet të destabilizojë, por ne jemi bashkë

 

Kryeministri belg Aleksandër De Croo ka mbërritur në Tiranë për samitin e BE. Në fjalën e tij para mediave De Croo tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përparuar shumë por kanë ende punë përpara për të bërë.

Ai foli edhe për Rusinë, ku theksoi se po përpiqet të destabilizojë jo vetëm Ballkanin por edhe BE. De Croo tha se bashkimi i BE -së dhe Ballkanit është përgjigja më e mirë që mund ti jepet Rusisë.

"Flas për Ballkanin Perëndimor. Ka përparim, ka ambicie që ky përparim të ecë më shpejt, por nuk ka rrugë të shkurtër. Ka një punë të jashtëzakonshme për tu bërë. Moment si ky i sotmi duhet të tregojë se kanë ndodhur shumë gjëra dhe ka progres në këto vende. Mendoj se duhet folur për progresin dhe atë që duhet bërë. Më lini t’iu them që ka shumë harmonizim mes vende të BE dhe Ballkanit Perëndimor, sa i takon politikës së jashtme. Harmonizim në politikën e vizave edhe në fushën e sanksioneve kundër Rusisë.

Në një fushë si migracioni duhet një dialog konstant dhe samiti të tilla janë të rëndësishme për t’i treguar pjesës tjetër të botës që jemi të harmonizuar. Rusia përpiqet të ndikojë jo vetëm këtë rajon por edhe në BE. Uniteti është diçka që e shqetëson Rusinë. Diçka që e shqetëson Rusinë që përpiqet të destabilizojë. Përgjigjja jonë mund të jetë që bashkimi ynë është më i fortë se kurrë.

Ka një përparim të dukshëm dhe ka një përgjigje nga BE për sinjalet që i janë përçuar Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ky është një proces administrativ me reforma që janë të vështira dhe nuk mund ti bie shkurt. Ka edhe një proces politik. Jemi të vetëdijshëm që duhet të ruani momentin politik. Është roli ynë ti ndihmojmë vendet ta ruajnë rolin politik", tha ai. 

Ora 10:42
Kryeministri grek në Tiranë: Optimist se me qeverinë shqiptare do të gjejmë zgjidhjen për çështjen e detit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se Shqipëria dhe Greqia do ta gjejnë një zgjidhje për çështjen e detit.

“Do të gjejmë një marrëveshje për firmosjen e një dokumenti që të shkojmë në gjykatën ndërkombëtare. Jam optimist që edhe pala shqiptare do të bëjë pjesën e saj për të gjetur një zgjidhje”, tha ai.

Mitsotakis foli edhe për çështjen e dialogut të Kosovës dhe Serbisë

“Gjithmonë kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Që të gjendet një zgjidhje të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas”, tha ai.

Ora 10:34
Vuçiç ndan foto me Ramën: Bisedime me mikun tim për Open Balkan

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë foto me kryeministrin Edi Rama nga hotel 'mariot', aty ku do të zhvillohen edhe punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Krahas fotos, Vuçiç shkruan se ka biseduar me Ramën për Open Balkan dhe nisma të tjera të përbashkëta mes dy vendeve. 

“Po flisja me mikun tim Edi Rama për nismën Open Balkans dhe çështjet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai në Instagram.

Ora 10:08
VIDEOLAJM/ Liderët e BE në këmbë në rrugët e Tiranës, zhvendosen nga Pallati i Kongreseve në vendin e Samitit

 

Këto janë pamjet që tregojnë liderët e Bashkimit Evropian teksa ecin në rrugët e Tiranës për të shkuar në vendin ku do të zhvillohet Samiti, në Hotel Marriot në stadiumin ‘Air Albania’.

Ora 10:02
Samiti i BE në Tiranë, nënshkruhet marrëveshja 'roaming', tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në BE

 

Është nënshkruar marrëveshja e tarifave roamning mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit. Marrëveshja do të nisë zbatimin nga 1 tetori 2023. 

Marrëveshja u nënshkrua në prani të 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së KE-së, Ursula Von Der Leyen, Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.

Ora 09:49
Vuçiç mbërrin në samitin e BE në Tiranë: Do t’ua them në sy liderëve europianë, integriteti territorial i Serbisë është cenuar nga Kosova

 

Ndonëse pati paralajmëruar se nuk do të vinte në samit për shkak të tensioneve me Kosovës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë. Në fjalën e tij për gazetarët, Vuçiç tha se vendosi që të vijë në samit dhe t’ia paraqesë të gjithë lidërve europainë qëndrimin e Serbisë në raport me dialogun e Kosovës.

"Pati një sërë çështjesh të ndryshme. Disa reagime zyrtare për çështjen e Kosovës, dialogun. Kjo ishte arsyeja kryesore por në fund pas konsultime që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim ti diskutonim të gjitha çështjet. Mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe negociatave me BE. Mbetemi të vendosur në rrugëtimin drejt be, por na duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare në përputhje me kushtetutën tonë. Jam vetëm realistit, jam këtu të mësoj nga shumë njerëz, BE, rajoni dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë.

Ka dy të tilla që kanë të bëjnë me çështjen e energjisë, BE kërkon harmonizim më të madh. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE për energjinë, roaming. Këto janë sinjale të mira. Shenja të mira për të gjitha vendet tona në Ballkanin Perëndimor. Të tjera nga ato që do të dëgjojmë, do jetë strategjia e BE për të ardhmen. Serbia është vend i pavarura, i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit tonë drejt be, i njohim detyrimet tona për harmonizimin me vendimet e be.

Kemi një situatë ndryshe s ai takon integrimit territorial të Serbisë që është shekull në 99 dhe 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë. Është një vendi pavarura. Nëse është i lehtë për dikë të na kritikojë dhe të thotë që jemi farë me Rusinë.

Ne kemi përgënjeshtruar, jo me deklarata me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuzash, falsiteti. E vërteta del dhe të gjithë e dinë të vërtetën. Serbia është një vend i pavarur dhe është drejt rrugëtimit të BE dhe kështu do të mbetet", tha Vuçiç.

Ora 09:46
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel: Sot ditë historike, mbështetja jonë për Ballkanin e pakursyer

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se e sotmja është një ditë historike jo vetëm për Tiranën për marrëdhënien e BE me Ballkanin Perëndimor.

“Mirëmëngjesi të gjithë. Do të jetë një takim i rëndësishëm. Është hera e paorë e që mbajmë një samit në Ballkan. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë bashkë me Ballkanin perëndimor. Sot për shembull do të firmosim një marrëveshje për tarifat Roaming. Një tjetër jelekët është mbështetja që duam t’i japim vendeve të  Ballkanit për krizën energjetike. Pra, është një moment i rëndësishme dhe është e emocionuese që këtu në rajon kemi këtë takim mes vendeve të Unionit dhe ato të Ballkanit Perëndimor. Kjo është etapë e rëndësishme për afrimin e rajonit në BE”, tha ajo.

Ora 09:39
Vjosa Osmani në samitin e BE: Uroj të marrim përgjigje përfundimtare për vizat më 15 dhjetor! Duhet hedhur poshtë mendësia e Vuçiç që sjell luftë

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbërriti në samitin e BE në Tiranë. Në një dalje për mediat pas takimit me Ramën, u shpreh se uron që Kosova të marrë përgjigje përfundimtare për liberalizimin e vizave më 15 dhjetor. Osmani e ka përmendur se është koha që BE-ja të kalojë “nga fjalët në vepra” duke thënë se në samit do të bëjë të ditur vendimin e Kosovës për të aplikuar këtë vit për anëtarësim në bllokun evropian.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij takimi. Të gjejmë një zgjidhje për krizat dhe të shohim këto vende që janë pro Europës dhe çështjeve që ka shtruar komisioni për vendime lidhur me sigurinë. Po ashtu dhe influencën e Rusisë në këto kohë kur zhvillohet lufta në Ukrainë. Një çështje do të jetë edh liberalizimi i vizave për Kosovën. Shpresojmë që do i pranohet kërkesa për këtë vit s ai përket çështjeve të vizave.

Maqedonia dhe Shqipëria kanë ecur para me çeljen e bisedimeve të anëtarësim por ne kemi ende për të bërë përpara për liberalizimin e vizave. Shpresojmë ta marrim me 15 dhjetor në takimin e Këshillit. Jemi në një luftë me Putin. Më duhet të pranoj që ka ndonjëherë mesazhe të paqarta se ka vende të harmonizuara me BE dhe nga ana tjetër ka vende të harmonizuara me Putin.

Ose je krah Ukrainës ose Rusisë. Marrja e sanksioneve ndaj Rusisë është gjëja e duhur që duhet të dërgojë BE. Të qëndrosh krah historisë është më e pakta që mund të pritet prej nesh. Për fat të keq, Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 në Serbi dhe është kjo që çoi në luftë e shkatërrim. Kjo mendësi duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj”, tha Osmani.

Ora 09:39
VIDEO/ Patrullim me helikopter në vendin ku bëhet pritja e liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor

 

Për mbarëvajtjen e samtitit, ka edhe patrullime me helikopter në sheshin ‘Itali’ ku po bëhet pritja e liderëve të Bashkimit Europian nga kryeministri Edi Rama. Siç duket niveli i sigurisë është ndër më të lartët, duke qenë se ky është takimi më i rëndësishëm i mbajtur ndonjëherë në Tiranë, duke e shndërruar në kryeqytetin europian gjatë ditës së sotme. 

Ora 09:24
VIDEOLAJM/ Nivel i lartë sigurie në sheshin ‘Italia’, mbikëqyrje me snajper nga ndërtesat pranë stadiumit ‘Air Albania’

 

Në ndërtesat pranë hyrjes së stadiumit ‘Air Albania’, masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë të mundshëm, teksa në pamjet e siguruara nga Report Tv shfaqen edhe efektivë më snajper.

Pritja e liderve të BE-së do të bëhet në sheshin Italia ndaj edhe ka një përqendrim më të lartë të masave të marra.

Ora 09:21
Samiti i BE në Tiranë, mbërrin kryeministri Edi Rama, në pritje të liderëve europianë

 

 

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin ‘Italia’ dhe është në pritje të liderëve europianë që vijnë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ora 08:52
VIDEOLAJM/ Lëvizin vetëm efektivët, ‘blindohet’ bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’! Forca të shumta sigurie për mbarëvajtjen e samitit

 

Masat e sigurisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ janë ndër më striktet. Një numër i madh i forcave të policisë ka blinduar të gjithë sheshin për të bërë të mundur mbarëvajtjen e samitit të përbashkët që do të mbahet në Tiranë mes liderve të Bashkimit Europian dhe liderve të Ballkanit Perëndimor.

Përqendrimi më i lartë i forcave të sigurisë është në hyrje të bulevardit. Në këto kushte, duket pothuajse e pamundur që të zhvillohet protesta e njoftuar nga kreu i ‘Rithemelimit’, Sali Berisha i cili ka njoftuar një tubim paqësor gjatë kohës që zhvillohet samiti.

Ora 08:39
VIDEOLAJM/ Nxënësit e shkollave para Pallatit të Kongreseve, në pritje për të përshëndetur liderët e BE-së

 

Një grup prej nxënësve të shkollave në Tiranë, po qëndrojnë para pallatit të Kongreseve aty ku do të nisë samiti i përbashkët i liderve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Fëmijët do të mirëpresin liderët e Bashkimit Europian të cilët zhvillojnë një vizitë historike në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në ‘kryeqytetin e Europës’ gjatë ditës së sotme. Ndërkohë përreth nuk mungojnë masat e shumta të sigurisë.

Ora 08:08
Në pritje të samitit të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor, Rama nis ditën me foton e veçantë: Mirëmëngjes nga Shqipëria Europiane

 

1670310108_finalprojekt.00224506.Still001.jpg

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në facebook-un e tij mëngjesin e ditës së sotme, në vendin ku pritet të mbërrijnë liderët e BE-së dhe më pas të zhvillohet mbledhja e samitit të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mirëmëngjes nga Shqipëria Europiane”-shkruan kryeministri në postimin e bërë.

 

Ora 07:37
Nga Meloni tek Macron, ja liderët e BE-së që vizitojnë sot Tiranën për samitin e përbashkët me Ballkanin Perëndimor

 

26 liderë të Bashkimit Europian do të marrin pjesë ditën e sotme në samitin e përbashkët që do të mbahet në Tiranë me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ka qenë vetëm kryeministri i Spanjës Pedro Sanches ai i cili ka bërë me dije se nuk do të jetë i pranishëm në samit, për shkak të ditës së Kushtetutës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili tha se Sanchez i kishte dërguar edhe një letër ku shprehte mbështetjen e tij.

Liderët e BE-së që vizitojnë sot Tiranën:

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
Kryeministri i Maltës, Robert Abel
Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson

SI.E./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 07/12/2022 05:58

    Seria e radhes e hipokrizise se mediokrrit Rama! Sa i shkon gastorlleku mjeshtrit te servilizmit neobyroist te bllokut. Na nxori mallin qysh kur shoku Enver beri viziten ne Dropull - kenge, valle e hare. U cudit derei dhe dosa. Ymer ymer (jo Lala).

    Përgjigju
  • Drini: 06/12/2022 23:57

    Pritje shume e bukur. Vallet tona jane shume te vecanta dhe ndiqen me kenaqesi. Por kishte ca zgjatje te panevojshme dhe me shume valle me burra se me gra.Megjithate e pergjithshmja eshte pozitive

    Përgjigju
  • Populli: 06/12/2022 22:58

    Jete e shendet pac edo! Na mbush shpirtin me pozitivizem me keto qe ben…

    Përgjigju
  • gasper: 06/12/2022 18:13

    Per here te pare ne historine e kombit qe ndodh nje ngjarje kaq gjigande, sigurisht merita eshte e Rames..... por shpellareve nuk ju vjen mire vetem nxjerin vrere.

    Përgjigju
  • Vshs: 06/12/2022 16:46

    Ue, mungon Saliu ne kete foto? Po Saliu, ku ishte?

    Përgjigju
  • Petro: 06/12/2022 14:02

    Nje lajm teper pozitiv per vendet e ballkanit perendimor te cilet do te kene tarifa sa me te ulta

    Përgjigju
  • Emigrante: 06/12/2022 12:12

    Fale polikes se Edit Rames

    Përgjigju
  • Era: 06/12/2022 12:06

    Uroj te kete masa sa me efektive per temat me delikate te momentit

    Përgjigju
  • Genti: 06/12/2022 12:06

    Nje dite historike per vendin tone,suksese te metejshme!

    Përgjigju
  • Goni: 06/12/2022 12:05

    Ngjarje historike per shqiperine

    Përgjigju
  • fisheku: 06/12/2022 11:35

    Krenar per Shqiperine qe ky takim organizohet tek ne. Ballkani ka nevoje per PAQE dhe zhvillim

    Përgjigju
  • ylli: 06/12/2022 11:07

    sot nje nga ditet me te suksesshme

    Përgjigju
  • titi: 06/12/2022 11:06

    nje vend shume i mir per zhvillimin e kesaj mbledhje

    Përgjigju
  • ATBËRORI: 06/12/2022 08:38

    Hec përpara Burr i madh shteti Edi Rama në Shqipri vin sot Burrat më të mdhenj të Botës e kjo është një nga ngjarjet më madhshtore të Shqipris. Qeni non grata Saliu le të lefi hum, hum ,hum se një top të madh tum do haj bashk me spiunin Ilir florir Metaj. 90% e popullit Shqiptar të vlerson o gjigandi Edi Rama. Rroft Shqipria posht fundërrinat Sali hajdut kriminel Berisha e hajduti ordiner Metaj.

    Përgjigju
    • Sghsh: 06/12/2022 16:47

      5 teke dhe nje koment! Rrk!

  • Sondazhi i ditës:

    A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?



×

Lajmi i fundit

Tri pikët e Teutës, Edi Martini: Fitore e vuajtur, probleme me lodhjen

Tri pikët e Teutës, Edi Martini: Fitore e vuajtur, probleme me lodhjen