Basha: Ne s'mund të kemi vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve

Basha: Ne s'mund të kemi vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve

1621015172_640x480bashaprofile.jpg

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, Report Tv ka mësuar se Lulzim Basha ka thënë se në PD ka vend për të gjithë demokratët por nuk mund të ketë vizione të ndryshme për 25 prillin.

"Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet çuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prillin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.

E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek Shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurrë për një hajdut tjetër me te madh, apo një ortak me te zote te bandave dhe mafias", ka thënë Basha.


Lajmi kryesor:

Mbledhja e Kryesisë së PD, Kadilli-Bashës: Je humbës i përsëritur prej defekteve personale, jep dorëheqjen e parevokueshme! Kreu i PD: 25 prilli, masakra më e madhe elektorale


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim