Mbledhja e Kryesisë së PD, Kadilli-Bashës: Je humbës i përsëritur prej defekteve personale, jep dorëheqjen e parevokueshme! Kreu i PD: 25 prilli, masakra më e madhe elektorale

Mbledhja e Kryesisë së PD, Kadilli-Bashës: Je humbës i përsëritur prej defekteve personale, jep dorëheqjen e parevokueshme! Kreu i PD: 25 prilli, masakra më e madhe elektorale

Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli

'Je humbës i përsëritur prej defekteve personale, jep dorëheqjen e parevokueshme". Kjo është kërkesa që i ka bërë para Lulzim Bashës Kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, në mbledhjen e Kryesisë së kësaj force politike e cila është zhvilluar pasditen e sotme. Kadilli ka thënë se argumenti i shitjes së votës është për të mbrojtur kryetarin. "Atëherë të ndërrojmë popullin por jo kryetarin", tha ai. 

Ndërkohë që Report Tv mëson se Lulzim Basha ka thënë se në PD ka vend për të gjithë demokratët por nuk mund të ketë vizione të ndryshme për 25 prillin. Sipas tij 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit. Basha i ka thënë anëtarëve të Kryesisë së PD se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurrë për një hajdut tjetër me te madh, apo një ortak me te zote te bandave dhe mafias. 

Mbledhja e sotme shënoi edhe përballjen e parë të Bashës me kritikët e tij në PD, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pasi e bëjnë përgjegjës për humbjen në zgjedhje. Bëhet fjalë për Fatbardh Kadillin anëtarin e kryesisë i cili ka shpallur publikisht kandidaturën për kreun e PD, si  dhe Bujar Nishanin kryetarin e Këshillit Kombëtar, i cili kërkon largimin e Bashës dhe reformimin e partisë.  

Në mes të "luftës" që ka nisur brenda demokratëve, kritikët e Bashës pjesë e grupimit për PD kanë nisur takimet me bazën e partisë në rrethe. Një ditë para mbledhjes së kryesisë së PD dhe Këshillit kombëtar ish- presidenti Nishani zbriti në Korçë ku përsëriti kërkesën për largimin e Bashës dhe reformimin e PD. Ndërsa aleati Arjan Starova tha se Basha s’ka prova për masakër zgjedhore.

Të vazhdueshme kanë qenë kritikat dhe thirrjet nga rradhët e PD ku i kanë kërkuar Bashës largimin. Një prej tyre ka qenë edhe ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, i cili duke komentuar deklaratën e Bashës i cili tha se i mirëpret kritikat brenda PD, tha se kryedemokrati nuk e kishte mbledhur kryesinë e partisë që nga qershori i vitit 2020. Në një kohë që situata nuk duket e qetë brenda partisë, pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në mbledhjen e kryesisë së këshillit dhe nëse do të merret ndonjë vendim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:13
Mbledhja e Këshillit/ Ristani-Bashës: Ke humbur tre herë dhe një herë që fitove në 2011 e dimë të gjithë se si

Një deklaratë të fortë ka bërë ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani i cili i ka kërkuar dorëheqjen kryedemokratit Lulzim Basha pas 3 humbjeve radhazi. Ndërkohë, ai ka thënë se e vetmja herë që Basha ka fituar përballë Ramës ka qenë në 2011, por kësaj herë "të gjithë e dinë se si ka fituar", duke lënë të nënkuptuar se ka pasur ndërhyrje nga jashtë.

Kujtojmë që Ristani ka qenë kryetar i KQZ-së në vitin 2011, në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës.

"Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot.

Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se "po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tre herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove", tha Ristani.

Ora 19:12
Mblidhet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, Ish-kreu i PD në Kukës ironizon Bashën: Priti 12 vjet për të marrë një diplomë, ndërsa tani ngutet për 2 mbledhje

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka ironizuar zhvillimin e 2 takimeve të strukturave të PD të cilat po mbahen në selinë blu gjatë pasdites së sotme.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Elezi me tone ironizuese shkruan se Basha priti 12 vjet për të marrë një diplomë e nuk u ngut, ndërsa tani ngutet për 2 mbledhje.

Kujtojmë se mbledhja e Kryesisë u mbajt në orën 17:00, ndërsa ajo e Këshillit Kombëtar është përcaktuar se do të zhvillohet në orën 19:00.

Elezi shkruan se sa herë Basha bën diçka e bën mbrapsh.

“Ky ose është i vonuar, ose është i shitur, ose ....I kane mbete me vete veç lulezimsat, si Ramizit "gratë e Enverit”, shkruan ai në fund të postimit të tij.

 

 

 

Ora 18:49
Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet me dyer të hapura, Bujar Nishani fton mediat

1621183619_nishani.jpg

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka njoftuar mediat e pranishme në Selinë e PD-së se mbledhja e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike do të zhvillohet me praninë e gazetarëve.

"Si kryetar i Këshillit Kombëtar ju ftoj që të jeni prezent dhe të merrni pjesë në mbledhjen e Këshillit", i tha Nishani gazetarëve.

Ora 17:56
Kadilli-Bashës në Kryesi: Dole nga sistemi, je vetë përgjegjës për disa nga problemet në zgjedhje

1620822282_kadilli.jpg

Fatbardh Kadilli në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD ka akuzuar Lulzim Bashën si përgjegjës për humbjet e njëpasnjëshme të Partisë Demokratike.

"Fushatën e bërë i vetëm. Nuk mbështete asnjë njeri. Janë bërë shumë gabime në fushatë. Problemet në zgjedhje nuk duhet të justifikojnë humbjen. Për një pjesë të problemeve je vet përgjegjës. Për një pjesë tjetër, ke qenë i pazoti t'i ndalosh. Lufta për votën bëhet brenda sistemit. Kjo luftë do vazhdojë sa herë të ketë zgjedhje. Në luftën për votën ke pasur më shumë sukses brenda sistemit se sa jashtë sistemit. Në 2015-n kemi qenë më mirë se në 2021 dhe këto dukshëm më mirë 2017, apo dhe më keq, nga 2019. Nuk je aspak i nevojshëm për luftën institucionale për votën. Kemi ekipin më të mirë dhe ekspertizë të shkëlqyer. Ata që na dhanë fitoren tënde në 2011-n. Luftën politike e bëjmë me një koncept te ri, me qasje të re dhe me frymëzim të ri, me besueshmërinë, me vërtetësinë dhe me vendosmërinë si tipare që ty të kanë munguar", mësohet se ka thënë Kadilli në mbledhje.

Ora 17:41
Debat në mbledhjen e Kryesisë së PD, Kadilli-Bashës: Nuk je i pazëvendësueshëm, PD ka shumë njerëz të mirë! Jep dorëheqjen e parevokueshme

1621179761_80006098fc72818f5.png

Debate në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike e cila po zhvillohet në këto momente. Report Tv ka mësuar se Fatbardh Kadilli, kandidati që ka sfiduar Bashën për kreun e PD i ka kërkuar këtij të fundit që të japë dorëheqjen e parevokueshme.

"Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme", mësohet se ka thënë Kadilli.

Ora 17:28
Basha: Ne s'mund të kemi vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve

1621015172_640x480bashaprofile.jpg

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, Report Tv ka mësuar se Lulzim Basha ka thënë se në PD ka vend për të gjithë demokratët por nuk mund të ketë vizione të ndryshme për 25 prillin.

"Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet çuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prillin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.

E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek Shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurrë për një hajdut tjetër me te madh, apo një ortak me te zote te bandave dhe mafias", ka thënë Basha.

Ora 17:03
Pas pak fillon mbledhja e Kryesisë, Kadilli: Basha të ikë, nuk është më zgjidhje për PD por problemi i saj

 

Kandidati për kryetar i PD-së, njëherazi anëtar i Kryesisë së kësaj force politike, Fatbardh Kadilli, ka thënë para pak minutash, në pritje të nisjes së mbledhjes së Kryesisë, që Basha të largohet pasi nuk është më zgjidhja e PD-së por problemi i saj.

“Jam sot për t’i kërkuar edhe një herë dorëheqjen Lulzim Bashë. Nuk është më zgjidhje për PD-në por është problemi i saj. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe fillon një periudhë shpresë., Jam i vendosur për ta çuar këtë projekt përpara. E kam deklaruar nuk tërhiqem nga asnjë proces demokratik. Inkurajimi demokratëve dhe nevoja për ta ngritur kokën lart në një projekt shpresë më bënë më të fortë të përballem me Lulzim Bashën”, tha ai.

Ora 16:17
‘Për të përmbysur Ramën duhet një PD e reformuar nga themeli’, ish-deputeti i PD Aleksandër Biberaj: Banda e ‘Rilindjes’ nuk duhet lënë asnjë sekondë në pushtet

Pak orë para mbledhjes së kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-deputeti Aleksandër Biberaj, është shprehur se për të përmbysur Edi Ramën duhet një PD dhe një opozitë e reformuar nga themeli.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Biberaj shkruan se demokracia është në rrezik dhe se Edi Rama dhe se banda e tij e “Rilindjes” kanë vjedhur shqiptarët barbarisht.

Ai shton se këta nuk duhen lënë asnjë sekondë në pushtet me votat e vjedhura sipas tij të 25 prillit.

Biberaj shkruan se në këtë situatë PD dhe opozita kanë përgjegjësit e tyre

Ora 15:44
‘Demokratëve s’po u qesh buza nga shija e fitores’, Arben Ristani: Ramën e kemi kundërshtar, e dimë si mundet, beteja brenda PD më e vështira

Ish-deputeti i PD, Arben Ristani shprehet se beteja brenda PD është më e vështirë se sa mundja e Edi Ramës në zgjedhje.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Ristani shkruan se demokratët kaluan 8 vite të vështira dhe se ka kaluar shumë kohë që nuk ju qesh buza nga shija e fitores.

“Lideri i tyre po i çon nga humbja në humbje. Edhe një fitore që regjistron në historinë e tij, s'ka njeri që se di dhe se kujton si e mori. Me brekë nepër këmbë.”, shkruan ai me tone ironizuese.

Ristani shton se Rama jo vetëm që po e mund Bashën por edhe e tall.

Ora 12:56
Pak orë para mbledhjes së Kryesisë, ish-nënkryetari i FRPD-së, rendit humbjet e Bashës: Sot ditë historike, ndan fatin e PD! Lideri i ri e vetmja shpresë

Ndërsa na ndajnë dhe pak orë nga mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD, ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, i cili është një ndër personat që ka kërkuar largimin e kreut të PD Lulzim Basha ka renditur sipas tij humbjet e kryedemokratit në krye të partisë.

“Kuçedra qeveri dhe qerosi Lul, qe lufton me te heroikisht per te shpetuar fshatin”, me këto fjalë i është drejtuar Bashës dhe Ramës.

Duke e quajtur ditën e sotme një ditë historike, Hoxha thotë se ky është momenti që ndan perfundimisht fatin politik të PD. Ndërkaq nënvizon se “një lider i ri me platformë të re sipas tij është e vetmja shpresë për PD”.

Postimi i plotë:

Kronika e opozites se trete. Kane kaluar vetem 21 dite nga kjo opozite e trete, dhe jane akoma edhe 1439 dite te veshtira perpara. Beteja, na thone, sapo ka filluar edhe pse kaluam 8 vite ne opozite. Qeveria perballe ka marre akuza dhe atribute, te cilat kane me shume karakter folklorik, se sa real. Kuçedra qeveri dhe qerosi Lul, qe lufton me te heroikisht per te shpetuar fshatin. Ja psh., ne zgjedhjet lokale te Korçes se 2013 na u tha se zgjedhjet nuk i humbem, por na i vodhi Rama me 2000 lekeshe studenteve. Zgjedhjet lokale te 2015, pas reformes se braktisur nga ne, i fitoi Rama me klanet e droges.

Zgjedhjet lokale te Dibres 2016, pas skandalit te Shukriut, na i bleu banda Lala dhe klanet e droges. Zgjedhjet e Pergjithshme te 2017, edhe pse i morem gjysmen e qeverise, na i vodhi Rama me bandat dhe klanet e droges. Me pas i falem Rames te gjitha bashkite dhe 34 mije nepunes publik. Te kthyer si ne 1992, pa asnje pushtet, u vodhem perseri nga bandat dhe krimi ne 2021. Kjo eshte shkurtimisht historia dhe alibia e 8 viteve opozite. Tani i njejti qeros kerkon perseri mandat Kryetari per te mundur Kuçedren per zgjedhjet lokale dhe ato politike. Me kete projekt e kam te qarte alibine ne 2025 per hajdutet e votave dhe betejen e re per voten e lire. Nga ana tjeter na eshte thene se çdo i perjashtuar nga PD qenka shitur tek Rama.

Pra pas 20 vitesh karriere politike, nje grup i madh ish drejtuesish politik dhe ish zyrtaresh te larte publik vendosen t'i vene vetes nje çmim dhe dolen nga PD per t'i sherbyer Edi Rames! Ata ishin e keqja dhe targeti i PD per shume kohe. Faji eshte i atyre qe ka larguar Kryetari sepse ata jane te shitur tek armiku. Keto shprehi staliniste nuk jane diçka e re ne Shqiperi. Ato kane nje shekull qe qarkullojne lirisht ne mendesine e kesaj shoqerie. Stalini i ri pa mustaqe i zevendesoi te gjitha organet e partise me burokrat dhe maxhordom duke e pamundesuar rritjen ritmike te besimit ne shoqeri. Aty nuk mbeti askush qe te krijonte kunderpeshen ne zonat tona elektorale dhe humbjet nuk ishin me nje mundesi, por nje realitet i pritshem. Kjo klime konflikti ne dem te PD arriti kulmin kur organet e larta te kesaj force, si Kryesia dhe Keshilli Kombetar moren karakter koperativist duke u mbushur pa asnje kriter me zera ithtaresh dhe jo me individe te pergjegjshem politikisht. Te ndodhur perballe ketij realiteti e kam te sigurte se PD ndodhet ne prag te vetevrasjes. Fundi politik i logos dhe partise qe e deshem shume eshte shume afer. Per nje qeros qe se mund dot kurre kuçedren po japim ne shtepine tone sot? E kam fare te qarte se koperativistet do te kritikojne ashper trockistet dhe do jene krenar me liderin humbes duke e çmontuar perfundimisht edhe besimin e demokratit me te zellshem. Sot PD mund te bjere nga kategoria dhe nuk luan me ne skenen e madhe politike sepse me ate qeros vetem humbje do te kemi.

Edi Rama eshte nje vemje dhe jo nje kuçeder. Ai mundet sapo ne parti te kthehet besimi dhe bashkimi i se djathtes mbi parime dhe jo mbi karrige. Nje lider i ri me platforme eshte e vetmja shprese per PD.

Sot eshte dite historike, e cila ndan perfundimisht fatin politik te forces tone.

Rama ik! Rilindje shporru!

Zoti i bekofte demokratet!

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Farsë: 16/05/2021 23:22

    Askush nuk e beson se kjo nuk eshte asgje tjeter be se nje farsë! PD te beje zgjedhje?! Ja ta them unë , fiton perseri Luli ! Dhe qudia me e madhe eshte se akoma nuk e kuptuan qe ky popull (shumica) deshiron Luli dhe iliri te jen jashte politikes, ndoshta presin rradhen, sot duhet qe te nisin në tetor protests në universitete dhe te krijohet parti e re nga studente apo pedagog qe mundin edhe Ramen bashke me dy qorrat e lalzit dhe gjithe kete politike shterpë te ketyre viteve! Pse PD vetem Lulin ka? Pse jo Grida , pse jo Genc Pollo/Ruli, pse jo ministri jashtem Pd dikur pse jo ministri tjeter ekonomise ? Pse jo e pse PO ?? Me pak fjale votoni sepse eshte vendosur fitorja Lulit? Z.Kadilli ? Thjesht nje krijim “vizatimor” nga vet Basha ashtu sic krijon dhe Rama Blushin per te treguar se “ka akoma “ zera kunder... Politika eshte kalbur o popull, krijoni nje parti te re ose kurre skeni per te ndryshuar dicka ... Suksese LULZIM BASHA !!!

    Përgjigju
  • Mala: 16/05/2021 12:41

    Basha po emiton "fushate" per zgjedhje,sikur edhe pse e di sic e dijne bota edhe shqiptare edhe j o shqiptare se, humbja e PD eshte realitet qe duket ne diten me diell,per te "shpetuar" veveten nga sulmet e mbredshme. Basha emiton nje loje te pakuptimet, te nje "fushate"poashtu te pakuptimet.Jo "Basha ike"sic eshte bere me porosi e me pagese e shume banale per Ramen,por "Basha ne shtepi',se boll me luajte me anetaresine e respektuar bte PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja