Basha në takim me të rinj: Njerëzit nuk janë dele! Mësuesit e papaguar, dëmi më i madh që i bëhet shoqërisë

TIRANË- Zhgënjimin për bilancin e qeverisë Rama në 7 vite, kryedemokrati Lulzim Basha e shprehu edhe në takimin e radhës me studentë që nuk kanë vijuar dot universitetin ose kanë pamundësi të mbarojnë studimet nga pamundësia ekonomike.  

Vecanërisht arsimi, për kryedemokratin është sektor i harruar nga qeveria. Mësuesit e papaguar, është dëmi më i madh që i është bërë shoqërisë tha Basha.

“Pagat e mësuesve në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon. Pagat e mësuesve në Shqipëri nuk kanë pasur rritje në këto vite. Tani pas 7 vitesh premtime të pambajtura, tani që po vjen momenti për ta larguar këtë qeveri me votë, janë kujtuar dhe kanë premtuar rritje rrogash, po rritja e rrogave që kanë premtuar është prapë simbolike krahasuar me atë që nuk kanë bërë për 7 vite me radhë. Në qoftë se ne mësuesit i kemi më të papaguarit në rajon, të parët që dëmtohen janë fëmijët, janë nxënësit, janë studentët dhe natyrisht familjet e tyre. Pra, dëmi që vjen nga mësues të papaguar mirë, është një dëm për të gjithë shoqërinë. Dhe ne këtë e dinim fare mirë kur dyfishuam rrogat e mësuesve. Ju jeni të rinj por në qeverisjen tonë të mëparshme, ne premtuam dyfishimin e pagave të mësuesve. Dhe kur e premtuam shumë njerëz thanë kjo s’bëhet, ky është premtim elektoral. Fakti është që pagat u dyfishuan. Kjo padiskutim pati një impakt të jashtëzakonshëm jo vetëm tek mësuesit por edhe tek nxënësit, tek studentët dhe tek gjithë familjet shqiptare. Sot sfida e parë e qeverisjes të pas 25 prillit, është që mësuesit shqiptarë nga më të nënpaguarit të rajonit, të paktën të barazohen pagat me mesataren e rajonit. Ky është objektivi i parë sa i përket pagave të mësuesve”, - tha Basha.

Teksa dëgjoi shqetësimet e të rinjve, të cilët për shkak të punës lanë arsimimin e lartë, Basha premtoi një qeveri në shërbim të qytetarëve.

“Resursi, burimi, forca më e madhe që kemi për të ndryshuar është një politikë në shërbim të njerëzve. Investimi më i madh i kundërshtarit tonë politik sot në qeveri është të zhbëjë besimin tek politika si instrument ndryshimi. Kjo është një qeveri dhe ky është një kryeministër që mendon vetëm për veten, nuk mendon për njerëzit. Dhe pastaj mundohet të shkatërroje instrumentin e vetëm një njeh demokracia për ndryshim që është investimi të një vizion i ri, të një energji e re, te një përqasje e re. Jo thjesht një ndryshim karrigesh, një ndryshim përqasje. Një politikë në shërbim të njerëzve, një politikë e cila i vë interesat e qytetarëve te parat është forca e vetme që mund të sjellë ndryshimin. Dhe i gjithë investimi i tyre përdoret për të shkatërruar besimin që ky ndryshim nuk ndodh për të thënë që kështu është e thënë, kështu është e shkruar, nuk ndryshon dot. Shqipëria kështu e ka fatin të shkruar, ne kështu e kemi fatin të shkruar, s’kemi asnjë rrugë tjetër. O të ulim kokën, o të largohemi nga vendi. Jo, nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu pas 25 prillit. besoj që ky të jetë një motiv i mjaftueshëm për të na bërë të gjithëve bashkë dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë familjet shqiptare pavarësisht bindjeve politike dhe ndryshimin që kërkon dhe meriton në veçanti rinia shqiptare”, tha Basha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 29/12/2020 16:54

    kur flet ky per njerezit qe sjane dele .....tierra tragame po ti kur ju shmange gjyqit me procedure ca mendove se ishim ???? te qifsha ropt ku ti kesh hipokrit

    Përgjigju
  • Ik o Lulush: 29/12/2020 14:35

    Bej shurren andej nga Ansterdami se nuk je per kete pune ti

    Përgjigju
  • Haha: 29/12/2020 14:29

    Kesaj i thone futi nje tra la la dhe Luledhimi e dhjet fare me kete fushate.Debil ngeli i shkreti.

    Përgjigju
  • JetMir: 29/12/2020 13:57

    Hajde fushate qe ben ky gjumashi,takon 5 antare te forumit rinor jep nje fjalim dhe gjume te emblel byrazer :D

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK