KUKES - Nga qarku Kukësit, Lideri Demokrat Lulzim Basha u shpreh se me zgjedhjet e reja Partia Demokratike ka ripërtëritur forcat e saj dhe ka sjellë energji dhe frymëzim të ri në gjirin e së djathtës.
"Partia Demokratike ka vendosur në themel të organizimit të saj një parim të thjeshtë që është vota e lirë e anëtarëve të PD-së. Se vetëm me votë të lirë, sot e nga mot do ta bëjmë Partinë Demokratike më të madhe, më të fortë, më të bashkuar, më tërheqëse për rininë, dhe më të sigurtë në rrugën e saj si alternativa e pushtetit të së djathtës në Shqipëri." tha Basha
Basha ka deklaruar se pushteti i votës mbetet në duart e zgjedhësve, po aq ka shprehur besimin se demokratët duhet të marrin më shumë përgjegjësi përmes votës së tyre.
"Të gjithë jeni aksionerë të barabartë në qeveri. Askush nuk ka tagër që t’ju thotë demokratëve se për kë të votojnë. Kjo parti ka lindur e lirë, me vullnetin e lirë të Azem Hajdarit, të Sali Berishës dhe të themeluesve të tjerë. Me vullnetin e Zotit dhe me vendosmërinë timen e tuajën do të mbetet parti e njerëzve të lirë." u shpreh Lulzim Basha
Kryetari i Partisë më të madhe të djathë mori pjesë në kuvendet zgjedhore në Tropojë dhe Has ku janë zgjedhur përfaqësuesit e rinj të saj. Prej një jave Basha ka vizituar një numër të madh procesesh zgjedhore nëpër rrethe për ta kulmuar atë në Tiranë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO