Kreu i PD Lulzim Basha, ka vijuar vizitat në zonat e përmbytura në Shkodër. Krah kryebashkiakes Voltana Ademi, Basha tha se është koha për ta lënë mënjanë politikën, ndërsa i bëri apel qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për të normalizuar situatën. Sipas tij gjendja mund të ishte menaxhuar më mirë.
"Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës për të përballur një situatë të rëndë. Në këtë situatë krizash siç është pandemia e cila po na kushtoin dhe jetë njerëzish. Nuk është koha për politikë por nuk mund të mohohet se gjendja mund të jetë më e mirëmenaxhuar. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me ademin dhe me përfaqësuesit tanë në zona të goditura rëndë. Duhen marrë masa urgjente. Duhet të ketë transparencë. Sasia e derdhjeve shtesë është dyfishuar", tha kreu i PD.
Po ashtu ai theksoi se PD do të bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët, ndërsa theksoi që qeveria duhet të lërë mënjanë propagandën, por të ndihmojë qytetarët.
"Me këtë mot situata do vijë duke u përkeqësuar. Duhen marra masa urgjente. Banorët po pësojnë goditje pas goditjesh., Mund dhe duhet të bëhet sa më shumë për të mbajtur nën kontroll situatën. Do vazhdoj të qëndroj pranë banorëve. Njerëzit tanë po punojnë me mish e me shpirt. Detyra kryesore e qevberisë është të bëjë gjithçka për të mirëmenaxhuar situatën. Një mirëmenaxhim i mirë mund të kufizojë dëmet dhe mund të kishte parandaluar deri më tani. Situata po peripiciton me shpejtësi. Ti shtrohet punës. Unë do bëj gjithçka për të ndihmuar banorët e shkorës, përfaqësuesit tanë ndodhen në terren pranë familjevbe të gopditura", shtoi Basha.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet/ Rama dhe Basha 'takohen' në Shkodër! Kryeministri: Dëmet të vogla krahasuar me 2010! Kreu demokrat: S'është koha për politikë, duhen masa urgjente
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7595
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!' Turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës, salla me mbi 7 mijë vende
24 Nëntor, 07:10
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor, 16:51
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Ikën stuhia, Shkodra përfshihet nga dëbora, të gjitha rrugët të kalueshme (VIDEO)
23 Nëntor, 11:55
-
Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali
23 Nëntor, 09:58
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
E rëndë në Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma! Ishte i pastrehë, tërmeti i shembi shtëpinë
23 Nëntor, 09:34
-
Moti i keq në aksin Fushë Arrëz-Mirditë/ Vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit
22 Nëntor, 20:26
-
Moti i keq në Shkodër, prurje masive ujërash në tunelin e Gjegjanit! Policia dhe nënkontraktori në terren me 2 fadroma
22 Nëntor, 19:26
-
Moti i keq/ Fshatrat e Shkodrës pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:21
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Moti i keq/ Shiu i dendur krijon vështirësi për lëvizjen në autostradën Lezhë-Thumanë
22 Nëntor, 17:04