Përmbytjet/ Rama dhe Basha 'takohen' në Shkodër! Kryeministri: Dëmet të vogla krahasuar me 2010! Kreu demokrat: S'është koha për politikë, duhen masa urgjente

Përmbytjet/ Rama dhe Basha 'takohen' në Shkodër! Kryeministri: Dëmet të vogla krahasuar me 2010! Kreu demokrat: S'është koha për politikë, duhen masa urgjente

Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama sot në Shkodër

Kryeministri Edi Rama dhe kreu demokrat Lulzim Basha kanë qenë të pranishëm të dy, në kohë të ndryshme, në Obot të Shkodrës, zona më e prekur nga përmbytjet në Shkodër.

Basha nga Shkodra aty ka deklaruar se nuk është koha për politikë por duhet të merren masa urgjente nga ana e qeverisë. Po ashtu ai deklaroi se PD do të bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët, ndërsa theksoi se qeveria duhet të lërë mënjanë propagandën, por të bëjë të njëjtën gjë.

Ndërsa Rama, pas vizitës në Lezhë, qëndroi në Obot për të monitoruar situatën ku tha se pavarësisht problematikave që ka kjo zonë ndër vite, dëmet janë të vogla falë mirëmenaxhimit të bërë nga qeveria dhe pastrimit që u janë bërë kanaleve kulluese.

Situata e rënduar për shkak të reshjeve në vend vijon prej ditësh, duke shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme dhe Oboti është zona më e prekur në Shkodër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Përmbytjet/ Banorët: S'ka ardhur kush të na shohë! Basha bën fushatë në Bubq: Pas 25 prillit do keni një qeveri që do mendojë për ju

Ndalesa e radhës e kryedemokratit Lulzim Basha ishte në Bubq, ku banorët iu ankuan se nuk ka shkuar askush për t'i parë, teksa shtuan se kanalet kulluese nuk janë pastruar.

"Nuk ka ardhur askush, as nga autoritet lokale, se qendrore nuk bëhet fjalë. 20213 ka përmbytjet më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë. Nuk janë pastruar kanalet kulluese", i thanë banorët Bashës.

Ky i fundit i premtoi se pas 25 prillit, gjërat do të ndryshojnë.

"Pas 25 prillit, do keni një qeveri që do mendojë për ju", tha Basha.

 

 

Ora 17:17
Banorët e izoluar në Torivicë i ankohen Bashës: Jemi 70 familje me sytë nga qielli, askush në qeveri s’ka pyetur për ne

 

Kryedemokrati Lulzim Basha pasi ka parë nga afër banorët e zonave të përmbytura në Shkodër ka shkuar edhe në Torivicë të Lezhës.

Banorët i janë ankuar dhe i kanë kërkuar ndihmë, sidomos për qarkullimin e tyre. Ata thotë se askush nga qeveria nuk ka ardhur të interesohet për ta, t’i pyesë nëse kanë me se të ushqehen.

Ndërkohë që nesër rinis mësimi, banorët thonë se 44 fëmijë janë totalisht të izoluar.

Biseda e Bashës me banorët:

Basha: Si jeni?

Banori 1: Si në ujë

Basha: Është fut nëpër shtëpi?

Banori 1: Jo ende, por na ka mbyt ca ka gjet me jonxhë me grurë…

Sa ka shkuar lartësia e ujit?

Banori 1: Për zotin 80 cm

Basha: Sa familje janë?

Banori 1: Dy lagje këtu, mund të jenë më shumë se 50 familje me dëmtime, ja shifeni të gjithë nën ujë. S’ka ardh njeri i gjallë nga kjo qeveri me të pyet ca ka hëngër ky popull. A ka ndonjë të sëmurë? Si do dalë në rrugë?

Basha: Sa kohë ka kështu?

Banori 1: Na kështu i kemi tokat nën ujë që kur ra tërmeti e sëmundja, Tokat të përmbytura të tëra populli i madh, as prodhim kemi, asgjë.

Banori 2: Është çarë asfalti a e patë?

Basha: E pashë, por besoj e patë edhe ju çfarë kishte poshtë asfaltit

Basha: Pra 70 famije keni ngel të izoluar këtu?

Banori 2: Po, po imagjino nesër ka 44 fëmijë që duhet të shkojnë në shkollë. Ndaj i bëjmë thirrje për fëmijët ministrisë.

Ora 15:21
Rama në HEC-in e Vaut të Dejës: Këtu është zemra e problemit, deri tani menaxhim perfekt

 

Kryeministri Edi Rama pas Obotit të Shkodrës, ka parë nga afër dhe situatën në hidrocentralin e Vaut të Dejës, të cilën e ka konsideruar si zemrën e problemit të përmbytjeve.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se situata në këtë HEC deri më tani është menaxhuar në mënyrë perfekte.

 “Vau Dejës – Aty ku mund të shihet, dëgjohet dhe kuptohet qartë situata e kaskadës, si edhe të bëhet fare kollaj dallimi mes keqmenaxhimit e keqqeverisjes dhe mirëmenaxhimit e mirëqeverisjes* fakti është se me superintensitetin e reshjeve të këtyre ditëve, nuk kemi largqoftë 10 mijë njerëz të larguar nga banesat, mijëra e mijëra krerë bagëti të evaukuuara, po aq banesa e biznese të dëmtuara si në 2010 në Shkodër, ku edhe qyteti u mbush me varka, po kemi një situatë krejt tjetër, me dëme minimale, edhe pse intensiteti i prurjeve të shiut është dy herë më i lartë se në 2010 ***keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore", shkruan Rama.

Ora 14:21
Rama nga Oboti në Shkodër: Kjo zonë është problematike, do fusim forca ekstra me ushtri për të shmangur dëmet (VIDEO)

Oboti është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në Shkodër. Kryeministri Rama i ndodhur atje, tha se situata edhe pse ka problematikë, është mjaft e ulët krahasuar me vitin 2010 ku me mijëra hektarë tokë e deri në qytetin e Shkodrës ishin të përmbytura nga uji dhe detyruan 10 mijë veta të evakuoheshin. Rama shtoi  se në ndryshim nga 2010 ku uji qëndroi për disa ditë, me pastrimin e kanaleve, me pushimin e reshjeve uji do të tërhiqet vetë në një kohë të shkurtër.

Kryeministri bëri të ditur se nuk ka kosto në bagëti dhe se ushtria u ka ardhur në ndihmë familjeve të kësaj zone me 400 pako ndihma ushqimore apo nevojat që kanë pasur.

“Jemi në një situatë që mund ta konsiderojmë në kontroll duke përjashtuar zonën  E Obotit që gjithmonë ka qenë problematike dhe e paevitueshme. Ajo që më shqetëson është se reshjet intensive do të vijojnë në këtë zonë dhe nga ana kaskadës nuk ka shkarkime që përkeqësojnë përmbytjet në zonë, nuk ka banesa të dëmtuara, s’ka bagëti të dëmtuar dhe lëvizshmëria ka qenë e garantuar. Aty ku kemi bllokime do të fusim forca shtesë me ushtri e mjete lundrimi që t’u përgjigjemi të gjitha kërkesa edhe nevojat. Janë rreth 400 pako që kanë shkuar në familjet që kanë pasur problematikë. Në 2010 janë evakuuar 10 mijë veta dhe i kanë çuar në konvikte dhe palestra dhe uji ka qenë prezent me ditë të tëra. Sot me pushimin e reshjeve uji fillon e tërhiqet për shkak të kanaleve kulluese”, tha Rama.

I pranishëm në Obot me kryeministrin Rama ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se në terren janë 54 forca të Vaut të Dejës, 13 mjete ushtrie dhe nëse është e nevojshme mund të vihen në dispozicion edhe mjete lundruese.

“Kemi 54 forca të Vaut të Dejës dhe 13 mjete në qark dhe 2-3 mjete lundruese nëse është e nevojshme. Rruga është e kalueshme me mjetet e larta të ushtrisë dhe nga ky mirë menaxhim Fierza punon me dyer të mbyllura dhe Vau i Dejës ka shkarkime normale. Falë këtij mirëmenaxhimi nuk kemi skenarin e 2010”, tha Peleshi.

Ora 14:02
Basha nga Oboti i Shkodrës: Izolimi, vjen si mungesë e menaxhimit! Duhej parandaluar, përgjegjësinë e ka shteti (VIDEO)

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar për të parë nga afër rrugën e përmbytur të Obotit në Shkodër e cila ka izoluar prej ditësh banorët e fshatit në fjalë.

Basha thotë ky është treguesi më i qartë i mungesës së menaxhimit pasi shteti duhet t’i vinte në kohë në ndihmë qytetarëve të Obotit që mos izoloheshin. Ai i kërkon shtetit të lërë gjithçka tjetër dhe të ndihmojë banorët e Obotit dhe të Shkodrës që po vuajnë nga përmbytjet.

"Ku përgëzoj që jeni në krah të banorëve dhe unë jam në krahun tuaj. Pak para se të mbërrija pashë se kanë mbërritur edhe 3 kamionë. Izolimi i obotit është padiskutim shenja e parë e përmbytjes nga an tjetër është tregues i një mungese totale e menaxhimit sepse e dimë se situata po shkon drejt këtyre paramentrave.

Përgjegjësinë për tju ardhur në ndihmë e ka shteti por edhe ne do të bëjmë çfarë do të jetë e mundur për këtë.

Do tu jemi pranë në çdo mënyrë në çdo formë të mundshme., Kjo është një situatë e rëndë, nga pandemia në përmbytje. Qeveria duhet të marrë të gjitha masat. Unë sot janë pranë jush edhe njerëzit tanë. Por dua ta theksoj se detyra kryesore është e shtetit. Akoma skanë marrë dëmshpërblimet për dëmet e kaluara.  Veprimi para kohe dhe jo pas kohe. Lënia pas e propagandës dhe marrja e masave", tha Basha.

Ora 13:19
Basha në zonat e përmbytura në Shkodër: S'është koha për politikë! Gjendja mund të jetë më mirë e menaxhuar, duhen masa urgjente (VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha, ka vijuar vizitat në zonat e përmbytura në Shkodër. Krah kryebashkiakes Voltana Ademi, Basha tha se është koha për ta lënë mënjanë politikën, ndërsa i bëri apel qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për të normalizuar situatën. Sipas tij gjendja mund të ishte menaxhuar më mirë.

"Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës për të përballur një situatë të rëndë. Në këtë situatë krizash siç është pandemia e cila po na kushtoin dhe jetë njerëzish. Nuk është koha për politikë por nuk mund të mohohet se gjendja mund të jetë më e mirëmenaxhuar. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me ademin dhe me përfaqësuesit tanë në zona të goditura rëndë. Duhen marrë masa urgjente. Duhet të ketë transparencë. Sasia e derdhjeve shtesë është dyfishuar", tha kreu i PD.

Po ashtu ai theksoi se PD do të bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët, ndërsa theksoi që qeveria duhet të lërë mënjanë propagandën, por të ndihmojë qytetarët.

"Me këtë mot situata do vijë duke u përkeqësuar. Duhen marra masa urgjente. Banorët po pësojnë goditje pas goditjesh., Mund dhe duhet të bëhet sa më shumë për të mbajtur nën kontroll situatën. Do vazhdoj të qëndroj pranë banorëve. Njerëzit tanë po punojnë me mish e me shpirt. Detyra kryesore e qevberisë është të bëjë gjithçka për të mirëmenaxhuar situatën.  Një mirëmenaxhim i mirë mund të kufizojë dëmet dhe mund të kishte parandaluar deri më tani. Situata po peripiciton me shpejtësi. Ti shtrohet punës. Unë do bëj gjithçka për të ndihmuar banorët e shkorës, përfaqësuesit tanë ndodhen në terren pranë familjevbe të gopditura", shtoi Basha.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 11/01/2021 02:20

    Lulushka harron dreqi se kur e kishte ne dore permbysi keta edhe fshatra te tjere, bile s’u dha as demshperblimet po ja la Rames ti paguaj... ah artist artist.. hahahahahahhaahahahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës