Basha: Nëse reforma territoriale
bëhet e njëanshme, ka protesta

Basha: Nëse reforma territoriale<br />bëhet e njëanshme, ka protesta
TIRANË -“Bërja e kësaj reforme në mënyrë të njëanshme do të sjellë reagimin tonë". Deklarat u bë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në takimin për reformën territoriale që u zhvillua mes drejtuesve të pushtetit vendor të djathtë, që drejtohet nga kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veç tij, i pranishëm ishte edhe deputeti i PD-së, si Ardian Turku i cili ka akuzuar qeverinë dhe mazhorancën se, po bën presion për reformën. Basha tha se, qeveria Rama –Meta ka dhënë ultimatum për opozitën për bërjen e reformës territoriale. Duke folur në këtë takim, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se, qeveria Rama-Meta ka vendosur ultimatum për bërjen e reformës territoriale edhe pa miratimin e opozitës.
 
Sipas tij edhe ndarja e fondeve sipas qarqeve është skandaloze pasi paratë kanë shkuar në njësitë që drejtohen nga të majtët.
 
Kreu i PD-së, gjatë fjalës së tij tha se, “refuzimi i konsensusit nga qeveria me arsyetimin se, opozita e kërkon veton vetëm për të bllokuar këtë reformë janë të gabuara”. “Bërja e kësaj reforme në mënyrë të njëanshme do të sjellë reagimin tonë bazuar në Kushtetutë dhe nuk mund të ndryshohen kufinjtë pa pëlqimin e banorëve”, nënvizoi në fjalën e tij Basha.
 
“Ne jemi për konsensus dhe jemi gati për reagim nëse ajo nuk bëhet e përbashkët. Ne jemi për një reformë për një bashkëpunim mes të gjithëve. Vetëm pranimi i konsensusit mund të na kthejë nga kjo rrugë”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.
 
Sipas Bashës, “qëllimi i dyshes Rama-Meta është që kjo reformë territoriale të krijojë avantazhe në zgjedhjet lokale dhe të krijojë një pushtet vendor si bisht i qeverisë. Kjo është një pseudoreformë me shumë elemente si një antireformë”.
 
“Komisionit parlamentar në të cilën na thirrën të bëhemi pjesë i kanë dhënë vetëm një detyrë, atë të një ndarjeje të re territoriale. Rritja dhe fuqizimi i qeverisjes vendore të bëhet edhe me institucione të tjera të kontrollit të pushtetit”, deklaroi kreu i PD-së.
Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se, “këtë reformë ata nuk e shohin si reformë administrativo-territoriale, por thjeshtë si territor dhe si një vijëzim të ri për zgjedhjet lokale. Ata duan të bëjnë thjeshtë një harët të re elektorale, në funksion të deformimit të procesit të zgjedhjeve vendore”.
 
“Ne nuk e e përjashtojmë efektin në këtë reformë dhe themi se ka edhe gjëra të mira në të. Sot në këtë takim të përmbledhim qëndrimin tonë, duke i bërë thirrje shumicës që ët kthehet në prioritet. Ne kemi ofruar dhe ofrojmë bashkëpunimin tonë dhe kërkojmë konsensusin për bërjen e reformës në respekt të një klime bashkëpunuese”, theksoi në fjalën e tij, Basha.

Deputeti i PD-së, Ardian Turku tha se, reforma territorial nuk është kjo çështja kryesore, pasi në Shqipëri ka dhe shumë çështje të tjera. Turku ka akuzuar qeverinë se, ka drejtuar gati 90 për qind të fondeve në institucionet të cilat kanë në krye përfaqësues të majtë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale