Basha, nga ditëlindja fushatë në
Fier, trëndafila të bardhë në zyrë

Basha, nga ditëlindja fushatë në<br />Fier, trëndafila të bardhë në zyrë
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se ka preferuar ta mbyllë në fushatë festimin e 40 vjetorit të lindjes. Burimet kanë bërë të ditur se stafet e selisë blu, por dhe ai i bashkisë kanë menduar ta presin me urim të veçantë dje Bashën. Gjithashtu mësohet se kreu i selisë blu ka preferuar një ceremoni më shumë familjare për përvjetorin e tij. Një tjetër urim për Bashën ka ardhur dhe prej socialistëve, ku ka qenë Taulant Balla i cili e ka uruar në seancën parlamentare në emër të grupit socialist.

Festa
Rreth mesditës kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka mbërritur në selinë blu. Burimet bënë të ditur se stafi i ngushtë i demokratëve i ka dhuruar një tufë me trëndafila të bardhë. Ndërsa i kanë uruar dhe ditëlindjen. Por se ndryshe ka menduar të urojnë të rinjtë e FRPD-së. Menjëherë pasi ka mbërritur në zyrë, stafi i kryetarit e ka njoftuar Bashën për kërkesën e një grupi të rinjsh për ta takuar. Ndërkohë që me hyrjen në takim të rinjtë i kanë uruar për 40 vjetorin, por dhe duke i dhuruar një foto të madhe të vendosur në kornizë, ku Basha ishte në mes të rinjve. Por gjithashtu nuk kanë munguar as fotot e nxjerra nga vetë të rinjtë, që më pas i kanë postuar në rrjete sociale.

Bashkia
Por axhenda e Bashës në selinë blu duket se është mbyllur shpejt, pasi menjëherë pas takimit me të rinjtë mësohet se është drejtuar nga zyra e Bashkisë. Kjo dhe nga fakti se nuk ka pasur as takim me deputetët, të cilët kanë qenë të angazhuar në debatet parlamentare. Ashtu si dhe në selinë blu, stafi i bashkisë është organizuar për një ceremoni të thjeshtë, si dhe duke i dhuruar po ashtu një tufë me lule, për 40 vjetorin. Burimet bënë me dije se kreu i Bashkisë nuk ka qëndruar për shumë kohë në zyrën e tij, për të vijuar ditëlindjen me një festë mes miqsh. Ndërsa mësohet se gjithashtu një tufë me lule të bardha i është dhuruar dhe prej familjes së ish-kryeministrit Berisha. Po ashtu dhe deputetë i kanë dhuruar buqeta me lule, ku mbizotëronte e bardha, kreut të PD-së.

Fushata
Kreu i demokratëve Lulzim Basha duket se e ka ndërprerë festën me ceremoninë e drekës. Burimet kanë bërë me dije se mbasdite ai është nisur në takimin e rradhës në PD e Fierit. Edhe në këtë degë kanë përfunduar zgjedhjet e delegatëve, ndërsa kanë dalë dhe propozimet për emrat që do të garojnë për postin e kryetarit. Ndaj dhe vizita e Bashës është parë si një factor në mbylljen e shpejtë të këtyre zgjedhjeve. Takim i organizuar në kuadër të zgjedhjeve në degët e partive. Sigurisht që urimet e ditëlindjes kanë qenë një argument në takime. Madje këta të fundit në faqen zyrtare të facebook kanë vendosur dhe një biografi të kreut të PD-së. Gjithsesi Basha ka vijuar me bisedën rreth zhvillimit të zgjedhjeve, qëndrimit të opozitës në luftën ndaj drogës si dhe në mbështetje të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur