Basha nga Gjirokastra: Skena na thërret, bashkohuni me 11 maj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mbështetësit e PD-së në Gjirokastër. Basha u ka kujtuar qytetarëve që t'i bashkohen protestës së PD me 11 Maj. Në fjalën e tij Basha ka thënë se Partia Demokartike së bashku me partitë e tjera opozitare sot përbëjnë mazhorancën  dhe se ata do të sjellin Europën në Shqipëri.

"Sot është 9 maj, dita e Evropës dhe sot nga Gjirokastra kjo energji e jashtëzakonëshme, ngjitëse, frymëzuese për kauzën tonë të madhe i thotë cdo shqiptari, pavarësisht prej bindjeve politike, moshës, krahinës, fesë, se ky komb është i bashkuar dhe i vendosur për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Me këtë ëndërr nisi kryengritja studentore 30 vite më parë, me këtë amanet u themelua PD. 30 vite tranzicion kanë qenë një udhëtim  plot sakrifica drejt Evropës. Edhe ju Gjirokastritët keni qenë dëshmitarë të emigracionit drejt Greqisë. Kush s’e di se emigracionin dhjetëra të rinj e paguan edhe me jetë. Kush nuk e di rrugëtimin tonë plot sakrifica që është shkruar në memorien e nënave dhe baballarëve të Shqiëprisë, e në veçanti të Gjirokastrës. 30 vite për të shkuar në Evropë, por edhe hapa për ta sjellë Evropën këtu. Nuk është rastësi se këto hapa janë marrë nga demokratët shqiptarë, nga PD, që nga anëtarësimi në KE, nënshtkrtimi i MSA, marrja e ftesës për në NATO, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe marrja e statusit për vendin kandidat. Sot edhe njëherë po na thërret në skenë, në skenën e vendimit të madh politik, po na thërret vokacioni perëndimor, ndaj thirrja ime e parë ndaj aktivistëve tanë dhe ndaj qytetarëve tanë, shqiptarë e minoritarë: bashkohuni me 11 maj për Shqipërinë si e gjithë Evropa." ka deklaruar Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:33
Basha me premtime edhe në Gjirokastër: 1200 euro për mjekët

"Pensione dhe paga dinjitoze për shqiptarët", ky ka qënë një nga prentimet që kreu i PD-së ka deklaruar nga Gjirokastra. Më pas Basha ka thënë se do të ketë ritje rroge të mjekëve dhe infermierëve ku përkatësisht do të jetë 1200 eurove dhe 700 për infermierët. 

"Pensione dhe paga dinjitoze për shqiptarët, taksë e sheshtë 9 % dhe frenim të eksodit të të rinjëve. Brenda 4 viteve të para, pensioni minimal do të jetë 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Do ta ndalim eksodin e mjekëve dhe infermierëve, përmes ngritjes së rrogave në 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Kjo rritje do jetë edhe një tregues indeksimi për të gjitha shërbimet e tjera në Shqipëri. Do ndalim krizën e arsimit të lartë me dyfishimin e buxhetit. Buxheti do subvencionojë në masën 100 % tarifat e bachelor dhe master për të gjithë ata studentë që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë, dhe 50 % për pjesën tjetër. Do ti japim fund emigracionit të të rinjve. Inxhinierët tanë të teknologjisë dhe elektronikës nuk do të shkojnë në punë të zeza në rrugët e Evropës, por do punojnë këtu sepse me sistemin e taksës së sheshtë 9 % do thithë investime të huaja direkte duke nisur me ekonominë gjermane." ka deklaruar kreu i PD. 

Ora 17:26
'Shqipërisë nuk i hapen negociatat', Basha nga Gjirokastra: Dita e Europës është makthi i Edi Ramës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se Dita e Europës është një makth për kryeministrin e vendit, Edi Rama. Ndër të tjera Basha ka thënë se Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat. Sipas pretendimeve të Bashës, Shqipëria nuk mund të hyjë në Europë kur qeveria është bërë palë me krimin. 

"|Nuk është thjesht beteja për rotacionin politik, sepse ai është i pashmangshëm, por është beteja për të drejtat dhe vlerat evropiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që skanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi. Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës. S’ka Europë në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin dhe u ka dhënë oligarkëve të gjithë buxhetin e shtetit, tenderat dhe gjithçka. 
Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve. 
Afërmendsh, sepse pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, si mund të kemi zgjedhje të reja të lira e të ndershme. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve evrpiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Evropë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur.Evropa është armiku numër 1 i autokratëve të lidhur me krimin. Prandaj, sot Dita e Evropës është dita e të gjithë shqiptarëve, por nuk është dita e Edi Ramës, është makthi i Edi Ramës. Shqipëria Evropiane është makthi i Edi Ramës, makthi i hajdutëve që e shoqërojnë.
Ndaj dua tu them tellallëve të Edi Ramës se në këtë betejë nuk jemi futur për pushtet personal, por duam që kjo krizë kaq e thellë ekonomike shoqërore e shpirtërore, ky depresion ku e futi vendin Rama dhe klika e tij jo thjesht kapërcehet për ti lënë vendin një krize tjetër, por të lihet prapa njëherë e mirë, ndaj na duhet një reformë e thellë e sistemit politik. Të bëjmë të mundur që pas kapërcimit t ëkësaj krize, fati i çdo politikani të jetë i lidhur me fatin e qytetarëve. Pra, një reformë që do u kthejë qytetarëve atë që ua vodhi Edi Rama, vullnetin, votën
." ka deklaruar Basha. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 09/05/2019 17:35

    Pirdh pirdh Luaqr de te lirohen shalet e ngjitura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë