Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Kamëz, ka theksuar se zgjedhjet e 11 majit nuk duhet të sjellin thjesht një rotacion politik, por një ndryshim të thellë dhe të vërtetë për Shqipërinë.
Koalicioni Euroatlantik vijon fushatën në terren, duke prezantuar kandidatët për deputetë.
Gjatë prezantimit të kandidatëve në Kamëz, Basha theksoi se 11 maji duhet të jetë dita e një ndryshimi të vërtetë, që i jep fund praktikave të vjetra dhe hap rrugën për një qeverisje të përgjegjshme dhe të orientuar drejt aleancave perëndimore.
“Më 11 maj jo thjesht rotacion, më 11 maj jo riciklim, më 11 maj ndryshim i vërtetë për Shqipërinë dhe shqiptarët,” deklaroi Basha përpara qytetarëve dhe mbështetësve të koalicionit.
Në fjalën e tij, Basha iu referua edhe raportit më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ku theksohet se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë.
“Ne të gjithë e dimë dhe sot Departamenti Amerikan i Shtetit, i administratës së presidentit Trump, pati rastin të na e rikujtojë zyrtarisht se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe për reputacionin tonë ndërkombëtar. Nuk ka pengesë më të madhe për zhvillimin tonë se korrupsioni,” tha ai.
Basha theksoi gjithashtu se Koalicioni Euroatlantik është i vendosur që të ecë përpara në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë partneritet si themelin e vizionit të tij për të ardhmen e vendit.
“Koalicioni Euroatlantik, Shqipëria nuk ka mik më të mirë se SHBA-të dhe rrugëtimi ynë përpara mund dhe do të bëhet vetëm krah aleatëve tanë strategjikë,” u shpreh ai.
H.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.3%
-
Pak
12.3%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama ironizon Bashën: Ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, nuk e çoi dot deri në Durrës se e zuri gjumi! Shpresoj mos ta kërkoni si kryetar bashkie
23 Mars, 10:56
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama takon kandidatët në Vlorë: Bashkinë në vend ta mbështesin i vunë stërkëmbësha! Kritika deputetëve: PS s'duhet të jetë e 'dyerve të mbyllura'
23 Mars, 09:13
-
VIDEO/ 'Deti fle, po Vlora jo', Rama takon 100 të rinj të FRPD: Jam peng i rinisë demokratike, i një grupi 'terrorist'
23 Mars, 07:38
-
Mero Baze: Pse Berisha po humbet qetësinë nga dueti komik Rama–Basha?
23 Mars, 07:15
-
Rama mbërrin që në mbrëmjen e sotme në Vlorë, nesër agjendë e ngjeshur takimesh me kandidatët në Lungomare dhe strukturat! Do inspektojë edhe Muzeun Hebraik
22 Mars, 22:20
-
Eduard Zaloshnja: Trasparenca e KQZ-së për votimin e emigrantëve duhet të vazhdojë deri me 11 maj
22 Mars, 22:10
-
Ylli Pata: Dueli repist Rama-Basha, pse po e vijojnë të dy me kaq qejf?
22 Mars, 21:26
-
Gazment Bardhi nga Patosi: Banorët në Zharrëz do kompensohen për frymë për ndotjen e ajrit! Askush nuk do guxojë të abuzojë me ta
22 Mars, 20:53
-
Skënder Minxhozi: Katastrofa paraelektorale e Sali Berishës
22 Mars, 20:11
-
‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!', Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren? (VIDEO)
22 Mars, 19:50
-
‘Ose ky është bufi i bufave, ose kreu i tavolinës ku vidhen shqiptarët!’ Basha ironizon Ramën dhe prezanton kandidatët në Durrës: Janë të pakorruptuar, SPAK po bën performancë
22 Mars, 19:32
-
VIDEO/ Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz! I kujt është ‘Gaz ballokumja’? Po shkunden puplat te këneta
22 Mars, 17:28
Komunist dhe socialist te vertete do votojne per tulipanin hoollandez
PërgjigjuSa shume shpellarë i besojnë këtij që sa herë ka qenë në pushtet vetëm ka vjedhur,e patë kur ish kryetar bashkia 4 vite as plerat nuk pastroi vetm për vete mendoi.
PërgjigjuNje gje nuk kuptoj si mund ti besoni Bashes tw dashur bashkeatdhetare. Votoni ke te doni, por jo Bashen. Basha as me shume e as me pak eshte nje me Berishen. Basha duhet te jape llogari per 280 milion leket e rrugws sw Kombit, per 4 te vraret ne bulevard dhe per qendrimin ne çeshtjen per detin. Ka memorje populli. Vec kesaj ka humbur kater here, ai do thjesht per familjen e tij e cila jeton mes luksit ne Holande. Duhet te flase edhe per marreveshjen me Edi Ramen per pallatin ne Vlore, qe fitoi milione euro. Shikoni partite e reja, me me shume kredibilitet. Jo Basha eshte nje me Saliun.
PërgjigjuEdhe partite e reja te saliut jane , a.shehajn e beri deputet lulushi ne pd , kur e perjashtuan i u kujtua te krijonte parti , llapaj , qorri , shabani jane te sales jane te larguarit e pd kur u perça .Keta krietare nuk e kane sensibile se cfar eshte politika shikohn nga diskutimet qe bejne , jane duke u ngrene me njeri tjetrin per karrige .