Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga kuvendi zgjedhor i degës së PD të Krujës, premtoi të ndërtojë një qeverisje për njerëzit dhe me njerëzit”.
“Kruja është një qytet që njihet nga e gjithë Evropa, ka hyrë në legjenda për aftësinë e banorëve të tij për t’i qëndruar vështirësive më të mëdha që mund të rrok mendja njerëzore. Edhe vështirësitë që kemi kaluar këto 2 vite, janë pa asnjë dyshim vështirësitë më të mëdha, sfidat më të mëdha që mund të rrokte mendja e demokratëve 2 vite më parë. Dhe kuptimi i këtij kuvendi është që të ndërtojmë të ardhmen”, tha më tej Basha.
“Prandaj jemi sot këtu, sepse nuk mund t’i ikim misionit për të cilën jemi krijuar dhe për të cilin kemi sakrifikuar gjithçka. Është thirrja e fermerëve shqiptarë të braktisur nga një qeveri e korruptuar që pasi vodhi taksat e shqiptarëve, nuk hezitoi të vidhte edhe taksat e evropianëve që erdhën si subvencione për fermerët, por përfunduan në vila dhe resorte luksoze të pushtetarëve. Është thirrja e sipërmarrjeve të cilët prej 10 vitesh ndodhen nën zgjedhën më mizore të përfytyrueshme në Evropë. Është thirrja e prindërve shqiptarë që tani I shohin vatrat e tyre të boshatisura, fëmijët e tyre që kërkojnë të largohen. Është thirrja e edukatorëve të brezit të ri, e punonjësve të shëndetësisë, është thirrja e administratës që janë skllavëruar për t’i shërbyer një pushteti korruptiv. Dhe kësaj thirrje po i përgjigjemi që këtu nga Kruja, domethënia e të cilës është e pamohueshme për shqiptarët, por është po kështu e pamohueshme për PD”, vijon Basha.
Partia Demokratike, tha Basha, ndodhet në “këtë sallë me një vullnet për t’iu kthyer idealeve për të cilat lindi”.
“Dhe ideali më kryesor është ai i lirisë. I lirisë politike, i lirisë ekonomike dhe i lirisë së gjithanshme. Gjëja e parë dhe parë dhe kryesore që duhet të bëjmë është t’iu themi shqiptarëve se si do ta nxjerri, Shqipërinë nga kontrolli absolut e përqendrimit politikë, e përqendrimit të pushtetit ekonomik në duart e një pakice absolute. Dhe kur në një anë kur kjo 13 politikanësh dhe oligarkësh pasurohen, në anën tjetër një shumicë shqiptarësh varfërohen. Njëra duhet ta lëshojë rrugën. Ose shumica e shqiptarëve, ose rruga tjetër dhe e vetme largimi i kësaj politike dhe i kësaj oligarkie”, shtoi Basha.
Ndalur te programi i PD, kryedemokrati deklaroi se do të kenë primare ofrimin e zgjedhjeve.
“Që kjo rrugë mos të përfundojë si rrugë qorre, duhet të bazohet në vlerat më të vërteta, në standardet europiane dhe euroatlantike me të cilat kemi qëndruar dhe kemi paguar koston më të lartë. Duhet të qëndrojmë në radhë të parë në një prekje reale të problemeve të qytetarëve, të dhimbjeve dhe halleve të tyre dhe të gjithë grupeve të interesit. Dhe së dyti në ofrimin e zgjidhjeve, zgjidhje të mundshme, të realizueshme dhe të mundur. Ky është programi i Partisë Demokratike të realizuar nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria, me asistencën e ekspertëve të aleatëve tanë strategjikë. Shumë shpejt ky program do të shpaloset në radhë të parë në forumet e PD dhe pastaj me grupet e interesit. Nuk ka më kohë vetëm të denoncojmë aferat e qeverisë, por të ofrojmë dhe zgjidhje për shqiptarët”, vijoi Basha.
Vetëm nëse PD del e ndriçuar atëherë për Bashën këto dy vite në errësirë ia kanë vlejtur.
“Këto dy vite errësirë të PD, ia vlejnë vetëm nëse Pd del e ndriçuar në mendje dhe në shpirt. E ndryshuar në radhë të parë me njerëzit. A jemi këtu për veten tonë për të parë se çfarë do kapim, kush një karrige deputeti dhe kush një karrige pushteti, kush ndonjë tender e kush ndonjë gjë tjetër? Atëherë jemi njësoj si ata që duam të largojmë. Apo jemi këtu pikërisht sepse ne marrim përsipër në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe për shumicën dërrmuese të shqiptarëve të ndërtojmë një qeverisje me njerëzit dhe për njerëzit. Dhe një qeverisje me njerëzit dhe për njerëzit, gjithçka që e bën duhet t’I qëndrojë një pyetje të thjesht: kjo që bëj soti shërben krutanëve? Kjo që bëj sot i shërben shqiptarëve? Nëse kjo pyetje nuk ka përgjigje, kthehu mbrapsht se je në rrugën e gabuar”, tha Basha më tej.
“Ju keni dëgjuar për aferën e inceneratorëve, mbi 460 milionë euro. 460 milionë euro është një shumë fantastike për çdo vend jo më për një vend të vogël si Shqipëria. Dhe ta përkthejmë këtë në 3 apo 4 vite subvencione që do të ndohmonin direkt për nxjerrjen nga varfëria dhe rritjen e nivelit ekonomik të mbi 800 000 shqiptarëve që jetojnë me bujqësi dhe blegtori. 460 milionë euro, janë 230 shkolla të reja. 460 milionë euro, janë të paktën 8 spitale sa QSUT-ja. 460 milionë euro, është përfundimi i të gjithë akseve rrugore të Shqipërisë duke përfshirë edhe rrugën historike Krujë-Tiranë. Por duke perifrazuar një shaka paksa vulgare që qarkullon në popull, në vend që t’I kemi të gjitha këto investime, kemi një tufë me hajdutë në krye që I kanë vjedhur këto para dhe vazhdojnë t’i vjedhin”, u shpreh ai.
Ky Basha me ken I zgjut e mos me dasht me u arratis si Ahmetaj largohet nga politika se asht i perlym me vrasjet e 21 janarit si Minister i mrenshem dhe me vjedhjen e 250 miljon te rruges kombit.
PërgjigjuPrandaj është vesh me të zeza