Në ditën e fundit të fushatës për kryetar të Partisë Demokratike, kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me anëtarësinë e PD në Peqin dhe në Paskuqan.
Duke i konsideruar zgjedhjet e 25 prillit si ditën kur ra demokracia, Basha thotë se demokratët në zgjedhjet e së dielës do të tregojnë se ne nuk dorëzohen përballë kësaj pakice.
Basha tha nga Peqini se Qarku i Elbasanit u vendos më 25 prill "në thepin e artilerisë të njeriut më të urryer në Shqipëri pas Edi Ramës, kryekriminelit Taulant Balla dhe kriminelëve të tij".
"Shqiptarët si kudo anembanë vendit e në veçanti në Peqin vendosën përkundër masakrës zgjedhore, përkundër harbutërisë së horrave të Taulant Ballës me shokë, vendosën të ndryshonin, vendosën të ndiqnin Partinë Demokratike në rrugën për ndryshim sepse ne kishim kohë që jepnim prova se në këtë betejë nuk ishim futur për veten tonë, nuk ishim futur si agallarët e rinj për të zaptuar çfarë të mundeshim publike dhe private dhe pastaj për ta ndarë si kothere e për t’ua hedhur në fytyrë bashkëqytetarëve si mëshirë", tha Basha.
Kreu i PD tha se ai ka refuzuar ta përdorë këtë garë të brendshme për asgjë tjetër përveçse për t’u bërë bashkë me anëtarët.
"Ndaj, ajo që duhet të bëjmë është që përmes pjesëmarrjes masive të tregojmë forcën tonë, faktin që jo vetëm nuk jemi në gjunjë por jemi kokë lartë, se betejën e kemi bërë me vlera dhe janë të tjerë njerëz që duhet të jenë më kokën poshtë në Peqin, Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë për atë që iu kanë bërë qytetarëve të tyre. Duhet të dalim nga kjo betejë mendjendarë e jo të çoroditur. Duhet të dalim nga kjo betejë të vendosur e të bashkuar siç jemi, për t’i shkuar deri në fund luftës për demokraci", tha Basha ndër të tjera.
Lajmi kryesor:
Gara për kreun e PD, sot dita e fundit e fushatës, nesër heshtje zgjedhore! 75 mijë anëtarë zgjedhin mes Bashës, Harxhit, Shehajt dhe Kadillit
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19