Basha nga Pogradeci: Paniku nga frika dhe humbja e thellë që ka shtyrë Ramën drejt krimeve dhe gënjeshtrave nuk e ndal ndryshimin (VIDEO)

Pogradeci ishte ndalesa e radhës të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në fjalën para qytetarëve të Pogradecit, Basha tha 25 prilli është dita që Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve. Për këtë, kreu i opozitës bëri thirrje që të gjithë se bashku pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin.

Basha tha se paniku dhe frika e Edi Ramës nga humbja e thellë që e pret e ka shtyrë atë drejt krimeve dhe drejt gënjeshtrave, por ai nuk e ndal dot më, nuk e ndal dot më të pandalshmin ndryshim që do Shqipëria, që kanë nevojë shqiptarët, që kërkon rinia dhe bashkë do ta bëjmë realitet.

'Nga Durrësi në Tiranë, nga Gjirokastra në Tropojë, anembanë Shqipërisë zemrat janë mbushur me shpresë, me besim me mendimin e madh për ta bërë këtë të diel ditën kur Shqipëria i kthehet shqiptarëve. E prek këtë gëzim, e prek këtë frymëzim magjepsës, këtë emocion të patregueshëm, e shoh në sytë e nënave të Pogradecit dhe mbarë Shqipërisë. E dëgjoj në zërin e rinisë së mrekullueshme të këtij qyteti dhe sytë e përlotur nga gëzimi të prindërve dhe gjyshërve tanë. Sepse unë e di, ju e dini, të gjithë shqiptarët e dinë se e diela është dita e fitores së madhe. E fitores më të madhe që Shqipëria dhe shqiptarët kanë korrur ndonjëherë. Sepse është dita e bashkimit të zemrave tona. Pas 8 viteve të gjata dështimesh, pas 8 vitesh të gjata vuajtjesh, 8 vite kur një liqen i tërë me lotët e nënave dhe baballarëve është mbushur dhe është zbrazur disa herë nga zemrat e plagosura edhe dhimbja prej emigracionit, prej korrupsionit që varfëroi të gjithë shqiptarët për të pasuruar një njeri dhe një grusht njerëzish. E pra 8 vite të gjata vuajtje. Tani po i afron fundi. Dita e ndryshimit po afron.

Dita e fitores po afron. Për çdo shqiptar, për gjithë ju vëllezër e motra, për të gjithë pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill me kokën lartë dhe zemrat plot besim do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin. Paniku dhe frika e Edi Ramës nga humbja e thellë që e pret e ka shtyrë atë drejt krimeve dhe drejt gënjeshtrave, por ai nuk e ndal dot më, nuk e ndal dot më të pandalshmin ndryshim që do Shqipëria, që kanë nevojë shqiptarët, që kërkon rinia dhe bashkë do ta bëjmë realitet. Kjo perlë, kjo perlë që është qytet dhe është poezi në zemrën e çdo shqiptari e di fare mirë se çfarë ndieni ju banorët e këtij qyteti fisnik dhe ju të gjithë fermerët e zonave përreth, që jeni në këtë zonë të bekuar, të bekuar nga zoti dhe 8 vite me radhë jo vetëm nuk ia keni ndierë të mirat punës tuaj, por e keni futur kokën gjithmonë poshtë e më poshtë. Ata zhyteshin në luks dhe ju s’kishit ujë për të pirë. Ata pasuroheshin dhe djemtë e nënave tona shkonin në emigracion. Kjo është Shqipëria e 8 viteve të Edi Ramës dhe kështu e ka mbajtur për 8 vite vendin peng të mashtrimeve dhe gënjeshtrave, peng të aferave të tij korruptive. Dhe tani guxon, guxon të vijë e të kërkojë edhe 4 vite të tjera.'- tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha nga Kamza: Jemi në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme! Të largojmë me votë popullore njeriun që për 8 vite e mbajti peng këtë vend (VIDEO)


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel