Basha nga Saranda: Ikja e Ramës, objektivi kryesor i opozitës së bashkuar

Basha nga Saranda: Ikja e Ramës, objektivi kryesor i opozitës së bashkuar

SARANDË- Kreu i Partisë Demokratike, vijon t'i referohet drekretit të 10 qershorit të Presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve. Nga Saranda, ku ishte në një takim elektoral, Basha tha se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit e ndërsa ka ripërsëritur kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme, pa kryeministër Edi Ramën. Sipas tij, ky është objektibi i PD-së dhe i opozitës së bashkuar.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, deklaroi gjatë takimit me strukturat e partisë, se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme dhe si të tilla çdo produkt i tyre është nul dhe antikushtetues.

“30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetuese. Me 10 qershor, i vetmi institucion që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucion që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese. Ndaj 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm. Vendosmëri të plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Dhe me nxjerrjen para drejtësisë, të të gjithë personave që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e shqiptarëve, siç e kanë mësuar tashmë gjithë bota”,- vuri në dukje shefi i opozitës nga Saranda.

Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është fajtori kryesor për shkatërrimin ekonomik që i ka bërë vendit, e ndërsa ka shpalosur programin e tij ekonomik.

 “Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë vjen nga grabitja që po i  bëhet Shqipërisë nga qeveria me një grusht klientësh. Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ja ka dhënë me vendime speciale oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Deti ka qenë i shqiptarëve, bregdeti është i shqiptarëve por Rama ja u ka bërë dhuratë oligarkëve. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të privatizohet deti dhe bregdeti. Deti duhet të ishte burim mirëqenie, burim të ardhurash për të gjithë shqiptarët. Por tani është vetëm për milionerët”, tha Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 26/07/2019 19:55

    Me dulen po o bash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane