Basha në Himarë: Sondazhet e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse

Basha në Himarë: Sondazhet e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse

Turi i takimeve të kreut të opozitës, Lulzim Basha me strukturat e Partisë Demokratike, po zhvillohet në Jug të vendit. Nga Himara, kryedemokrati Basha tha se zgjedhjet e 30 qershorit ishin farsë dhe se nga sondazhet e kryera, PD sipas tij del forcë fituese.

“Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Në këtë kuadër, përpjekja jonë opozitare jo vetëm që korri një sukses të plotë, por po ashtu bëri një matje shumë më të rëndësishme se çdo sondazh. Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica “Rama ik” - u shpreh Kryetari Basha në takimin me demokratët e Himarës.

Kreu i opozitës tha se "interesi publik është i pari që sakrifikohet për interesat e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, me të cilët ka kapur dhe ka mbajtur pushtetin gjithë këto vite"

"Në këtë bashki ka grabitje të pronave, hajdutëri e hapur qeveritare, paligjshmëri, shkatërrim i sipërmarrjes së vogël e të mesme, mungesë totale e vizionit për zhvillimin ekonomik, në veçanti në fushën e turizmit apo të shfrytëzimit të detit dhe, mbi të gjitha, mungesën totale të çdo lloj përkujdesjeje ndaj interesit qytetar", theksoi Basha.

himare 1.jpg" style="height:520px; width:780px" />

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 26/07/2019 17:08

    Bashke me temin behemi shumice

    Përgjigju
  • Shkodrani: 26/07/2019 14:15

    Haha pot ken met vec ata qe paguan more legen po ku e ke opoziten ti apo ta tha fadhxhorja

    Përgjigju
  • Ilir: 26/07/2019 13:02

    Shyqyr qe dole nje here pa Fred kriminel Belerin ne foto...!

    Përgjigju
  • O tej: 26/07/2019 12:37

    Shumice bashke me kete temin.

    Përgjigju
  • Lori: 26/07/2019 10:55

    hahahahha ky njeri nuk ka turp perfundimisht! Menyra se si tallet me elektoratin e vet eshte e pabesueshme! Te genjen sy per sy!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë