Basha nga Zall-Herri: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet e larta, fillimi i ndryshimit të vërtetë që presin shqiptarët

Basha nga Zall-Herri: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet e larta, fillimi i ndryshimit të vërtetë që presin shqiptarët

Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në vijim të takimeve bisedoi sot me fermerët e zonës së Zall Herrit në Tiranë. Basha ka ndarë disa foto nga takimet ndërsa shkruan se ku dëgjuar problematikat me të cilat fermerët përballen çdo ditë.

Sipas Bashës, mungesa e mbështetjes nga fondet e bujqësisë, mungesa e tregut dhe rënia e fuqisë blerëse, janë shqetësimet bazë të fermerëve për të cilat thotë se marrin zgjidhje kur ti jepet fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta.

"Kënaqësi të bashkëbisedoja me banorë të Zall Herrit në Tiranë. Ata përballen  sot me vështirësi të shumta që nga mungesa  e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, rënia e fuqisë blerëse etj.  Edhe fondet që akordonte BE për bujqësinë u pezulluan sepse babëzia e kësaj qeverie, nuk ndalet para abuzimit edhe me lekët që jep Europa. Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti sot në Shqipëri. Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta, është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin", - shkruan Basha në postimin e tij.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 24/09/2023 17:05

    Te flase per ndryshim ky hajduti, vetem ne ate vend ndodh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt

Gjermani/ Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt