Basha: Ngrij që sot funksionet
si kryetar, zgjedhje brenda PD
Emrat/Lista e firmëtarëve që kërkojnë dorëheqje
,  , 

Basha: Ngrij që sot funksionet<br />si kryetar, zgjedhje brenda PD<br />Emrat/Lista e firmëtarëve që kërkojnë dorëheqje<br />,  , 
TIRANE-“Kam vendosur të ngrij funksionet e mia dhe t'ua delegoj ato dy nënkryetarëve për të organizuar garën brenda PD-së me votën një anëtar një votë. Unë kam një projekt dhe atë do e vlerësojnë demokratët. Gjëja më e  thjeshtë është që të largohesha, por unë nuk do të iki ti braktis demokratët por do të luftoj deri në fund për ta dhe me ta”.

Kjo ishte përgjigja që Lulzim Basha u dha sot kundërshtarëve të tij që kërkuan dorëheqjen nga kryetar i PD. Ai u kalon kompetencat e drejtimit të partisë, Edmond Spahos e Edi Palokës duke hapur garën për kryetarin e partisë, ku nuk përjashtohet as rikandidimi i tij për këtë post.

Në fjalën e tij sot në orën 20:30 nga selia e PD, ku pa skurrizit kishte një stendë me logon e PD dhe jo atë të Republikës së Re, Basha pranoi përgjegjësinë për humbjen e PD, duke pranuar kështu dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Por akuzoi se partia në pushtet bleu vota. Në këtë pikë, Basha tha se do voijojë betejën që të mos lejojë shkelje kaq të rënda që dëmtojnë demokracinë e vendit.

Fjala e Lulzim Bashës
Nuk mund ta nis këtë komunikim ndryshe përveçse me një falenderim për ata që besuan për një të nesërme të sigurt. Mirënjohës mijëra demokratëve që punuar për një fushatë dinamike, komisionerëve e numëruesve që me kurajo heroike përmbushën detyrën.

Projekti që unë nisa lindi me qytetarët, i kam në mendjen time ata që takova nga jugu në veri. Jam bërë me ta, në momentet më të vështira, kur nuk ushqenin dot fëmijët, kur nuk paguanin dot taksat, kur humbnin të afërmin nga padrejtësia e shtetit etj.

Qindra mijëra qytetarë, të rinj e të reja, shumicën e heshtur të këtij vendi që nisa një rrugëtim. Ata që iu përgjigjën thirrjes sime me protestën në çadër ku mori jetë ëndrra për Republikën e Re.
Unë e di mirë që ata e dinin unë nuk mund të bëja mrekulli, nuk më besuan ëndrrat e shpresat për kalkuzime për pushtet, e di dhe këtë.

Por kjo nuk mjaftoi, në zgjedhjet e 25 qershorit, diçka tjetër ndodhi, megjithë përpjekjet që unë dhe PD bëmë me ligjin për dekriminalizimin, betejën për drogën, me ndërhgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë, paraja e pisët e presioni i shtetit nuk u ndalën. Blerja e votës u bë masivisht, duke zhvlerësuar planin e demokratëve.
Kjo ishte një garë e pabarabartë, por një garë ku unë nuk kam në mend të konkuroj me të njëjtat mjete. Ajo që ndodhi me zgjedhjet e 25 qershorit është triumf i paligjshmërisë. Unë e PD morëm një rezultat zhgënjyes, por shumë shqiptarë ishin në ofertë për votën, por të tjerë besuan në vlera e parime qytetarë drejt së cilave në aspirojmë të shkojmë.

Vota që mori PD në 25 ishte e keqe. Mbi 450 mijë qytetarë refuzuan të votojnë.

Unë e PD nuk jepemi, kjo është një luftë për jetë e vdekje. Kjo është një luftë që kemi ndër mend ta vazhdojmë deri në fitore. Sigurish nuk fus në një thes socialistët që mbështesin partitë e tyre.
Nuk ka gjë më të trishtë se shitja e blerja e votës. Kjo mund të mbajë një parti në pushtet, por do e çojë vendin në një hon.
Ne këtë nuk do ta lejojmë, unë nuk do e lejoj. Qoftë dhe vetëm për këtë ia vlen të luftosh deri në fund.

Mandatet për mazhorancën nuk kanë dalë nga qytetarët, por nga korridoret e errëta.

Nuk ka gjë më të trishtë se blerja e votës.

Kam reflektuar thellë këto 3 ditë, marr përgjegjësitë për humbjen.
Demokratët meritojnë ballafaqim të plotë mes atyre që luftuan për fitoren e PD dhe atyre që humbën karriget e ofiqet. Sa gabova nuk e përcaktoj dot unë, por nuk e bëjnë dot as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e PD.

Për këtë arsye kam vendosur të ngrij funksionet e mia dhe t'ua delegoj ato dy nënkryetarëve për të organizuar garën brenda PD-së me votën një anëtar një votë.

Unë kam një projekt dhe atë do e vlerësojnë demokratët.

Gjëja më e  thjeshtë është që të largohesha, por unë nuk do të iki ti braktis demokratët por do të luftoj deri në fund për ta dhe me ta”.


Eduard Selami shpall kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike
Pas ngrirjes së funksioneve të Lulzim Bashës, si kryetar i PD-së, Eduard Selami ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike.
 
Me anë të një postimi në Twitter, Selami shpalli kandidaturën e tij, duke u shprehur se ndjen përgjegjësinë për ti rikthyer Partisë Demokratike lavdinë e merituar.
 
Statusi i plotë i Eduard Selamit në Twitter.
Demokrate te nderuar, me ndjenje pergjegjesie dhe synim per t'i rikthyer se bashku PD, lavdine e merituar, shpall kandidaturen per Kryetar!

selSEL

Por pas deklarates se Bashes, vjen reagimi i dyte.

“Basha Ik” tjetër deklaratë: Kryetari vazhdon të shkelë statutin!

Vjen deklarata e dytë nga grupi i përfaqësuesve politikë qëndrorë dhe lokalë të Partisë Demokratike që kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës. Në deklaratë shkruhet se Basha vazhdon të shkelë statutin me vendimet që transmetoi në deklaratën para mediave.

Sipas kritikëve të Bashës, vendimi për vetëngrirjen e funksioneve të kryetarit dhe vendimi për delegimin e kompetencave të kryetarit janë anti-statutore.  

Në deklaratë shkruhet se vendimi i Bashës për të qëndruar dëshmon mungesën e reflektimit nga ana e tij për përgjegjësinë që ka për humbjen e thellë të Partisë Demokratike.

Deklaratë nr. 2

Pasi u njohëm me qëndrimin e Zotit Lulzim Basha, konstatojmë se shkeljet e Statutit nga ana e tij vazhdojnë:

1. Vendimi i marrë prej tij për vetëngrirje të funksioneve të Kryetarit është në kundërshtim me Statutin e PDSH.

2. Vendimi për delegimin e kompetencave është po kështu antiStatutor.

Deklarata për të qëndruar dëshmon që nuk reflekton për përgjegjësinë e tij për humbjen e thellë të PD.

Demokratët nuk do t'ju lejojnë!

Njerëzit e Berishës:Të dorëhiqet Basha, fajtor
Pas humbjes së thellë ka plasur lufta brenda Partisë Demokratike, pasi fillimisht 19 anëtarë të Kryesisë së PD, por më pas edhe të gjithë të përjashtuarit kërkojnë ‘kokën’ e Lulzim Bashës.
 
Mes shumë demokratëve që kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës është edhe dhëndri i ish- kryeministrit Sali Berisha.
 
Ata fajësojnë Bashën si përgjegjës kryesor për humbjen e thellë, ndërsa shtojnë se vendosi listën në shkelje të normave statutore duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje.
 
Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.
 
Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t'i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj’
shprehet ata në letër. 

Në listë janë shtuar edhe Genc Ruli, Ridvan Bode, Majlinda Bregu dhe të gjithë ish-deputetët e përjashtuar nga Basha, por edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. 

Ndërkohë që nga momenti në moment Lulzim Basha ka njoftuar se do të dalë në një deklaratë për mediat nga selia e PD.

Deklarata e 19 firmëtarëve
Tani që përfundoi numërimi i çdo kutie të këtij procesi zgjedhor të vështirë dhe të ndotur nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimeve të papranueshme për një shoqëri të lirë, dëshirojmë që në radhë të parë të falenderojmë komisionerët dhe numëruesit e PD që kanë qenë heronj, dinjitozë dhe qëndrestarë në këto momente të vështira për PD dhe procesin zgjedhor.
 
Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive. Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje.
 
Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet "ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD".
 
Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.
 
Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t'i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!


LISTA e FIRMETAREVE
Arben Skënderi
Avenir Peka
Edith Harxhi 
Edvin Kulluri 
Endira Bushati
Fabian Topollaj
Gent Malko
Grigels Muçollari
Gjergj Lezhja
Jamarbër Malltezi
Julian Deda
Juela Meçani 
Leonard Olli 
Ledina Aliolli 
Mirgen Lata
Valbona Mezini
Suzana Guxholli
Tomorr Alizoti
Lista e dytë
Besnik Mustafaj
Gjergj Lezhja
Tomorr Alizoti
Julian Deda
Leonard Olli
Zana Guxholli
Majlinda Bregu
Genc Ruli
Ridvan Bode
Armand Teliti
Astrit Patozi
Keltis Kruja
Agron Musaraj
Igli Cara
Ardian Kollozi
Rajmond Hoxha
Eleina Qirici
Gjergji Papa
Bedri Hoxha
Roland Keta
Kreshnik Bozho
Gent Minarolli
Mirgen Lata
Shrefedin Shehu
Fabian Topollaj
Grigels Mucollari
Arieta Keci
Andi Permeti
Kozma Dashi
Ferdinand Shehu
Roland Keta
Dashnor Sula
Shaban Memia
Arqile Gorea
Artur Shehu
Vasillaq Ndreko
Ermira Qosja
Luter Nuraj
Atird Hoxha
Viktor Bezhani
Gjovalin Bzheta
Edi Vecani
Vilson Haxhiraj
Agron Hasanbasha
Mirela Mucaj
Remzi Haxhiu
Bedri Luku
Iriat Hyka
Mirela Hasanaj
Ilia Milo
Artur Ajazi
Edlira Jakova
Renato Preza
Koco Bello
Valter Miza
Ramadan Hoxha
Genci Doci
Ilir Laci
Bedri Mihaj
Florian Dani
Vasillaq Ngresi
Nexhmi Dokollari
Ermir Petriti
Demir Gjana
Spartak Shaholli
Armand Cenolli
Aurel Agolli
Ilir Kondi
Ndue Paluca
Guri Tatari
Ilir Krosi
Kristo Cipa
Nexhmie Xhuveli
Vasil Milo Rrapo

Deklarata e Bashes, shperthen 'kryengritja' nga demokratet e vjeter

Ruli: Nëse Basha s'ikën shkoni nxirreni jashtë me gruan e kunatin
Pas deklarates se Lulzim Bashes se nuk largohet por hap garen per kryetar duke mos perjashtuar rikandidimin, ka reaguar ashpër Genc Ruli, ish-ministër i PD-së dhe një nga themeluesit e kësaj force politike.

“Kam dashur te besoj se njeriu qofte ky politikan apo lider dhe ne momentin me te vështire te jetës se tij do përpiqej te paktën te ruante dinjitetin individual. Se dinjiteti jeton me gjate se çdo lavdi e mjere e çastit.
Basha me deklaratën e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal është gjeja me e fundit qe e shqetëson atë. Normalisht për një individ qe e mori " lidershipin " e PD si dhurate ne "paje" nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin. Ky lider qe beri nje marrëveshje turpi me kundërshtarin e tij politik. Thjesht duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD .

Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnjë kusht nga drejtimi i partisë qe e çoi ne gremine. Ju them atyre qe qe ende e duan PD e jo qe ende ju duhet PD , në qoftë se ai nuk jep dorëheqjen vete deri nesër shkoni te selia e PD e përzëreni atë, gruan e kunatin siç përzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli”​, shkruan Ruli.

Topalli: Basha po e asgjëson demokratë ngrihuni, shpetoni PD
Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli ka shpërthyer hapur në deklarata kundër Lulzim Bashës.

Duket se reagimi i Bashës ditën e sotme ku deklaroi ngrirjen e funksioneve ka shkaktuar zemërim në radhët e demokratëve të vjetër.

Jozefina Topalli teksa deklaron se ky është një moment emergjence për PD, që rrezikon të asgjësohet, sipas saj.

Ajo bën thirrje që demokratët të marrin fatin në dorë qoftë kjo dhe me protesta.

“Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet.
Partise Demokratike duhet me i dal zot.
Ne nje situate si kjo, kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon, sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, (pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hilecar, tallje, tinzi, banalitet dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD.
Ne keto kushte, nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike , me synim kthimin e PD-se demokrateve.
Ngrirja qesharake, antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerja qe i beri demokrateve qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme.
Sa per dinjitetin qe kerkonte momentin kjo s’ka lidhje me Lul Bashe.
Ai eshte" i paafte per t'u turperuar", tha Topalli.

Bregu: Basha sot duhet t' i dilte për zot, dorëheqjes së tij
Majlinda Bregu, një nga kritiket, Lulzim Basha ka reaguar ndaj qëndrimit të keitj të fundit për ‘ngrirjen’ e funksioneve si kryetar i PD.

Sipas Bregut, Basha do të bënte mirë të jepte dorëheqjen dhe të pranonte refuzimin që i bënë demokratët në këto zgjedhje.

Publikimi i Majlinda Bregut
Folen Shqiptaret me 25 Qershor!
Demokratet thirren edhe me fort me mungesen e tyre! 190 mije vota minus!
Lulzim Basha belbezoi zemekur "ngrirjen" e tij duke ua lene fajin te tjereve!
E para, "Ngrirja" nuk eshte as akt juridik as statutuor dhe as politik!
Lulzim Basha i doli per Zot listes dhe vendimeve te tij!
I doli per Zot standartit te zgjedhjeve me perfshirjen e ministrave ne Qeveri!
I doli per Zot kontrollit e drejtimit te nderrmarrjeve me buxhet financiar per "te mbyllur" rubinetin e perdorimit te parave publike ne fushate!
I doli per Zot projektit te tij te Republikes se Re me premtimin se do ishte KM i saj!
I doli per Zot mitingjeve dhe nje fushate pa shpirt, pa fryme duke e quajtur me te miren e me masiven qe kishte pare PD!
Ai Njesh-i , ne Isha-t!
Ai I dlire, ne mekatare!
Sot duhet t' i dilte per Zot, Doreheqjes se tij si pergjegjesi i vetem per katastrofen e pamerituar ne te cilen gjendet sot PD!
Si pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e strukturave dhe mosperfilljen e forumeve vendimarrese te PD!
Por prej sot,duhet t'i dale per Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil per kurthe e armiq klase!
Give me a break Lul! In defeat, defiance!
Ne humbje, mosbindje!
Nuk perpjestohet humbja!
A do gjesh ndonje dite kurajo t'i thuash vetes te verteta para pasqyres?

Er.K/d.b/dy.b/shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese