TIRANË - Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka vijuar sot takimet me banorët për planin e përgjithshëm rregullues të kryeqytetit.
Ai është ndalur në njësinë bashkiake numër 11, ku pas diskutimeve me banorët e kësaj zone, Basha garantoi se plani rregullues do ta shndërrojë njësinë 11 në një qendër të fuqishme zhvillimi dhe punësimi.
“Nëse nuk do të kishim këtë vizion, nëse Bashkia do të vazhdonte ta shikonte Tiranën nga vrima e çelësit, për të parë se ku janë pronat që mund të zhvillohen sa më shpejt, sa më mirë, sa më shtrenjtë, normalisht që Lapraka, Kodër-Kamza, Kinostudio, Kombinati, Selita, Alliasi nuk do te ishin në vëmendjen e Bashkisë, nuk do tu vinte radha, ndaj edhe virtyti i këtij plani, pas miratimit është barazia e qytetarëve para ligjit dhe barazvlefshmëria e pronës dhe trajtimit të saj” – u shpreh kryebashkiaku Basha.
Sipas Bashës, bulevardi i ri dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, së bashku me ndërtimin e arterieve rrugore, në të dy anët e tij do të sjellin në këtë njësi bashkiake, jo vetëm një infrastrukturë moderne por mundësi të zhvillimit të pronës e si rrjedhojë zhvillim ekonomik e punësim.
Kryebashkiaku bëri gjithashtu të ditur se grupi i punës ka finalizuar opsionet për zhvendosjen e tregut të gjësë së gjallë, jashtë vijës administrative te Tiranës.
Në Njësinë Bashkiake nr.11 parashikohet ndërtimi i 9 çerdheve, 7 kopshteve, 3 shkollave 9-vjeçare dhe një shkolle të mesme.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com