TIRANE- Kryetari i Bashkise se Tiranës ka zgjedhur Fakultetin e Inxhinjerisë së Ndërtimit për të prezantuar planin urbanistik të Tiranes si dhe projektin e Bulevardit.

" Me idetë dhe vizjonin tuaj do arrijmë ta bëjmë Tiranën europiane u shpreh kryebashkiaku. Ju bertisni bindshem se Tirana bëhet dhe do ta bëjmë së bashku, Tirana nuk bëhet me skeptik edhe të ndershem qofshin ata, ky është koncep antiqytetërim " theksoi Basha ne prezantimin e ekspozites "Vizioni mbi Tiranen"

Plani i ri urbanistik si dhe projektet e tjera të Tiranës sipas bashës tregon hedhjen e hapave të para për një qytet modern.

Basha vizitoi më pas edhe ekspozitën e hapur në ambjentet e këtij fakulteti
Pas konsultimeve me qytetarët, Bashkia e Tiranës përzgjodhi dje studion fituese për masterplanin e zgjatimit të Bulevardit "Zogu I" në kryeqytet nga "Stacioni i Trenit" deri te lumi i Tiranës.
Projekti i "Grimshaë Architects" parashikon që gjerësia e bulevardit të jetë 60 metra. (ns/shqiptarja.com)