Basha nuk i bëri betejat atëherë kur duhej, tani është shumë vonë! S’u bë kurrë lider

Basha nuk i bëri betejat atëherë kur duhej, tani është shumë vonë! S’u bë kurrë lider

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Duke dashur të mos pranojë rezultatin zgjedhor, lideri demokrat Basha doli me një deklaratë bombastike: “Ne do të vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë”Po a nuk ka fitu Basha aaa?

Po si ore, ai, dje pardje shpallte fitore kolosale dhe tash e kuptuam që e paska niet me vazhdu betejën atëherë kur nuk duhet. Dje, pardje nuk tha asgje nga keto qe po i thote sot, sepse ai kishte menduar se ka fitu, prandaj sipas tij zgjedhjet kane qene te ndershme e korrekte.
Basha dje shpallte fitore, kurse sot po thote vazhdojme betejat, packa se betejat politike zhvillohen para zgjedhjeve.
Pas zgjedhjeve kërkohet refletkim. Pas zgjedhjeve duhet dhënë llogari se pse njëherë the se fituam e pastaj doli se paske humbë!

Beteja më fisnike e Lulzim Bashës tash do të ishte të tërhiqet nga drejtimi i PD-së pas disa humbjeve lapidare që pësoi dhe vendin t’ia lë një lidershipi joinferiot që betejat e vërteta politike i bënë shumë kohë para zgjedhjeve.

PD-së i duhet një i djathtë sui generis që nuk del nga inkubatorët e politikës së vjetër, të cilët djathtizmin e bënë poçavër për të fshi retorvizorin e behaneve të tyre në të kaluarën .

PD është alternativa e njëmendët e shqiptarëve, por vetëm si forcë politike që i konkurron denjësisht segmenteve djathtise të PS-së.

Një PD pa Bashën dhe me një lidership komplet të riformatuar, do të ishte e ardhmja e një Shqipërie të balancuar ideoligjikisht e krahinarisht.

Në të kundërtën, PD edhe një kohë të gjatë do të mbetet hije e PS-së, dhe për rrjedhojë Edi Rama, paradoksalisht, do të duhej të përfaqësojë edhe një pjesë të zhgënjyer të atyre që veten e konsiderojnë të afërt me të djathtën.

Në fakt, cila është e djathta e vërtetë e Shqipërisë dhe kush e përfaqëson atë? Ajo që vazhdon të jetë e zhgënjyer me performancën e dobët të Lulëzim Bashës, apo ajo që tek Edi Rama shohin një rival, të cilin duhet mundur me patjetër, por me aksione tjera politike që nuk iu ngjasojnë as për së afërmi aksioneve të stilit Berisha-Basha……

Mandati i tretë për Edi Ramën, nuk është gjithaq meritë e këtij të fundit, sa është meritë e kauzave të lajthitura opozitare të PD-së dhe aleatëve të saj.

Këto kauza të lajthitura e kanë veç një emër: Lulëzim Basha!

A do të vazhdojë PD edhe më tej të jetë e lajthitur nga ata që në vend se ta fuqizojnë, po i dhurojnë asaj humbje të njëpasnjëshme?

PD dhe e djathta shqipatre nuk e meriton të mbetet peng i një kryetari që nuk arriti dot asnjëherë të bëhet lider.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut