Basha nuk lëshon komisionerët
aleatët kusht për koalicionin 

Depolitizimi i komisioneve të votimit dhe numërimit të votave është një ndër kushtet kryesore të aleatëve të Partisë Demokratike, për nënshkrimin e një marrëveshje të re bashkëpunimi me Lulzim Bashën, në kuadër të zgjedhjeve të 2017. Disa ditë pas tryezës së zgjeruar në selinë e partisë më të madhe në opozitës, aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike këmbëngulin në zbatimin e rekomandimit të OSBE/ODIHR, për t’i dhënë fund komisionerëve partiakë, të identifikuar në çdo raport si faktori kryesor i bllokimit dhe i njollosjes së zgjedhjeve në Shqipëri.

“Administrimi i procesit zgjedhor në të gjitha nivelet duhet të bëhet nga komisione jo partiakë në të gjitha fazat, gjatë përgatitjes së procesit, gjatë votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve përfundimtare”, thuhet në dokumentin e rishikuar me kushte që aleatët i kanë dorëzuar Lulzim Bashës. Ndërkaq, depolitizimi i komisioneve zgjedhore është një ndër çështje më të nxehta për grupin e ekspertëve, i ngarkuar për kthimin në amendamente të rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Depolitizimi i komisioneve është gjithashtu rekomandimi numër një i OSBE-ODIHR, në raportin për zgjedhjet lokale të 2015. “Vëmendje duhet t’i jepet rritjes së pavarësisë, paanësisë dhe kapacitetit profesional të komisioneve zgjedhore. Ligji mund të ndryshohet në mënyrë që të lejojë caktimin e komisionerëve jo partiak në të gjitha nivelet dhe në këtë mënyrë të depolitizohet administrimi zgjedhor”, thuhet në rekomandimin e parë të OSBE-ODIHR.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)