Pas takimit, Basha në një prononcim për mediat, u shpreh se e njohu NënSekretaren Amerikane Victoria Nuland, me zhvillimet e fundit, duke nisur me zgjedhjet e 21 qershorit.
“Pata mundësinë ta njoh NënSekretaren Amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe ato Euroaziatike, Victoria Nuland, me zhvillimet e fundit, duke nisur me zgjedhjet e 21 qershorit, ku për fat të keq paralajmërimi i Komitetit te Helsinkit të Kongresit Amerikan u vertëtua, pavarësisht nga thirrjet e Kongresit Amerikan që të zhvillohet një proces ku publiku dhe qytetarët të kishin besim në votën e tyre dhe mosprekjen e votës, një proces ku mos të intimidoheshin, kercënoheshin e të viheshin nën presion institucionet zgjedhore, zgjedhësit, vëshguesit, komisionerët dhe opozita. Për fat të keq, siç e vërteton raporti paraprak OSBE-ODIR, raporti i Këshillit të Evropës, vetë deklaratat e Ambasadës së SHBA-së pas zgjedhjeve, ishte pikërisht kjo që ndodhi, pati blerje masive të votës, pati presion mbi votuesit, opozitën dhe pati persona të inkriminuar si në proces, ashtu dhe në kandidim, pavarësisht se komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi pati kërkesë për mos kandidimin e njerëzve me të kaluar kriminale”. - tha Basha.
Interesit të mediave se çfarë diskutuan me NënSekretaren Amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe ato Euroaziatike, Victoria Nuland, Basha iu përgjigj se “Trajtuam problemin e dekriminalizimit, atë të korrupsionit, pasi vetëm kohët e fundit korrupsioni u ka kushtuar 150 milion dollarë në tatime dhe dogana, para që duhet të shkonin për rritje rrogash dhe ndihmë ekonomike, për shkolla, qendra shëndetësore, por në fakt janë vjedhur nga doganat dhe tatimet e shqiptarëve. Diskutuam problemin e prishjes së standardeve demokratike, prapësimin e proçeseve demokratike, si dhe proceset e krimit dhe të korrupsionit që kanë dominuar pjesën kryesore te diskutimeve me NenSekretaren Nuland”.
Më tej ai deklaroi se ka marrë edhe mbështetjen nga Nuland për përpjekjet e Partisë Demokratike dhe platformën tonë për të trajtuar këto probleme parësore të demokracisë shqiptare dhe pikë së pari, çeshtjen e dekriminalizimit, që shqiptarët të kenë një parlament dhe një pushtet vendor të pastër pa rekorde kriminale, që do të thotë që Partia Demokratike do të vazhdojë të ecë përpara me platformën e saj për të çuar në Parlament për herë të dytë propozimet e saj
“Kam marrë mbështetjen e plotë nga NënSekretarja Amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe ato Euroaziatike, për përpjekjet e Partisë Demokratike dhe platformën tonë për të trajtuar këto probleme parësore të demokracisë shqiptare dhe pikë së pari, çeshtjen e dekriminalizimit, që shqiptarët të kenë një parlament dhe një pushtet vendor të pastër pa rekorde kriminale, që do të thotë që Partia Demokratike do të vazhdojë të ecë përpara me platformën e saj për të çuar në Parlament për herë të dytë propozimet e saj, me qëllim që kushdo qe është anetar i Parlamentit apo kryetar i njësive vendor, të ndalohet nga ushtrimi i funksioneve, pra largimi nga prlamenti dhe pushteti vendor i të inkriminuarve, si dhe perjashtuar nga kandidimi në zgjedhjet parlamentarë. Ne do të kërkojmë që të vihen para përgjegjësisë penale të gjithë ata që abuzuan, kërcënuan apo i bënë presion zgjedhësve, nderkohe qe do të ecim përpara me propozime konkrete”, u shpreh Basha.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)