Fjalimi i liderit demokrat Lulzim Basha para kryeministrisë çeli zyrtarisht protestën e shtatë të opozitës në orën 19:45. Fjala e kryedemokratit u shoqërua jo vetëm me ovacionet e mbështetësve që në kor thërrisnin "Rama ik", por edhe me zhurmën e vuvuzelave dhe shpërthimeve të disa kapsollëve.
Vazhdimisht gjatë fjalimit të tij, lideri i opozitës jokuvendore kërkoi mbështetjen e militantëve dhe simpatizantëve në tubim, që të therrasin "Rama ik". "Le ta dëgjojë tek bunkeri ku është fshehur. Bëjeni ta dëgjojë gjithë bota tani: Rama ik", ju drejtua Basha.
Më tej ai vazhdoi të radhisë sipas tij, arsyet përse duket larguar nga pushteti kryeministri Edi Rama.
"Zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja që keni vërshuar në këtë marshim të paparë. Keni derdhur në shesh energji dhe vendosmëri. Dua t'iu shpreh mirënjohjen time dhe kam nderin dhe pirvilegjin të flas në emër të gjithë shqiptarëve të mbledhur të vendosur. Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të shtypur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të tradhtuar nga një kryebandit që ka hyrë në histori si hajduti më i madh. Le ta dëgjojë zërin tuaj e gjithë bota tani. Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Rama u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë për të dhënë llogari. Rama ik është në buzët e çdo fëmije sepse Edi Rama i pushoi prindërit nga puna, i mbylli bizneset dhe i nisi në kurbet", u shpreh Basha.
Lajmi kryesor:
3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
38%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 1910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit, nxitje zhvillimit dhe lehtësim i trafikut
13 Janar, 13:28
-
Namir Lapardhaja: Rasti Zhukri dhe pse Berisha sokëllin për 1 nga 9 gjyqtarët e Kushtetueses
13 Janar, 13:21
-
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Hakmarrje pse votova për heqjen e imunitetit të tij te Mandatet! Të merret me hallet që ka me Drejtësinë, po mban peng PD
13 Janar, 13:18
-
Berisha: Jemi pro ndryshimit të Kodit vetëm për votën e Diasporës! Sulmon gjyqtaren Xhaferrllari: Të largohet, ka shkelur ligjin
13 Janar, 12:58
-
'T’ka ik hunda shtrembër, mos fol për drogë...!', Rama i përgjigjet komentuesit: Ma thyen njerëzit e katran Berishës se i kërkova dorëheqjen! (VIDEO)
12 Janar, 17:00
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24