Basha nxjerr në terren të
gjithë deputetët e PD-së

Basha nxjerr në terren të<br />gjithë deputetët e PD-së
TIRANE - Basha nxjerr në terren të gjithë deputetët e tij. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i demokratëve ka vendosur që të gjithë deputetët e tij të shkojnë nëpër qarqet apo zonat zgjedhore ku kanë dalë deputet për të mbledhur të gjithë problematikat e zonës në mënyrë që të përdoren për të hartuar projektin e tij opozitar. Ky vendim i Bashës është përkrahur nga një pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të cilat tani më do të zhvillojnë udhëtime të shpeshta nëpër zonat zgjedhore ku janë zgjedhur deputet për të dëgjuar ankesat e banorëve e për t’ia përcjell më pas selisë qendrore. Kësisoj rrjeti i informacionit të demokratëve pritet që të zgjerohet edhe më shumë pasi krahas deputetëve, çdo degë e Partisë Demokratike ka ngritur departamentet e saj enkas për këtë çështje.

Në një udhëzim të publikuar më parë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është miratuar vendimi pranë çdo dege të PD-së në rrethe, kryetarët e rinj do të ngrejë departamente të cilat do të merren enkas me problemet e qytetarëve apo me denoncimet që ato bëjnë. Krahas kësaj, këto departamente do të krijojnë regjistrin e tyre të të dhënave të cilat do të përmbajnë probleme nga më të ndryshmet si punësimi, zhvillimi i zonës, bujqësia, sektori minerar, pronat, pensionet etj. Çdo e dhënë që do të mblidhet do të grumbullohet dhe në mënyrë periodike do ti dërgohet selisë qendrore në mënyrë që ajo të hartojë projektin e detajuar për fushatat zgjedhore. Krahas kësaj, kryetarët e degëve të PD-së duhet të dalin sa më shumë në media për problemet që raportohen tek ata.

Departamentet
Krahas deputetëve, nëpër degët e PD-së në rrethe do të ngrihen departamente në mënyrë që edhe ato të mbledhin të dhëna për problematikat e zonës apo ankesat e qytetarëve

*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print) ne numrin e se Martes (9 Shtator, 2014)

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën