Bashkëbisedimi i Bashës me studentët u bë në 3-vjetorin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë në zonën Shengen.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se, të rinjtë janë arkitektë të lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian. I pyetur mbi marrjen e Statusit, Basha ka theksuar mbështetjen e plotë të PD për Stausin, pro pa hequr dorë nga denoncimet ndaj veprimeve arbitrare të qeverisë dhe me Statusin qeveria do detyrohet të bëjë më shumë transparencë dhe jo të mohojë bashkëbisedimin e hapur, siç ishte rasti i buxhetit apo armëve kimike.
Sipas Bashës, qeveria po bën regres në sy të vendeve të BE dhe amerikanëve dhe ata e kanë dokumentuar këtë. Në lidhje me korrupsionin Basha u shpreh i gatshëm të mbështesë çdo akuzë ndaj ish-ministrave apo bashkëpunëtorëve të PD, por me fakte e jo me inate personale, për çështje politike apo gjueti shtrigash.
Basha theksoi se qeveria është çdo ditë në survejim dhe në provë, "pasi vula e sovranit jepet çdo ditë e jo një herë në katër vjet", e kësisoj ka shpjeguar vizionin e lidhjes së PD me çdo qytetar dhe dy shtyllat e forta të ringritjes së saj: rigjenerimi i PD me rininë dhe ribashkimi i të gjitha kontributeve historike në PD.
BASHA: ASKUSH NUK DHA NDIHMË PËR VIZAT SI VETË SHQIPTARËT, RINIA
Mbi lëvizjen e lirë pa viza për shqitparët, Basha analizoi se "arkitektët e ndryshimeve të shqiptarëve kanë qenë shqiptarët dhe brezi i tyre i ri. Vullneti i shqiptarëve për të vendosur dinjitetin e ri ishin një pjesë e rëndësishme e procesit, pa të cilët suksesi shumë më i vogël nga sa rezultoi. Vendi do merrte reforma për lëvizjen e lirë të njerëzve. Ne jo vetëm e kuptuam drejt këtë proces. Ndërtuam vizionin, planin, pa reshtur për plotësimin e kushteve, që shqiptarët të lëviznin të lirë, problem mbi të gjitha që në territorin e vendeve Shengen të kishim garancinë. Me përgjegjësi të madhe, seriozitet, transparencë janë kushte të domosdoshme për mirëqeverisje. Në zonën Shengen nuk po lëviznin qytetarë apo qenie njerëzore, siç përpoqën t’i quanin, por qytetarë themelues të qytetërimit europian. Askush nuk dha ndihmë më të madhe se sa imazhi, dinjiteti i shqiptarëve dhe rinisë në veçanti. Mirënjohje që qytetarët shqiptarë, që zbatuan dhe vazhdojnë të zbatojnë kushtet e lëvizjes së lirë dhe rinia vazhdon të mahnisë me vlerat e saj kudo ku shkon. Në këtë pikëpamje nuk është vetëm një garanci për çfarë kemi arritur, por është një shtysë për çfarë duam të arrijmë".
BASHA: JA KATËR VLERAT TONA QË NA ANËTARËSUAN NË NATO ETJ
"Ka shumë arsye për të qenë optimist. Si kryetar i PD marr frymëzim, optimizëm dhe shpresë duke ju parë, duke ju dëgjuar, duke ju ndjekur në veprim. Nuk kam asnjë dyshim, se ajo që ju përfaqësoni, energjia është e mjaftueshme për ta çuar vendin në përmbyllje të këtij procesi historik; anëtarësimi i plotë në BE. Kjo është përgjegjësi e madhe, të përfaqësosh Shqipërinë, vullnetin e shqiptarëve, rinisë bëhet gjithmonë e më vështirë. Kush i hyn kësaj pune me mendje të lehtë i hyn detit në këmbë. Kjo kërkon përgjegjësi, seriozitet, llogaridhënie dhe transparencë. Këto janë 4 vlera, që realizuam liberalizimin dhe anëtarësimin në NATO. Bota po mëson vlerat pozitive të shqiptarëve. Procesi kërkon vullnet politik. Kërkon që përmes veprimeve të qeverisjes, respekti për dinjitetin individual të çdo qytetari të jetë shtysë e qeverisjes në nivel qendror, lokal", u shpreh Basha.
BASHA: VULA E SOVRANIT JEPET ÇDO DITË, NE KONTAKTE ME QYTETARËT
"Sfida është e madhe. Sfida e madhe dhe na detyron të shtojmë ritimin dhe nxjerr vetvetiu në sipërfaqe skarcitetet politike, që pavarësisht se në një moment marrin vulën e sovranit, por vula e sovranit jepet ditë për ditë jo vetëm një herë në katër vjet. Mënyra më e mirë është kontakt i vazhdueshëm dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët. Ne si PD e kemi kërkuar. Po nisim një komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, i shtrirë në hapësirë dhe kohë, kudo. Do ta nisim brenda radhëve tona. Vizioni përmes përmbushjes së detyrimeve përmes standardit europian, përmirësimi i standardit të jetës; të ardhura, mirëqenie, rroga. Këto janë produkte, siguri ligjore, infrastrukturë, arsim. Sistem demokratik, i shtetit ligjor, i zbatimit të ligjit, transparencës dhe llogaridhënies mbi buxhetimin. Në 8 vjet besoj kemi dhënë kontribut për përafrimin e këtyre proceseve me atë që bëhet në çdo vend europian. Në rivitalizimin e ekonomisë përmes rritjes së investimeve private. Sot jemi në opozitë, por sfidat me të cilat jemi ndeshur vazhdojnë e disa janë akoma më të mprehta në këtë kohë të vështirë që vendi po kalon", analizoi kreu i PD.
BASHA: QEVERIA RAMA, REGRES TË DOKUMENTUAR NGA BE DHE AMERIKANËT
"As s’mund të pretendohet që vendi të ecë drejt BE, nëse secili mbetet në vend apo akoma më keq, ecën në drejtim të kundërt. Më shumë se shitja e produktit shqiptar në kancelaritë europiane kanë rëndësi proceset e brendshme. Është një shtet që s’ka forcë dhe vullnet të mbrojë të drejtat e qytetarëve të vet apo që i shkel sipas oportunitetit. Këto janë nën vëzhgimin e hollësishëm të institucioneve ndërkombëtare, por dhe të qytetarëve shqiptarë. Kemi arritur në një nivel pjekurie politike, kur qytetarët janë në gjendje të dallojnë progresin, stanjacionin apo regresin. Për ne si PD, më e rëndësishmja është konsolidimi i këtyre vlerave, që për fat të keq nuk kanë njohur progres, por stanjacion e në disa raste regres të dokumentuar dhe konstatuar edhe nga partnerët tanë europianë dhe amerikanë. Procesi i integrimin në BE shumë thelbësor, nuk bëhet me show dhe shfaqje", deklaroi Basha gjatë bisedës së tij me studentët.
BASHA: VEPRIMET E QEVERISË PO SHIHEN ME SHQETËSIM NGA VENDET E BE
I pyetur nga një student mbi pengesat që po nxjerr Holanda në marrjen e statusit kandidat Basha ka kujtuar përmbushjen e aspektit teknik nga qeveria e PD, me të njëjtën eficencë si në vendet e BE në liberalizimin e vizave. Përmbushjen e garancive për një shtet ligjor funksional, që bindën vendet e BE, që shqiptarët e meritojnë liberalizimin e vizave, që tashmë na është bërë e pandashme.Por Basha ka theksuar dhe situatën aktuale sot, kur "vendet e BE, veçanërisht në këtë situatë ekonomike nuk po kërcejnë nga gëzimi për zgjerimin e BE-së. Kjo i bën më të shtrënguara me plotësimin e kushteve që janë vënë nga BE. Kjo në raport me gjithë vendet jo vetëm me Shqipërinë". Më tej Basha ka kujtuar se "Holanda ka kërkuar prova për përmbushjen e kushteve. Rekomandimi në tetor dhe ka mbuluar një vit pararendës, ku Shqipëria sipas Progres-Raportit pati progres. Në këto muaj ne kemi parë një sërë ngjarjesh, që na kanë vënë në mendime jo vetëm ne, por dhe partnerët. Prishjen e konsensusit e bënë jo me akt parlamentar. Kjo do prishte besimin mes palëve, një precedent të shëmtuar në kulturën e konsensusit dhe do dëmtonte besueshmërinë e vendit në këtë proces. Mazhoranca vazhdoi të vijojë me shumë kryeneçësi demonstrimin e forcës së nurmave, e papranueshme për BE. Shteti ligjor, demokracia, ku test i parë u njollos nga zgjedhjet në Korçë, qëndrimi ndaj administratës publike, pushimet masive sipas klientelës klanore të pushtetarëve dhe një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore dhe veprime në terren, që bien në kundërshtim, pa dyshim që janë parë me shqetësim të madh nga gjithë vendet e BE-së", deklaroi Basha.
BASHA: MBËSHTETJE STATUSIT, POR FJALËT E OPOZITËS NUK PËRPUTHEN ME VEPRAT
"Ky skepticizim nuk është vetëm në një vend, është detyra jonë t’i bindim. Nuk mjafton të çosh ministra, kur s’fjalët nuk përputhen me veprat. Kreu i ekzekutivit duhet ta nisë reflektimin nga brenda, nga vetvetja, jo të gjejë armiqtë e jashtëm. Ditët e fundit janë kyçë për t’i bindur që Shqipëria e meriton Statusin. Kjo nuk fal dhe përjashton çfarë kanë ndodhur këto muaj. Por Statusi nuk e dëmton llogaridhënien dhe përgjegjësine e qeverisë, por i jep shqiptarëve një instrument më të fuqishëm si ai i transparencës në kuadër të integrimit në BE. Ne kemi miratuar Rezolutën e përbashkët, kemi dëshmuar se jemi opozitë e re me mendësi të re e gatshme që interesat e shqiptarëve t’i vëmë mbi interest e ngushta politike. Mazhoranca po shfaq të njëjtën mungesë ndjeshmërie, përgjegjësie në raport me integrimin dhe tani që është në pushtet. Ditët e ardhshme përcaktuese, nëse do aprovohet. Ne si opozitë mbështetje të plotë një vendimi pozitiv, por nga ana tjetër ndjekim me shqetësim, nuk do reshtim së denoncuari që ato procese që nxitën marrjen e Statusit mos bëjnë regres. Çfarë sinjali jep qeveria 4 ditë para marrjes së statusit, kur qeveria miraton dy javë me vonesë buxhetin?!", pyeti Basha.
BASHA: QEVERIA MOHON BASHKËBISEDIMIN E HAPUR ME ARBITRARITET
"Qeveria i mohon bashkëbisedim të hapur për këto çështje. E njëjta gjë në vendimmarrjen e armëve kimike. Por pamë si shqiptarët, të rinjtë, iu kundërvunë arbitraritetit, mungesës së transparencës, arrogancës moskomunikuese. Arbitrariteti u tërhoq nga forca korrigjuese dhe vetëkorrigjuese e demokracisë. Garancia e vetme për çdo liri është angazhimi i gjithsecilit prej jush jo një herë në katër vjet, por ditë për ditë duke kërkuar seriozitet, llogaridhënie, transparencë nga të zgjedhurit", u shpreh Basha.
BASHA: JA DY SHINAT E RIGJENERIMIT TË PD
I pyetur nga një studente, se si mund të integrohen të rinjtë në PD, Basha u shpreh: PD është shtëpia e lirisë për gjithë shqiptarët, për anëtarët dhe ata që s’kanë votuar për ne. PD ka lindur e re dhe do mbetet e re, lindi nga studentët dhe pas 23 vjetësh nuk ka ndryshuar aspak. Ne do të bëjmë identifikim të potencialit rinor përmes anëtarësimit, për anëtarë të rinj apo jo. Zgjedhjet do zhvillohen duke i mundësuar gjithësecilit të konkurrojë dhe të jetë pjesë e strukturave drejtuese të PD. Dy janë shinat: rigjenerimi i PD me rininë dhe ribashkimi i të gjitha kontributeve historike në PD".
BASHA: NËSE RAMA SHKRUAN NË FACEBOOK Ç'DUHET TË BËJË GJYKATA, S'KA TË BËJË ME BE
Pyetjes se si e sheh luftën kundër korrupsionit, Basha u shpreh se kjo e fundit është togfjalësh i kudogjendur. "Korrupsioni është privimi, mohimi i qytetarëve shqiptarë mes praktikave të paligjshme i të drejtave që duhet t’ i gëzojnë në mënyrë kolektive. Ndodh në sektorin publik dhe privat. Si të luftohet? Duke i pamundësuar procesin e zhbërjes së të mirave publike apo private, një proces i thellë reformash, që bën të mundur që në sektorin public ata që kanë në dorë të mos kenë në dorë që vendimet t’i marrin në kundërshtim me ligjin dhe ata që i bëjnë të vendosen para përgjegjësisë ligjore. Në 8 vitet e kaluara ka pasur vëmendje të veçantë, me reforma si regjistrimi i biznesit, marrja e licencës të kalonin në një proces të shkurtër. Lufta kundër evazionit fiscal solli vit pas viti rritje të ardhurash. Proces që vazhdon. Qeveria duhet të tregojë vullnet. Nëse shpërndajnë 20 mijë lekë për votën. Nëse heqin njerëz nga puna dhe zëvendësohen me besnikë të partisë nuk tregon luftë kundër korrupsionit. Shteti ligjor është garancia më e fortë për luftën. Nëse qeveria nuk tregon vullnetin politik dhe përpiqet që t’i atribuojë vetes vlera në luftën kundër korrupsionit. Nëse kryeministri shkruan në Facebook atë që i takon gjykatave, si në rastin e fundit kur kërkoi që ish-ministri i Mbrojtjes të ndëshkohet vetëm me BE s’ka të bëjë, por është luftë politike, gjueti shtrigash".
BASHA: MBËSHTESIM ÇDO AKUZË NDAJ ISH-BASHKËPUNËTORËVE TANË, POR JO NË KËTË MËNYRË
"Çdokush mund të bëjë kallëzime penale, por duhet të jenë produkte ligjore. Nëse unë të marr në telefon se nesër duhet t’i bësh dosjen dikujt, sepse pasnesër duhet të dalë të them që ky duhet ndëshkuar. Shteti europian nuk funksionon kështu. PD mbështet pa rezerva luftën kundër korrupsionit. E përsëris që për çdo akuzë që kjo mazhorancë ngrë ndaj ministrave, ndaj bashkëpunëtorëve tanë e mbështesim, por nuk po ndodh kjo, se nuk po bazohet në fakte, arsyetime, por vetëm në hakmarrje politike, bërje politikë, kjo s’është luftë kundër korrupsionit. Drejtoresha përgjegjëse për konstatimin e shkeljeve detyrohet të largohet se nuk ka bërë dosjen, është degradim për luftë politike, deligjitimon sistemin. Është keq në shumë plane, në mirëfunksioniim e luftës, diskreditimin e vendit që e përdor luftën kundër si hedhje topi mes palëve. PD është e vendosur për luftë të vërtetë kundër korrupsionit", u përgjigj Basha.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)