Basha: Oligarkët e Ramës, pjesë e foltores së Berishës! 3 kalorësit e apokalipsit, bashkë për shkatërrimin e PD

Në takimin e radhës me demokratët, Lulzim Basha i ka quajtur kalorës të apokalipsit Berishën, Ramë dhe Metën që sipas tij janë bashkë në luftën për shkatërrimin e Partisë Demokratike.

“Kalorësit e apokalipsit, Njëri koordinon sulmin kundër Partisë Demokratike, tjetri e financon Foltoren dhe flet me gjuhën e Foltores edhe në Parlament, edhe në qeveri, edhe në ekran, tjetri e zbaton planin për të shkatërruar Partinë Demokratike", tha Basha.

Berishës u kujdes t'i përgjigjej edhe për akuzat se është pjesë e aferës së inceneratorëve.

“Kemi 6 vite që denoncojmë aferën e inceneratorëve dhe ju e dini mjaft mire që një ministër i Edi Ramës sot është prapa hekurave. A është fundi? Jo.. Njerëzit që kanë bere biznes me oligarkët e Edi Ramës sot i ke me Sali Berishën me Edi Ramën duke kompletuar ditë për ditë kundër demokrateve dhe kundër shqiptareve. Shpifje, linçime, palo burrëllëk”, tha Basha.

Por edhe pse partia Demokratike është përballë zgjedhjeve të 6 Marsit, kryedemokrati nuk foli për përgatitjet dhe kandidatët në një garë me PD të përçarë por akuzoi pushtetin vendor 

"Një pushtet vendor të degraduar pas 30 e ca vitesh demokraci, më të përqendruar se kurrë në grushtin e disa çifligarëve që as bashkiakë nuk meritojnë të quhen", tha Basha.

PD nuk ka zyrtarizuar akoma asnjë kandidat për zgjedhjet në 6 bashki.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
Basha: Vetingu i politikanëve ndan shapin nga sheqeri! Berishës i është lidhur goja për denoncimin e oligarkëve se e mbështesin

Teksa i është rikthyer rëndësisë së vettingut në politikë, një pikë e propozuar prej tij, Basha tha se PD e degës  nr. 2 se ky veting do të ndajë njëherë e mirë shapin nga sheqeri. Basha nuk kurseu as akuzat për Berishën ku tha se po bashkëpunon me oligarkët dhe për këtë arsye nuk po i denoncon.

"E ndjej këtë mbështetje kudo, e kemi artikuluar në 2018, e futen në labirinte prapë e kemi çuar në parlament. Pse këta që bëjnë vettingun për gjyqtarë, prokurorë, zdrukthuare, punonjës policie, noter, për të gjitha nuk pranojnë  vettingun për veten e tyre? Pse? Pse? Sepse ndahet shapi nga sheqeri. E lehtë të akuzosh nga mëngjesi deri në darkë, të shpifesh siç shpif Sali Berisha me Edi Ramën, Erion Veliaj me shokë. Një ditë nuk kanë shkuar tek 5-Maji. Kjo deputetja që keni këtu ka qenë shtatzënë kur shkonte tek 5-Maji edhe hidhej gaz. Para një jave ishin deputet tanë atje, ku ishin këta që shpifin nga mëngjesi deri në darkë? Pse nuk denoncojnë? Pse iu është lidhur gjuha Sali Berishës për të denoncuar oligarkët dhe kriminelet qëkur ka nisur turin e tij personal për hallin e tij personal? Kemi 6 vite që denoncojmë aferën e inceneratorëve dhe ju e dini mjaft mire që një ministër i Edi Ramës sot është prapa hekurave. A është fundi? Jo.”, tha Basha.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 29/01/2022 14:44

    Po ca harxhon kohen kot o Luli? Nuk te beson me njeri. Te kane mbetur ca rreth e rrotull qe te besojne akoma ne mashtrimet e tua. U thua do te bej deputet, kryetar bashkie, minister etj etj. Mjere ata qe te besojne akoma. Doktori ben opozite te vertete. Ai punlikon me FB qe ne oren 8 te mjesit, ndersa ti nga ora 12 ben ndonje postim, sepse ngrihesh vone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?