Në një dalje të posaçme për mediat, Basha ka kërkuar publikimin e këtij raporti ndërkohë që ka thënë se në Shqipëri është kultivuar lëndë narkotike më shumë sesa flitet në këtë raport.
Sipas Bashës sipërfaqja e kultivuar me drogë në vend ëhstë 5-fishuar, ndërkohë që ka theksuar se përpara nisjes së monitorimit të territorit ëhstë korrur edhe prodhimi i parë i farës 45-ditëshe.
Ai ka theksuar se Shqipëria është kthyer në hanbarin e drogës në Ballkan e Europë.
“Të publikohet raporti, opozita është e informuar zyrtarisht nga autoritetet se pas vrojtimit të 17% të territorit, rezulton 5-fishim i sipërfaqes së mbjellë me drogë. Sipërfaqja është rritur nga 42.7 hektar në 213.7 hektar hektar të mbjellë këtë vit. 13.8% e territorit nuk ka arritur të vrojtuar. Në këtë territor të vrojtuar, nuk është vrojtuar cikli i parë i farës vietnameze, ndërkohë që vrojtimi nga ajri ka nisur javën e tretë. Raportimet e medias italiane tregojnë për dhjetra ton drogë që kanë ardhur nga Shqipëria e janë kapur, por policia shqiptare tha se ka asgjësuar 99.8%. Ka 10 mijë ton drogë të kultivuar, por kjo shifër mund të jetë dyfishe. Shqipëria është hambari më i madh i drogës në Europë” tha ai.
Basha ka theksuar se kryeministri Rama dhe ministri Tahiri iu përgjigjën me tallje kërkesave të opozitës për parandalimin e fenomenit pasi kështu iu interesonte duke qenë se janë të përfshirë në këtë fenomen kokë e këmbë.
“Kërkuam monitorim nga ajri, për të nisur parandalimin, por Rama e Tahiri në vend që të vepronin u tallën e sulmuan opozitën. Të parandalonin kultivimin e drogës, 5-fishimin do të thoshte të sulmonin interesat e veta. Në gjithë këtë proces nuk kemi asnjë trafikant të arrestuar por veç fukarenjve që punojnë si skllevër në arat e kanabisit. Qytetarët denoncuan çdo ditë, por qeveria kishte për synim të sulmonte prokurorët e guximshëm që iu kundërvunë drogës që të pengonin operacionit. Në 3 ditë janë kapur 26 ton drogë drogë që ishte e Tahirit dhe Ramës. Konsumi i drogës është rritur dita ditës. Të gjitha këto tregojnë atë që e di se qeveria e Rama e Tahiri janë brenda në organizatën më të madhe të drogës që është qeveria, Rama e Tahiri janë alkaponet e drogës”” u shpreh ai.
Por Basha nuk ka lënë pa thënë se sot ministri Tahiri duhet të ishte shkarkuar për vetë faktin se e ka mbuluar Shqiëprinë me kanabis.
“Sot Tahiri duhej të ishte shkarkuar, qindra milion euro kanë ardhur nga fitimet që Rama do i fusë në zgjedhjet e ardhshme që destabilizojnë Shqipërinë e Europën” tha ai.
Basha në daljen e tij për mediat, ka përmendur edhe raportimin e portalit Hafington Post, ku sipas tij thuhet se droga shqiptare përbën rrezik për destabilizimin e Ballkanit dhe problem në Europë.
Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha