TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka informuar drejtorin për zgjerimin në Komisionin Europian, Erc Paquet “se nuk ka asnjë reflektim pozitiv nga mazhoranca për kërkesat e opozitës për transparencë dhe kontroll parlamentar të ekzekutivit, dhe se qeveria vazhdon të veprojë në shkelje të ligjit dhe të vendimeve të gjykatave si në rastin e largimeve të paligjshme nga puna ashtu edhe në shkatërrimin e pronave të qytetarëve shqiptarë dhe shkelje të tjera të të drejtave ligjore e kushtetuese të tyre.”
Ndërsa e priti në një takim në selin blu, kryetari i PD-së e ka njohur drejtorin për Zgjerimin në Komisionin Europian edhe për situatën e rendit dhe të sigurisë.
“Situata e rendit dhe shumëfishimi i sasisë së drogës tranzit apo të prodhuar në Shqipëri, drejt Italisë dhe Greqisë, është shumë shqetësuese për opozitën, tha Basha”, i ka thënë Basha.
Kryeopozitari e ka argumentuar përkeqësimin e situatës së rendit me zëvendësimin e "personave profesionistë me ata që kanë histori të dyshimta kriminale."
“Ai ka thënë se ky lloj përkeqësimi i treguesve të rendit, vjen si pasojë e paligjshmërisë në shkarkimin e profesionistëve dhe në emërimin e personave me histori të dyshimtë për lidhjet e tyre me grupet kriminale apo me një të kaluar kriminale si në polici ashtu edhe në poste të tjera drejtuese të administratës publike’,- bëhet e ditur në një deklaratë dërguar mediave.
Kreu i opozitës ka folur edhe për situatën sipas tij e përkeqësuar ekonomike.
"Basha e njohu gjithashtu zyrtarin e lartë të Komisionit Europian me shqetësimin e opozitës për rënien e mbledhjes së të ardhurave në krahasim me parashikimet e vetë qeverisë, dhe rritjen e indikatorëve për korrupsion, duke sjellë si shembull tenderimin me prokurorim të drejtpërdrejtë në 90% të rasteve të evidentuara nga opozita”, bëhet e ditur nga selia blu.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com