Basha paralajmëron protesta: Jemi shumicë, takime intensive me ndërkombëtarët

Kreu i opozitës, Lulzim Basha pas takimit me faktorin ndërkombëtar ka deklaruar se ata janë një provë e fortë se zgjidhja do të kalojë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas Bashës ai dhe PD kanë komunikime intensive me faktorin ndërkombëtar. Ai ka thënë se opozita e bashkuar është e vendosur në qëllimin e saj për të larguar Ramën si kryeministër. Megjithatë nga ana tjetër LSI dhe aleatët e Bashës kanë rënë dakord që zgjedhjet lokale të organizohen më 13 tetor datë kjo e dekretuar nga presidenti Meta.

Më pas Meta është ndalur duke thënë se nuk përjashtohet një rikthim i mundshëm i protestave ku sipas tij do të jenë më të mëdha.

"Opozita ka vazhduar gjatë gjithë verës aksionin e saj, përfshirë edhe protestat, dhe do të vijojë të bëjë të njëjtën gjë. Por së bashku me qytetarët shqiptarë, opozita, përveç protestave, që do të jenë edhe më të mëdha, edhe më të fuqishme, në një situatë që është edhe më e vështirë, edhe më e pakapërdishme për njerëzit, siç është kjo e sotmja, me ekonominë, me gjendjen e një krize totale, me buxhetin e vjedhur e të grabitur, me taksa të rritura edhe më shumë, që parashikoj e parathonë protesta edhe më të fuqishme, paralelisht me këto do të fokusohemi edhe më shumë në zgjidhjet që do t’u ofrojmë shqiptarëve, zgjidhje të cilat do të jenë si në rrafshin e përditshmërisë së tyre, ku po punojmë intensivisht, në kuadër të programit tonë për marrëveshje me të gjitha grupet e interesit, duke vijuar në shtator me biznesin e vogël dhe me fermerët, dhe më vonë edhe me grupet e tjera të interesit, dhe nga ana tjetër platformën për Shqipërinë si Evropa, që do të thotë se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë gati dhe janë gati që bashkë me shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, duke përfshirë edhe socialistët e ndershëm, të dëshmojnë kapacitetet dhe vendosmërinë tonë për t’u dhënë fund problemeve të cilat kanë bllokuar perspektivën evropiane të Shqipërisë, në veçanti luftën kundër krimit të organizuar, dekriminalizimin e plotë të politikës dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin, siç është rasti i dosjeve 184 dhe 339, për të cilat më kot ata që duhet dhe do të dalin para drejtësisë shpresojnë se do t’i varrosin me vapën e gushtit."


Lajmi kryesor:

Basha paralajmëron protesta pas takimit me ndërkombëtarët: Jemi shumicë, plan për në BE


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje