Basha paralajmëron protesta pas takimit me ndërkombëtarët: Jemi shumicë, plan për në BE

TIRANË -  "Jemi në komunikime intensive me ndërkombëtarët", kjo ka qenë deklarata e kreu të opozitës Lulzim Basha pas takimit me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën Katja Leikert dhe me ambasadorin austriak Johan Sattler.

Pas këtij takimi në një prononcim për mediat kreu i Partisë Demokratike është ndalur tek akuzat kundrejt kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i cili është bërë prej disa ditësh shenjestër e PD. Këta të fundit e akuzojnë Kjamakun se kërkohet nga drejtësia greke, ndërsa vetë Basha ka kërkuar që të reagojë Prokuroria e Përgjithshme dhe Kryeministri Edi Rama.

Ndër të tjera Basha ka folur edhe për zgjedhje ku sipas pretendimeve të tij do të kryhen pa Ramën kryeministër. Ai kërkon një qeveri tranzitore  dhe zgjedhje Parlamentare e Lokale në të njejtën ditë.

Basha në fund ka paralajmëruar edhe protesta ku sipas tij mund të jenë akoma më të mëdha. Ndërkohë sipas tij paralelisht opozita e bashkuar do të ketë edhe një program për të çuar Shqipërinë ne BE.

Takimi i Bashës me Leikert dhe me Sattler vjen 5 ditë pas takimit që kreu i PD pati në selinë blu me ambasadorin e ri gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf. Pas takimit me Zingraf, Basha hodhi akuza ndaj qevrisë mbi dosjen 184.  Kryetari i opozitës joparlamentare tha se kryeprokuroret duhet të ndiqen penalisht, teksa i etiketoi ato si "Katicat e Shqipërisë", duke ju referuar arrestimit për korrupsion në Maqedoninë e Veriut të Prokurores Speciale Katica Janeva.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
Gjermanët negociatorë për tryezë Rama-Basha? Kreu i PD: Bashkëpunim me ndërkombëtarët

Kreu i PD pas takimit me ndërkombëtarët ka komentuar edhe negociatat e mundshme me kryeministrin Rama nëse Gjermania do të ishte negociatore. Sipas Bashës, ai do të vlerësonte dhe vlerëson interesimin gjerman. Ndër të tjera kreu i opozitës ka thënë se PD është në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

"Pikërisht këtu dua të vij. Pra, kjo është një provë më shumë, a thua se duhen më shumë prova, se mali i provave është bërë më shumë se mali i Dajtit, që zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku qytetarët shqiptarë të kenë mundësi ta thonë fjalën e tyre me një votë të lirë dhe të pandikuar nga krimi i organizuar. Çka do të thotë një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Pjesë e këtij komunikimi ishte edhe takimi i sotëm me nënkryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së në parlamentin gjerman, zonjën (Katja) Leikert, komunikim i cili vazhdon intensivisht, në mënyrë pothuajse të përditshme, dhe do të vazhdojë, edhe në ditët e javët në vijim. Një gjë është e sigurtë, opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike janë të vendosura në qëllimin që i kanë vënë vetes prej ditës së parë. Ky qëllim është t’i shërbejë interesit të qytetarëve dhe jo zgjidhjeve artificiale për hir të karrigeve tona apo të pushtetit tonë. Zgjidhja e kësaj krize duhet të vijë përmes pushtetit të atyre mekanizmave dhe atyre garancive që do të pengojnë çdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak. Ky është misioni im, ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i opozitës së bashkuar. Opozita ka vazhduar gjatë gjithë verës aksionin e saj, përfshirë edhe protestat, dhe do të vijojë të bëjë të njëjtën gjë. Por së bashku me qytetarët shqiptarë, opozita, përveç protestave, që do të jenë edhe më të mëdha, edhe më të fuqishme, në një situatë që është edhe më e vështirë, edhe më e pakapërdishme për njerëzit, siç është kjo e sotmja, me ekonominë, me gjendjen e një krize totale, me buxhetin e vjedhur e të grabitur, me taksa të rritura edhe më shumë, që parashikoj e parathonë protesta edhe më të fuqishme, paralelisht me këto do të fokusohemi edhe më shumë në zgjidhjet që do t’u ofrojmë shqiptarëve, zgjidhje të cilat do të jenë si në rrafshin e përditshmërisë së tyre, ku po punojmë intensivisht, në kuadër të programit tonë për marrëveshje me të gjitha grupet e interesit, duke vijuar në shtator me biznesin e vogël dhe me fermerët, dhe më vonë edhe me grupet e tjera të interesit, dhe nga ana tjetër platformën për Shqipërinë si Evropa, që do të thotë se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë gati dhe janë gati që bashkë me shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, duke përfshirë edhe socialistët e ndershëm, të dëshmojnë kapacitetet dhe vendosmërinë tonë për t’u dhënë fund problemeve të cilat kanë bllokuar perspektivën evropiane të Shqipërisë, në veçanti luftën kundër krimit të organizuar, dekriminalizimin e plotë të politikës dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin, siç është rasti i dosjeve 184 dhe 339, për të cilat më kot ata që duhet dhe do të dalin para drejtësisë shpresojnë se do t’i varrosin me vapën e gushtit." ka thënë Basha. 

Ora 12:08
Basha pas takimit me faktorin ndërkombëtar sulmon Kajmakun: Ka llogari të hapura me drejtësinë greke dhe shqiptare

Pas takimit me me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU, për Europën Katja Leikert dhe Ambasadorin austriak Johan Sattler, ka reaguar sërish për çështjen Kajmaku. Sipas Bashës edhe pse PD publikoi dokumente se Kajmaku është i dënuar në Greqi Prokuroria dhe kryeministri Rama heshtin.

Më pas Basha ka thënë se Kajmaku e ka llogari të hapura me drejtësinë greke por tashmë pas kandidimit në zgjedhjet e 30 qershorit edhe me drejtësinë shqiptare, pasi sipas tij ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit.

"Partia Demokratike po shqyrton të gjitha rastet, bëhet fjalë për dhjetëra individë me rekorde kriminale të garuar nga Edi Rama, të kandiduar Edi Rama, sigurisht nuk janë as kryebashkiakë, as këshilltarë, janë pjesë e një procesi antikushtetues. Por për të qëndruar tek Jorgo Kajmaku dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës. Ka 24 orë që Partia Demokratike ka publikuar dokumentat zyrtare që provojnë se Jorgo Kajmaku është në shkelje të Ligjit të Dekriminalizimit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur nga Prokuroria. Dua po kështu të dënoj heshtjen e prokurorisë e cila si një shtojcë e pushtetit të Edi Ramës sa herë që i duhet Edi Ramës për propagandë, bën lëvizje propagandistike, por edhe ajo ka 24 orë që hesht.

Pse hesht Prokuroria? Pse hesht Arta Marku dhe veglat e saj? Rekordet zyrtare që provojnë që Jorgo Kajmaku është një person me llogari të hapura me drejtësinë greke janë publikuar, kjo e bën atë automatikisht përgjegjës para drejtësisë shqiptare, para ligjit shqiptar e në veçanti para ligjit për Dekriminalizimin dhe Kodin Penal. Kanë 24 orë që heshtin. Heshtja e Edi Ramës dhe e Prokurorisë tregojnë fare qartë se Jorgo Kajmaku është kandiduar me dijeni dhe bekimin e Edi Ramës edhe kur ky i fundit kishte të njëjtat fakte dhe dinte të njëjtat të vërteta që sot di çdo shqiptar, që ai ishte një person i cili sipas Ligjit të Dekriminalizimit nuk mund të kandidohej, jo vetëm kaq por ishte një person i cili duhet dhe ka llogari të hapura tashmë jo vetëm me drejtësinë greke por edhe me drejtësinë shqiptare.

Tregon po kështu krizën e thellë në të cilën ndodhet prokuroria shqiptare dhe paralizën e sistemit të drejtësisë ku të pambrojturit, të varfrit, të pamundurit, goditen ditë për ditë në mënyrë të paligjshme, ndërsa ata që janë në shkelje të ligjit siç është Jorgo Kajmaku apo Valdrin Pjetri, i cili po kështu nuk kemi asnjë të dhënë që prokuroria të ketë nisur procedurat për ta marrë të pandehur për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit, këta mbrohen sepse i mbron Edi Rama.

Është e qartë pra për çdo shqiptar se krimi i organizuar me mbështetje politike i cili është një problem i madh për ekonominë e vendit tonë sepse janë këta njerëz që së bashku me oligarkët vjedhin paratë e shqiptarëve me koncesione, me tendera, me PPP-ra, me pseudo PPP-ra, që vjedhin pasuritë e shqiptarëve; nga nafta tek bregdeti, tek mineralet, që shkatërrojnë biznesin dhe shkatërrojnë vendet e punës. Këta njerëz janë aty sepse mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama" ka thënë Basha.

Ora 12:08
Basha paralajmëron protesta: Jemi shumicë, takime intensive me ndërkombëtarët

Kreu i opozitës, Lulzim Basha pas takimit me faktorin ndërkombëtar ka deklaruar se ata janë një provë e fortë se zgjidhja do të kalojë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas Bashës ai dhe PD kanë komunikime intensive me faktorin ndërkombëtar. Ai ka thënë se opozita e bashkuar është e vendosur në qëllimin e saj për të larguar Ramën si kryeministër. Megjithatë nga ana tjetër LSI dhe aleatët e Bashës kanë rënë dakord që zgjedhjet lokale të organizohen më 13 tetor datë kjo e dekretuar nga presidenti Meta.

Më pas Meta është ndalur duke thënë se nuk përjashtohet një rikthim i mundshëm i protestave ku sipas tij do të jenë më të mëdha.

"Opozita ka vazhduar gjatë gjithë verës aksionin e saj, përfshirë edhe protestat, dhe do të vijojë të bëjë të njëjtën gjë. Por së bashku me qytetarët shqiptarë, opozita, përveç protestave, që do të jenë edhe më të mëdha, edhe më të fuqishme, në një situatë që është edhe më e vështirë, edhe më e pakapërdishme për njerëzit, siç është kjo e sotmja, me ekonominë, me gjendjen e një krize totale, me buxhetin e vjedhur e të grabitur, me taksa të rritura edhe më shumë, që parashikoj e parathonë protesta edhe më të fuqishme, paralelisht me këto do të fokusohemi edhe më shumë në zgjidhjet që do t’u ofrojmë shqiptarëve, zgjidhje të cilat do të jenë si në rrafshin e përditshmërisë së tyre, ku po punojmë intensivisht, në kuadër të programit tonë për marrëveshje me të gjitha grupet e interesit, duke vijuar në shtator me biznesin e vogël dhe me fermerët, dhe më vonë edhe me grupet e tjera të interesit, dhe nga ana tjetër platformën për Shqipërinë si Evropa, që do të thotë se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë gati dhe janë gati që bashkë me shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, duke përfshirë edhe socialistët e ndershëm, të dëshmojnë kapacitetet dhe vendosmërinë tonë për t’u dhënë fund problemeve të cilat kanë bllokuar perspektivën evropiane të Shqipërisë, në veçanti luftën kundër krimit të organizuar, dekriminalizimin e plotë të politikës dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin, siç është rasti i dosjeve 184 dhe 339, për të cilat më kot ata që duhet dhe do të dalin para drejtësisë shpresojnë se do t’i varrosin me vapën e gushtit."

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kulmi: 27/08/2019 16:43

    E po qe te shkaterroje edhe konceptin e opozites...vetem ti ja dole. Ti qofsh

    Përgjigju
  • tori: 27/08/2019 15:50

    Nuk e duam Shqiperin ne BE neqoftese ti do besh minimumin e mundeshem per pranim o LULI.Askuj nuk I duhet "shpalosja e vlerave europiane" te tuajat,europa nuk te do,ajo asht kunder tejee kunder opozites antishtet te sotme ne Shqiperi.Largojuni nga politika mor te mallkuar mor bande genjeshtaresh,mashtruesish,manipuluesish te PD

    Përgjigju
  • Ilir: 27/08/2019 15:01

    Futu ne zgjedhje ta shohesh cfare shumice je ...! Na shkaterruat si vend qelbesira...! Trinomi i te keqes- Edi, Luli dhe Likja!

    Përgjigju
  • tini: 27/08/2019 14:57

    Lul nuk eshte Shqiperia ne krize por PD me ty .Ti nuk je shumice por parti qe luan kuka mshefti me zgjedhjet.Rama mund te jete gjynahet e tij ne qeverisje por me ty fiton sa here te kete zgjedhje .A e din oae ? Se ti je me doshe krimi ne hetim

    Përgjigju
  • Klodi: 27/08/2019 14:19

    Shumica jote imagjinare o i mjeri ti...

    Përgjigju
  • Daja: 27/08/2019 14:15

    Ti more derdimen kryehajdut nuk ke per tu bere kurre shumice.

    Përgjigju
  • ERP: 27/08/2019 13:29

    Ik mor zhduku. Hajdut

    Përgjigju
  • TRALALA ZURA NJË GAL: 27/08/2019 12:53

    O lyrzim o shal ngjit o kok ngjyer ti je ky imi shumica. Ti flytyron me pras në b*h o kriminel idjot pa shkoll.

    Përgjigju
  • Lon: 27/08/2019 12:48

    Ti kokrra e ajdutit dhe shpifsi i licensuar do ta cosh vendin drejt be!!, ti je kryemostra e shpifjeve ne ket vend, po nuk vajte ti prane hekurave nuk ka be o shurraq.

    Përgjigju
  • ERP: 27/08/2019 11:35

    Mbaro pune me SPAK ti, hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë