Basha: Paralelet e Krimesë me
Kosovën, justifikime të Putinit

Basha: Paralelet e Krimesë me<br />Kosovën, justifikime të Putinit
DEÇAN - “Në Krime, gjendja është krejt e ndryshme, ndaj çdo paralele është e pavend dhe një justifikim i presidentit Putin i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”. Deklarata është bërë sot nga kreu i PD-së, dhe i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë marrjes së titullit “Qytetar Nderi” në Deçan të Kosovës.

Kosova përkujton sot 15 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së, e cila i dha fund fushatës së spastrimit etnik në Kosovë. Fushata e bombardimeve që zgjati 78 ditë shënoi edhe kthesën e madhe në historinë dhe të ardhmen e Kosovës. Sot, Kosova dhe Deçani përkujtojnë edhe 16-vjetorin e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin.
 
Komuna e Deçanit ka zgjedhur këtë datë të veçantë në historinë e saj dhe të mbarë Kosovës, për t’i dorëzuar titullin “Qytetar Nderi” kryebashkiakut të Tiranës, njëherësh kryetar i PD, Lulzim Basha.
 
Në seancën solemne të Asamblesë Komunale të Deçanit, kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka vlerësuar kontributin dhe mbështetjen e fuqishme të Basha, në procesin e shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj ndërkombëtare.
 
“Është nder i veçantë për të gjithë ne, momenti i sotëm. Ky nder shumëfishohet në ditën e shënuar në të cilën ai po ndodh. Sot, në 24 marsin e dyfishtë, në 16 vjetorin e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin dhe 15 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s kundër qarqeve serbe në Kosovë, kemi në mesin tonë liderin demokrat, liderin e së djathtës në Shqipëri dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
 
Pavarësia e Kosovës, sipas Bashës, ka diktuar që sytë e të gjithë popujve të rajonit, përfshirë edhe ata serbë, të kthehen drejt Europës. Ky, sipas Basha, është mesazhi më i mirë për të gjithë ata që e kundërshtuan, apo ende s’e kanë njohur shtetin e ri, ndërsa ka theksuar se pavarësia e Kosovës erdhi pas shekujsh përballjesh me përpjekje për genocide e spastrim etnik. Basha ka hedhur poshtë çdo përpjekje për të hequr paralele mes rastit të Kosovës dhe Krimesë.
 
“Qytetarët e rajonit, përfshirë edhe serbët kanë kthyer sytë nga Europa. Ky është impakti që ka sjellë pavarësia e Kosovës, ky është mesazhi më i mirë pë rata që e kundërshtuan pavarësinë dje dhe për ata që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë sot. Anëtarësimi i Kosovës dhe shteteve të tjera të Ballkanit në NATO dhe BE do i japë një fund të plotë dhe të merituar situatës konfliktuale në rajonin”, ka thënë kreu i PD-së.
 
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se, “në Krime, gjendja është krejt e ndryshme, ndaj çdo paralele është e pavend dhe një justifikim i presidentit Putin i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

ORA 09:30 BASHA NE KOSOVE, NDEROHET SOT ME TITULLIN "QYTETAR NDERI"
Kryetari i PD dhe njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, do të vizitojë sot komunën e Deçanit, në Kosovë, me rastin e përvjetorit të gjashtëmbëdhjetë të “Epopesë së Dukagjinit”, njoftojnë mediat kosovare.

Mësohet gjithashtu se gjatë vizitës së tij Basha do të takohet me kryetarin e komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj. Ndërkohë pas takimit, Basha do të jetë pjesë e seancës solemne të Asamblesë Komunale të Deçanit ku atij do t’i ndahet Çmimi Qytetar Nderi i Komunës së Deçanit.

Sot, në Deçan dhe Gllogjan, me një varg aktivitetesh shënohet 16-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin dhe 15-vjetori i ndërhyrjes së forcave të NATO-s në mbështetje të popullit të Kosovës.

Vizita e Kreut të PD-së Lulzim Basha vjen dy ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Pejë.

Redaksia Online
(ac/ec/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin