Basha pas takimit me faktorin ndërkombëtar sulmon Kajmakun: Ka llogari të hapura me drejtësinë greke dhe shqiptare

Pas takimit me me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU, për Europën Katja Leikert dhe Ambasadorin austriak Johan Sattler, ka reaguar sërish për çështjen Kajmaku. Sipas Bashës edhe pse PD publikoi dokumente se Kajmaku është i dënuar në Greqi Prokuroria dhe kryeministri Rama heshtin.

Më pas Basha ka thënë se Kajmaku e ka llogari të hapura me drejtësinë greke por tashmë pas kandidimit në zgjedhjet e 30 qershorit edhe me drejtësinë shqiptare, pasi sipas tij ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit.

"Partia Demokratike po shqyrton të gjitha rastet, bëhet fjalë për dhjetëra individë me rekorde kriminale të garuar nga Edi Rama, të kandiduar Edi Rama, sigurisht nuk janë as kryebashkiakë, as këshilltarë, janë pjesë e një procesi antikushtetues. Por për të qëndruar tek Jorgo Kajmaku dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës. Ka 24 orë që Partia Demokratike ka publikuar dokumentat zyrtare që provojnë se Jorgo Kajmaku është në shkelje të Ligjit të Dekriminalizimit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur nga Prokuroria. Dua po kështu të dënoj heshtjen e prokurorisë e cila si një shtojcë e pushtetit të Edi Ramës sa herë që i duhet Edi Ramës për propagandë, bën lëvizje propagandistike, por edhe ajo ka 24 orë që hesht.

Pse hesht Prokuroria? Pse hesht Arta Marku dhe veglat e saj? Rekordet zyrtare që provojnë që Jorgo Kajmaku është një person me llogari të hapura me drejtësinë greke janë publikuar, kjo e bën atë automatikisht përgjegjës para drejtësisë shqiptare, para ligjit shqiptar e në veçanti para ligjit për Dekriminalizimin dhe Kodin Penal. Kanë 24 orë që heshtin. Heshtja e Edi Ramës dhe e Prokurorisë tregojnë fare qartë se Jorgo Kajmaku është kandiduar me dijeni dhe bekimin e Edi Ramës edhe kur ky i fundit kishte të njëjtat fakte dhe dinte të njëjtat të vërteta që sot di çdo shqiptar, që ai ishte një person i cili sipas Ligjit të Dekriminalizimit nuk mund të kandidohej, jo vetëm kaq por ishte një person i cili duhet dhe ka llogari të hapura tashmë jo vetëm me drejtësinë greke por edhe me drejtësinë shqiptare.

Tregon po kështu krizën e thellë në të cilën ndodhet prokuroria shqiptare dhe paralizën e sistemit të drejtësisë ku të pambrojturit, të varfrit, të pamundurit, goditen ditë për ditë në mënyrë të paligjshme, ndërsa ata që janë në shkelje të ligjit siç është Jorgo Kajmaku apo Valdrin Pjetri, i cili po kështu nuk kemi asnjë të dhënë që prokuroria të ketë nisur procedurat për ta marrë të pandehur për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit, këta mbrohen sepse i mbron Edi Rama.

Është e qartë pra për çdo shqiptar se krimi i organizuar me mbështetje politike i cili është një problem i madh për ekonominë e vendit tonë sepse janë këta njerëz që së bashku me oligarkët vjedhin paratë e shqiptarëve me koncesione, me tendera, me PPP-ra, me pseudo PPP-ra, që vjedhin pasuritë e shqiptarëve; nga nafta tek bregdeti, tek mineralet, që shkatërrojnë biznesin dhe shkatërrojnë vendet e punës. Këta njerëz janë aty sepse mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama" ka thënë Basha.


Lajmi kryesor:

Basha paralajmëron protesta pas takimit me ndërkombëtarët: Jemi shumicë, plan për në BE


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë