Basha: PD 11 kryetarë për Tiranën
struktura e re më afër qytetarëve

Basha: PD 11 kryetarë për Tiranën<br />struktura e re më afër qytetarëve
TIRANE - Partia Demokratike në Tiranë do të ketë 11 kryetarë për 11 njësi ndarëse. Struktura e re është zyrtarizuar nga vetë kryetari i Demokratëve Lulzim Basha, gjatë një takimi me elektoratin e kryeqytetit.

Pas shtyrjes së procesin të riorganizmit të brëndshëm, partia demokratike ka vendosur që për qarkun e Tiranës, të ketë 11 kryetarë, në 11 njësi. Struktura e re është zyrtarizuar nga kryetari i demokratëve Lulzim Basha, në një takim me elektoratin e kryeqytetit. Basha sqaroi se kjo ndarje e re, është në shërbim të qytetarëve dhe ringritjes së partisë .

“Duke bërë këtë riorganizim të partisë demokratike në Tiranë në 11 degë, ka për qëllim për të qenë më afër anëtarëve dhe simpantizantëve të partisë demokratike për të qenë më afër qytetarëve, për ti marre vendimet tona të brendshme politike sa më afër anëtarësisë tonë dhe sa më shumë përfshirje të anëtarësisë tonë se pushtetin për vendim marrje në partinë demokratike dita ditës po e afrojmë dhe po ja delegojmë anëtarëve të partisë demokratike.”

Më tej Basha akuzoi edhe qeverinë Rama, se bën vetëm propagandë, duke denoncuar reklamat që janë vendosur në Tiranë. Për Bashën qeveria ka gënjyer elektoratit për legalizime falas apo edhe shëndetësi falas.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni