Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në takim Kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmetin.
Ahmeti e informoi Bashen për situatën aktuale në Maqedoni me theks të vecantë për gjendjen e të drejtave të shqiptarëve dhe përpjekjet për të konsoliduar zbatimin e tyre, si pjesë e qënësishme e stabilitetit të Maqedonisë.
Ndërkaq, Basha vlerësoi përpjekjet e bëra dhe theksoi rëndësinë që ka zbatimi me rigorozitet i Marrëveshjes së Ohrit, si një pikë garancie për stabilitetin e Maqedonisë e më gjërë.
Basha nënvizoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë një avokate e palodhur të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe konsolidimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik të vendit fqinj.
ATSH
/Shqiptarja.com