TIRANË - Ditën e nesërme do të zhvillohet në Kuvend seanca për votimin e amendimit për 'Nëpunësin Civil', gjë që ka ngjallur reagim dhe kundërshti tek deputetët demokratë, që kundërshtojnë votimin.

Reagimi i parë ka ardhur nga Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.  Por, lidhur me votimin për statusin e 'Nëpunësit Civil' ka reaguar në rrjetin social Facebook edhe deputetja e PD, Jozefina Topalli. Topalli e ka cilësuar votimin nesër për 'Nëpunësin Civil' si 'përmbysje të konsensusit'.

Nga ana tjetër, në një prononcim për gazetarët Basha tha se, kishte bërë të qartë qëndrimin për atentatin, lëvizjen antikushtetuese për amendimin e ligjit.

“Bëmë të qartë qëndrimin tonë për atentatin antikushtetues dhe antieuropian që ëhstë ndryshimi i ligjit të nëpunësit civil. Shprehëm vullnetin tonë për të mos përkeqësuar situatën politike në vend”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Duke kujtuar faktin se nesër votohet në Kuvend amendamenti për “Nëpunësin civil”, Basha tha se nesër Shqipërinë e pret një ditë jo e mirë. “Ajo që e pret nesër Shqipërinë është një hap pas që do të trajtohet nga opozita shqiptare. Takimi i sotëm pati si qëllim qartësimin e parimeve të opozitës shqiptare.

Qëndrimi ynë në raport me aktin normativ është përgjigje për investimin e maxhorancës që në 23 vjet sjell aktin e parë të dhunimit të konsesusit. Zgjodhën koburen e ndryshkur dhe para kësaj opozita do të jetë mbrojtëse e denjë  e dinjitetit të shqiptarëve”, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

TOPALLI: NESËR VOTOHET PRISHJA E MARRËVESHJES

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli në një reagim në Facebook tha se nesër në Kuvend Rilindja do të shkelë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Topallit, mazhoranca nuk njeh më ligje, institucione dhe kompromise.  
 
 "Te dashur miq!
Drejt ores zero vertet! Nuk njohin me ligjin, as institucione, as kompromise, as Shtetin!

Neser votohet permbysja e konsensusit! Neser votohet prishja e marreveshtjes ! Ne demokraci kjo eshte te kthehesh ne piken zero! Ai qe permbys marreveshtjen ka shpallur lufte!

Neser ne Kuvend do shkelin Kushtetuten ne menyren me flagrante! (Neni 83/3 i Kushtetutes ndalon Parlamentin te perdore proceduren e pershpejtuar per miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar dhe jo me Qeverine te hartoje akte normative per keto ligje).

Neser rilindja shkel vendimin e gjykates kushtetuese (vendimi nr 1/2013).
Neser qeveria merr pa te drejte funksionet ligjvenese te Kuvendit!! (vendimi nr 24, date 10/11/2006 gjykata kushtetuese).

Nderkohe ,sot ne kuvend rilindasi ka sjellur marreveshtje per ti dhene Deloitt auditimin e borxheve!!

Kjo eshte fyese dhe poshteruese per parlamentin , por njekohesisht dhe antiligjore. Kuvendi ka miratuar prej kohesh kuadrin ligjor ku detyron qeverine qe te hap tendera dhe jo te emeroje fituesin !!! apo me keq te ktheje Kuvendin ne Noteri pazaresh !

Rilindasi e ka filluar mbrapshte!!!! E ka filluar me urrejtje e percmim per Kuvendin,Ligjin,Policine e Shtetin!!! Rilindasi e ka filluar mbrapshte!!!! Atij i duket vetja se eshte vete ligji, prokurori, polici, gjykatesi, drejtesia! Ai duhet ndalur!

Ps: Lidhur me aktin normatij per shtyrjen e hyrjes ne fuqi te ligjit te nepunesit civil ka nje vendim te Gjk nr1/2013 sipas te cilit kuptohet se akti normativ nuk mund te perdoret per ligje me shumice te cilesuar. Konkretisht vendimi i GJK thote :
"17.... . Vetëm kur situata e krijuar vlerësohet e pamundur të presë aq kohë sa nevojitet për nxjerrjen e ligjit të nevojshëm nga organi ligjvënës, qoftë edhe nëpërmjet procedurave të përshpejtuara, iniciativa ligjvënëse mund t’i kalojë qeverisë. Nëse nuk do të vlerësohej ky aspekt, qeveria do të merrte, pa të drejtë, funksionet ligjvënëse të Kuvendit (shih vendimin nr.24, datë 10.11.2006 të Gjykatës Kushtetuese).... " Neni 83/3 i Kushtetutes ndalon Parlamentin te perdore proceduren e pershpejtuar per miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar dhe jo me Qeverine te hartoje akte normative per keto ligje", shprehet Topalli në Facebook.

topalli fb

 
Redaksia online
(ac/v.gj/shqiptarja.com)