TIRANË – Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka lënë të mjegullt faktin nëse opozita do vijojë të bojkotojë Kuvendin lidhur me ligjin “Për nëpunësin civil”, por ka qënë mëse i prerë se nuk pranon të dialogojë për këtë çështje me mazhorancën, por vetëm me qytetarët.
“Fjalët i merr era në qoftë se nuk shoqërohen me vepra,” - tha ai sot për mediat, gjatë përurimit të rrugës "Him Kolli" në kryeqytet. - "Stërbetimet për dialog dhe bashkëpunim me opozitën s’kanë asnjë kuptim, kur akti i parë është prita që i bëhet konsensusit unanim të 30 majit.
Akti normativ i sjellë në Parlament nuk lë vend për diskutim. Këtë e di çdo kush, uroj ta dijë edhe kryetari i Kuvendit, që akti normativ o votohet, o hidhet poshtë, pra nuk ka vend për dialog.
Në këtë kuptim, opozita është e vendosur të mbrojë vlerën e konsensusit, pikë së pari, si një vlerë të kulturës europiane të politikë-bërjes dhe pikë së dyti, si një garanci për balancimin dhe kontrollin e pushteteve në demokraci dhe sa kohë që arbitrariteti dhe abuziviteti janë fakte, nuk ka asnjë vlerë fjala e mirë. Fjala e mirë ka vlerë vetëm nëse shoqërohet me vepra të mira”, theksoi Basha.
“Kjo do të thotë se opozita shqiptare është në dialog të përhershëm me qytetarët shqiptarë, për këtë rrezik që i kanoset kaq herët, në një mëngjes të keq të kësaj mazhorance të re e cila e fillon jo duke u rrekur të plotësojë premtimet para qytetarëve, por duke shkelmuar edhe ato të mira me të cilat u angazhua bashkarisht në të kaluarën jo fort të largët, siç ishte konsensusi.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

dialog", anashkalon bojkotin">