Basha: Lufta kundër pastrimit të parave duhet të nisë nga parlamenti! Pranoni vettingun në politikë

 

Kryedemokrati Lulzim Bsha bëri thirrje nga foltorja e Kuvendit që të pranohet kërkesa për vettingun në politikë ndërsa shtoi se lufta kundër pastrimit të parave duhet të nisë nga salla e parlamentit. Gjithashtu ai u shpreh se kjo çështje duhet të trajtohet me kurajë, pa frikën e fatit personal të askujt. Ndër të tjera Basha tha se për përballjen me këtë gangrenë të rëndë, ka një rrugë, ka një zgjidhje, një pikënisje. Vettingu në politikë.

"Kjo omerta merr fund, kur në këtë sallë, edhe ata nga ky krah i parlamentit, që nuk duan të digjen si i njomi me të thatin, do të pranojnë se kjo e keqe, që sot pretendoni të ndaloni me këto propozime në ligj, e ka origjinën të e keqja më e madhe që ka kapur shtetin. Te korrupsioni, i cili përpara se të pastrohet në mënyrë të ndjeshme nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duhet të shfaroset së pari nga kjo sallë. Duke pastruar këtë sallë nga të gjithë ata që bëhen pengesë e zhvillimit normal politik, ekonomik dhe social të vendit për shkak të të aëuzimeve që kanë kryer duke shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten, në dëm të qytetarëve të shtetit më të varfër të Europës. Për përballjen me këtë gangrenë të rëndë, ka një rrugë, ka një zgjidhje, një pikënisje. Pranoni për veten tuaj, pranoni për politikanët atë që kërkoni të bëni të detyrueshëm për noterët, që ju keni sjellë si propozim në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave. Vettingun. Për më tepër, në dallim me noterët, përgjegjësitë e politikanëve janë shumë më të mëdha, impaktet e vendimeve të politikanëve janë shumë më serioze, ndaj edhe cilësia e politikanëve, pastërtia e figurës së politikanëve, që doemos reflekton edhe vendimmarrjen kundrejt interesit të publikut, e bën të moralshme edhe përpara qytetarëve, që të jemi ne të parët që të kalojnë nga ky filtër. Që kurrsesi nuk mund t’ua imponojmë të tjerëve dhe t’ia shmangim vetes. Pra, kjo çështje është shumë e thjeshtë, dhe duhet të trajtohet me kurajo, pa frikën e fatit personal të askujt. Për të ndalur pastrimin e parave, dhe deformimet e panumërta që pandëshkueshmëria dhe korrupsioni dhe lidhjet me krimin kanë prodhuar në ekonomi dhe në shoqëri, duhet të fillojmë me pastrimin e politikës. Kjo është çështja kryesore, këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja."-tha Basha.


Lajmi kryesor:

Kuvend/Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë