Të papranueshëm e ka cilësuar kreu i PD, Basha vendimin e marrë ditën e sotme nga Byroja e Kuvendit për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga salla e Parlamentit.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook” shprehet se dyshja Rama-Meta përdorin standard të dyfishtë duke përmendur rastin e incidentit mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe disa deputetëve socialistë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
“Kur deputetë-bashibozukë të Edi Ramës ushtrojnë dhunë kundër opozitës, justifikohen e lavdërohen prej tyre,kurse lideri historik i Partisë Demokratike, që po mban një peshë të madhe të parlamentarizmit dhe kuptimit të tij dënohet për fjalën e lirë.”-shkruan Basha në “Facebook”
Sipas kreut të PD, mazhoranca nuk përballon dot debatin pasi nuk kanë fakultetin politik për të duruar pikëpamjen ndryshe, pikëpamjen e kundërt, të vërtetën.
“E duan Kuvendin një stallë propagandistike. E duan pa opozitën, ose me një opozitë që u mban ison. Kjo u lexohet në çdo fjalë, në çdo gjest.”
Kreu i ri i PD shprehet se ky vendim është një provokim i rëndë për PD duke theksuar se “Nuk do t’u ecë provokimi. Nuk do t’u ecë asnjë skenar që mund të pengojë Partinë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar në misionin e mbrojtjes dhe zhvillimit të demokracisë në Shqipëri."
Statusi i Plotë i kreut të PD, Lulzim Basha

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com