Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe mëngjesin e sotëm ka shkruar për ato që ai i quan lidhje të Ramës me mafian.
"Boll më: Kupa është mbushur! Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur", shkruan Basha.
Edhe ditën e djeshme kreu i PD-së shkroi për të njëjtën ccështje. Ai kritikoi qeverinë e Ramës, e cila sipas tij është i lidhur me krimin. Ai premton se me ardhjen e tij në pushtet qeveria do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Për Bashën, 25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit të kësaj qeverie.