-
Itali/ Ndrangheta në Brescia, 25 të arrestuar, mes tyre edhe një murgeshë që kryente shërbime në favor të klanit Tripodi
Në burg, përveç mbështetjes shpirtërore dhe ndihmës materiale, motra (murgesha) Anna Donelli përcillte mesazhe, udhëzime dhe urdhra nga organizata kriminale. Mjeku, jashtë orarit të punës, mjekonte dhe trajtonte të plagosurit gjatë operacioneve të tyre. Nga ana tjetër, politikani premtonte kontrata publike në këmbim të votave.
5 Dhjetor 2024, 17:51 -
Prokuroria e Catanzaros kërkon gjykimin e grupit prej 25 personave të arrestuar për pastrim parash, mes tyre edhe një shqiptare
Sona Vesholli është pjesë e grupit kriminal të pastrimit të parave, për të cilën Prokuroria e Catanzaros kërkon kalimin për gjykim. Grupit iu seksustruan 3 milionë euro asete, pas një megaoperacioni ndërkombëtar.
22 Nëntor 2023, 16:50 -
Nuk i zgjat më shumë se 3 ditë arratia vrasësit të ‘Ndrangheta-s’, u prangos sot në Napoli
Vrasësi i Ndranghetës, Massimiliano Sestito, i cili u arratis 3 ditë më parë teksa ishte në arrest shtëpie, është prangosur pasditen e sotme në Napoli. Ai u bllokua nga karabinierët e Milanit dhe Napolit në stacionin Sant'Anastasia të Circumvesuviana. Ai kishte ikur nga shtëpia e tij në Pero natën midis të hënës dhe të martës.
4 Shkurt 2023, 19:33 -
Përgjimet/ Në urën e tragjedisë ku vdiqën 43 persona në Itali, Ndrangheta dhe Camorra ‘humbën’ një kamion me 900 kg kanabis! U përpoqën ta rimerrnin
Një kamion frigorifer i ngarkuar me hashash ishte mes automjeteve që ndodhej në urën Morandi në Genova më 14 gusht 2018, kur një pjesë e saj u shemb dhe humbën jetën disa persona. Kjo është ajo që del nga faqet e përgjimeve nga hetimet e operacionit “Blu notte” që çoi në arrestimin e 47 personave. Në përgjime, dy nga të dyshuarit flasin se si të kapin kamionin përmes lidhjeve në botën e rikuperimit të skrapit.
14 Dhjetor 2022, 23:01 -
'Fundi i një gjuetie prej vitesh', kapet në Argjentinë udhëheqësi i organizatës kriminale 'Ndrangheta'! Bashkëpunonte dhe me kriminelë shqiptarë
Policia federale e Argjentinës arrestoi një udhëheqës të mafias italiane në periferi të Buenos Aires, sipas njoftimit të autoriteteve një deklaratë të hënën, duke i dhënë fund një “gjuetie” prej vitesh.
1 Nëntor 2022, 16:36 -
Sekuestrohen mbi 100 celularë të ‘bosave’ në burgun e Bolonjës! Mafia shqiptare dhe ‘Ndragheta’ kontrollonin krimin nga qelia! Merrnin edhe drogë me dron
Më shumë se 100 telefona celularë, karikues dhe karta SIM janë sekuestruar nga policia italiane pasi po hetohej futja e sendeve të paligjshme brenda burgut Dozza në Bolonja. Të burgosurit që drejtojnë banda kriminale si ‘Cosa Nostra’ arrinin të menaxhonin gjithcka ndodhte jashtë përmes celularëve që mbanin brenda qelive.
17 Tetor 2022, 17:48 -
Bota
Operacion kundër ‘Ndrangheta’ në Itali, 202 në pranga! Arrestohet edhe Marcello Manna, kryebashkiaku i Rendes! Sekuestrohen 72 mln euro pasuri
202 persona janë arrestuar në Itali në operacionin kundër organizatës kriminale ‘Ndrangheta’ ndërsa 254 të tjerë janë nën hetim. Në pranga ka rënë edhe Marcello Manna, kryebashkiaku i Rendes së bashku me 2 këshilltarë. Është zbatuar edhe urdhri për sekuestrimin e 72 milionë eurove pasuri që u atribuohen shumë të dyshuarve.
1 Shtator 2022, 09:47 -
Përgjimet e 'Ndrangheta', SPAK nis hetimet kryesisht për grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe korrupsion i zyrtarëve publikë! Arben Kraja shkon në Romë
Pas publikimit në media të disa përgjimeve të antimafias italiane për 'Ndragheta-n', ku mafiozët italianë pretendonin se kishin kontakte edhe me zyrtarë në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, ka nisur hetimet kryesisht. Arben Kraja ka shkuar në Itali, ku ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Antimafias, Cafiero de Raho
4 Shkurt 2021, 12:58 -
PD-ja dhe flluska e plasur e Ndragheta-s
Botimi përgjimeve të hetimeve mbi Ndrangheta-n nga Prokuroria e Catanzaros, u mendua se do t’i jepte një dimension tjetër rrjedhës së fushatës elektorale. Nuk do kish dhuratë më të mirë për PD-në, që pikërisht tani në prag zgjedhjesh të dilnin përgjime që do të implikonin maxhorancën në përfshirje aferash me biznesmenë që kanë lidhje me mafian.
28 Janar 2021, 19:44 -
Përgjimet për Ndranghetan, Çela: Drejtësia e re siguron pavarësinë e prokurorëve, askush nuk i pengon të hetojnë nëse kanë dije të fakteve penale
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka folur për përgjimet e publikuara nga antimafia italiane mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri. Çela u shpreh para gazetarëve se askush nuk i pengon prokurorët që të nisin hetimet në Shqipëri në lidhje me përgjimet e kësaj dosjeje.
28 Janar 2021, 14:22 -
Intervista e plotë/Braçe në Report Tv: Asnjë zyrtar shqiptar s’del në përgjimet për Ndrangheta-n! Dalja e Prendit për 21 janarin, ka frikë nga drejtësia e re
Zëvendës kryeministri Erjon Braçe tha në Report tv se në përgjimet e antimafies italiane nuk ka asnjë detaj që të implikojë asnjë zyrtar shqiptarë, nga Kryeministri deri tek nënpunësi më i thjeshtë. Braçe deklaroi se dalja në media e ish kreut të gardës Ndrea Predni i cili vrau një protestues tregon frike nga drejtësia e re.
27 Janar 2021, 22:16 -
'Kush i bën gjithë këto ndërtime kur s'ka punë', Rama ironizon nga Vaqarri: I thashë, i bën Ndrangheta me mafien
Kryeministri Edi Rama nga Vaqarri, njësi administrative e Tiranës, ku ka inspektuar kantierin e lagjes së re që po ndërtohet, ka deklaruar se 27 000 vende pune janë krijuar në vendin tonë vetëm nga rindërtimi.
27 Janar 2021, 16:46 -
Përgjimet e Ndranghetas, Braçe: Në dosje s'ka bisedë me asnjë nga PS! Opozita do të njollosë Shqipërinë, me analistë e ministra të korruptuar
Zv.kryeministri Erion Braçe ka folur për përgjimet e publikuara nga antimafia italiane mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri. Sipas Braçes nuk ka asnjë provë në dosje, që të gjithë ata persona që flasin në përgjime dhe të vënë nën akuzë nga antimafia atje, të kenë kryer ndonjë aktivitet në territorin e Shqipërisë. Këtu zv.kryeministri thekson se në përgjime nuk flitet për kryeministrin, dhe as për ndonjë ministër apo anëtar të PS, duke i quajtur akuzat e opozitës shpifje
26 Janar 2021, 18:53 -
Përgjimet e Ndrangheta/Rama lexon konkluzionin e italianëve: Mafiozët dështuan totalisht në Shqipëri! Llumi i opozitës dhe mediave, tymnajë e neveritshme (VIDEO)
Rama është shprehur se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime në Shqipëri në fakt mafia italiane ka pasur vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar.
26 Janar 2021, 11:54 -
Përgjimet e antimafias italiane për Ndrangheta-n/ Nisma Thurje i çon në SPAK: Të mos na tregojnë përralla, por të hetojnë
Nisma Thurje ka depozituar sot një padi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) lidhur me përgjimet e bëra nga antimafia italiane për grupin mafioz 'Ndrangheta'. Në përgjime ku përmendin zyrtarë shqiptarë që mund të ndihmonin ata me bizneset dhe pastrimin e parave.
26 Janar 2021, 11:17 -
Periferi
Ndrangheta dhe maestrot e sistemit “gjingjon”
Italia ka mafian, por ka dhe antimafian, ka Ndraghetën, por dhe njërëz të përbetuar, djem e vajza që e përndjekin këmba këmbës, që gjurmojnë fakte dhe pasurinë, mbushin mijëra faqe me dëshmi, prova dhe i arrestojnë. Djem e vajza që janë vrarë duke ëndërruar drejtësi. I çojnë mafiozët pas hekurave dhe në gjykatë. Italia ka gazetarë që vërtetë investigojnë e nuk bëhen vetëm si kuti postare të krimit, politikanëve të korruptuar apo ish-kryeprokurorësh që shkatërruan çdo gjë
26 Janar 2021, 10:06