Basha përzë “Dasho Lazen”
nga tubimi, frikë nga nami i keq

Basha përzë “Dasho Lazen”<br />nga tubimi, frikë nga nami i keq
TIRANE- Partia Demokratike pengon Dashnor Alikon që të marrë pjesë në protestën e Partisë Demokratike kundër trafikut të drogës. Pas pjesëmarrjes së tij në tubimin e së enjtes së shkuar që lamë pas, e cila u kthye si kryefjala e debatit politik, duket se Basha vendosi që Aliko të mos vinte në Tiranë në mënyrë që ai të mos merrte pjesë në tubim. Dashnor Aliko është kryetari i komunës së Lazaratit, zonë e cila është kthyer tashmë në simbol të kultivimit të kanabisit në vend.

Partia Demokratike e ka cilësuar prezencën e Alikos javës që shkoi me faktin se edhe ai është kundër trafikut të drogës. Megjithatë jo vetëm mungesa e tij u vu re në tubimin e demokratëve, pasi në shesh zbritën vetëm një numër shumë i vogël i demokratëve.

Organizimi
Tubimi i demokratëve ka zgjatur rreth 30 minuta. Ndërkohë që u desh një punë kolosale nga ana e gjithë strukturave të Partisë Demokratike, si edhe të policisë bashkiake. Kjo e fundit u kujdes për ngritjen e podiumit ku do të fliste Basha. Që në orët e para të paradites dy makina të policisë bashkiake kishin bllokuar një pjesë të rrugës përball kryeministrisë ku po ndërtohej skena ku do të fliste Lulzim Basha. Pas ndërtimit të skenës nisi edhe radha e protestuesve.

Me valën e parë të militantëve u mendua se numri i tyre do të ishte tepër i lartë, pasi rreth orës 10:00 filloi edhe grumbullimi. Por, me kalimin e minutave u pa se numri i demonstruesve do të ishte i njëjtë dhe nuk do t’i kalonte të 1500. Dielli i fortë që filloi të shkëlqente në qiell bëri që të gjithë personat të grumbulloheshin afër pemëve dhe afër godinave në bulevard, për të zënë një rrëzë hije. Në orën 11 që ishte edhe orari zyrtar që do të niste tubimi u pa që numri i protestuesve nuk do të shtohej më pasi vala e fundit kishte ardhur. Për të mbajtur të karikuar turmën, PD vendosi himni e Bashkimit Europian.

Numri i protestuesve
Pavarësisht se u bë një organizim i detajuar për të afruar sa më shumë protestues ditën e djeshme, u pa që numri i tyre nuk i kalonte 1500 persona. Për të mbledhur këto 1500 persona u desh bashkëpunimi i 25 partive politike që janë në koalicion me PD-në, 120 koordinatorët e Bashës për procesin reformues të partisë si edhe 57 deputetët e opozitës. 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston