Basha: Pesë Unaza në
planin e ri urbanistik të Tiranës

Basha: Pesë Unaza në <br />planin e ri urbanistik të Tiranës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës drejtoi mbledhjen e grupit strategjik për Hartimin e Planit Urbanistik të Tiranës, ku morën pjesë ekspertë të arkitekturës dhe urbanistikës, ku u diskutua në lidhje me rrjetin rrugor të kryeqytetit dhe Tiranës e gjelbër. Në prezantimin e sygjerimit të bërë nga grupi teknik i hartimit të Planit Rregullues Tirana parashikohet të ketë 5 unaza, 2 prej të cilave do të jenë tërësisht të reja.

“Ramë dakort të orientojmë grupin teknik të ekspelorojnë detaje 5 unazat e kryeqytetit, në sens orar dhe anti-orar alternative, si arteriet kryesore infrastrukturor të Tiranës metropolitan për 30 vitet e ardhshme. Njëkohësisht të eksplorohet deri në fund edhe sistemi hierarkik i rrugëve sipas drejtimeve të horizontit , në veçanti aksi very-jug por edhe lindje perëndim. Të integrohen në këto zgjidhje, në bazë të projektimit të popullatës me skenarin optimal edhe zgjidhjet e tjera me një dy dhe tre nivele, parkimet nëntokësore dhe mbitokësore”, tha Basha.

Grupi Strategjik diskutoi edhe për krijimin e zonave të gjelbra, që nga parqet e deri tek ndërhyrjet në çdo lagje të kryeqytetit për të rritur hapsirat e gjelbra.

“Miratohet në parim vendosja e parqeve të mëdha të Tiranës metropolitan, konkretisht ët Parkut ekzistues të Liqenit Artificial, parkut të ri të Paskuqanit, parkut të Farkës, Parkut të Pishave të Kodrave të Vaqarrit, korridori rekreativ i Lumit të Tiranës si investime strategjike, dhe parqe të gjelbëra me hapsirë të mëdha. Miratohen kriteret për ndërhyrje gjelbërimi të sipërfaqeve të mesme brenda qytetit si dhe kriteret për ndërtimet e reja dhe ekzistuese si dhe koefiçentin e gjelbërimti në përputhje me objektivin e vendosur nga detyra e projektimit e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës ”, tha Basha.

z.Basha tha se faza ku është futur procesi i hartimit të Planit është e rendësishme, pasi ka të bëjë me projektimin e nevojave për investime, nevojave për strehim dhe shërbime. Kjo fazë vjen pas analizave të ndryshme që janë bërë, cka e largon Planin nga subjektiviteti, dhe e afron me realitetin dhe llogjikën profesionale.

Kryetari i Bashkisë vlerësoi gjithashtu faktin se grupi strategjik ka gjetur mirëkuptimin e përfaqësuesve të komunave përrreth Tiranës për të bërë që studimi dhe Plani Rregullues të shtriohen përtej kufinjve administrativë të kryeqytetit.

“Në këtë kuadër, ndodhen me ne Kryetari i Qarkut dhe Prefekti i Tiranës, ndërkohë që u mor kontakt me të gjithë bashkitë dhe komunat kufitare individualisht dhe sëbashku u ra dakord për hartimin e një plani pune, një protokolli bashkëpunimi, i cili do të ketë natyrë ligjore, brenda ligjit të ri të Urbanistikës, brenda kuadrit të ligjit për pushtetin vendor dhe që do të funksionojë në nivelin e Qarkut të Tiranës”, tha Basha.

Duke theksuar se aspekti mjedisor është parimi kryesor i hartimit të Planit Urbanistik, z.Basha tha se kjo e bën të domosdoshme konsultimin me publikun I cili do të nisë së shpejti.

“Shumë shpejt këtij grupi do i paraqitet kalendari i konsultimeve publike, i cili do të jetë gjithpërfshirës dhe do të shtrihet në çdo cep të qytetit të Tiranës, por edhe do të përfshijë çdo grup interesi të qytetit të Tiranës. Në këtë kuadër do të ecet edhe me vlerësimin strategjik mjedisor, i cili para se të kalojë fazën përfundimtare të vendimarrjes do të marrë miratimin e të gjithë shtresave që përfaqësojnë qytetin tone”, u shpreh Kryetari i Bashkisë, Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS