Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas aksionit antidrogë të zhvilluar ditën e sotme në Velipojë, ku u bllokuan 1.5 tonë kanabis dhe u arrestuan 5 persona, mes të cilëve dhe një polic. Basha akuzon kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ministrin Fatmir Xhafaj se e kanë mbushur policinë me trafikantë droge.
basha hedh akuza të forta ndaj policit të arrestuar, Prel Enriko Zyla, si të implikuar në trafikun e drogës, teksa shkruan në 'Facebook' se ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Itali, por mbrohej nga Habilajt në kohën e Tahirit dhe me ardhjen e Xhafajt kaloi nën mbrojtjen e vëllait të tij, Agronit.
/Shqiptarja.com

"RAMA-TAHIRI-XHAFA E KANË MBUSHUR POLICINË ME TRAFIKANTË DROGE. Burime të sigurta informojnë se: “Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT.”", shkruan Basha.
d.c./shqiptarja.com