Basha: Politika do të ndryshojë
 po së pari duhet ndryshuar PD

Basha: Politika do të ndryshojë<br /> po së pari duhet ndryshuar PD
Politika do të ndryshojë, duke ndryshuar së pari Partinë Demokratike. Kështu është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët e qytetit të Sarandës.

Sipas tij,  bashkimi dhe qëndrimi pranë njerëzve do të kthehen në akte konkrete dhe vendimmarrja në PD nuk do të jetë e mbyllur e një grushti njerëzish, por një vendimmarrje e hapur ku përfshihet anëtarësia.

Gjatë këtij takim, nuk kanë munguar akuzat për kryeministrin, ku sipas  kryedemokratit,  Rama është i vetmi kryeministër në botë që edhe kur del e merr me vete zyrën.

“Ky është i vetmi Kryeministër në botë që e kalon kohën e tij në një zyrë i rrethuar nga skicat e veta dhe jo nga hallet e shqiptarëve që sa vijnë e shtohen. Dhe kur i duhet të dalë nga zyra e merr zyrën me vete. Dhe kur bën sikur ulet me popullin edhe vetë e keni parë merr karriget e luksit nga Kryeministria, karriget e kuqe me varak flori”, shprehet Basha.

Ai ka deklaruar gjithashtu se gjatë qeverisjes së tij të gjthë fermerët do të marrin subvencionet e nevojshmë pasi paratë nuk do të shkojnë për shpenzime luksi por do të shkojnë për qytetarët.

“Kjo do të ndryshojë me qeverinë tonë, paratë janë. Në qoftë se paratë nuk shpenzohen për luks qeveritar, në qoftë se nuk ndahen me miqtë e kryeministrit ato mjaftojnë për të mbështetur bujqësinë; ato mjaftojnë për subvencione për çdo fermer në bazë të prodhimit”, shprehet Basha.

Redaksia Online
(B.K./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon