Basha tha se për politikanët gjetja e lumturisë nuk është qëllim në vetvete por në shërbim të njerëzve dhe lumturia e njerëzve të cilët politikanët duhet t’u shërbejnë. Ai theksoi se politikanët duhet të lënë fjalët dhe të bëjnë më shumë punë.
“Mungesa e lumturisë nuk është diçka e huaj, por siç thotë edhe vetë rrëfimi edhe kur i ke dhe kur i ke kapur të gjithë, lumturia nuk qenka kaq e lehtë. Edhe në politikë dhe nivele të larta të biznesit e di që të kërkuarit e pushtetit, parasë, rrallë herë, asnjëherë deri tani i ka bërë të lumtur. Këtu është edhe shkaku i palumturisë, pasi me politikanët po bëjmë një debat këto kohë për lumturinë. Nëse e tillë ndoshta e kundërta na bën të lumtur. Thonë se Nënë Tereza ishte tërësisht në paqe me veten dhe e lumtur. Dhe kështu ka plot njerëz. Vetëm duke u shërbyer njerëzve në nevojë mund të gjejmë lumturinë. Edhe për ne politikanët vlen kjo, për ta kërkuar lumturinë në rrugët e virtytit dhe shërbimit të njerëzve, me më shumë vepra e më pak fjalë. Lumturia e politikanëve nuk është qëllim në vetvete por lumturia e të tjerëve.” u shpreh Basha
Duke vijuar më tej kreu Basha, teksa uroi të gjithë besimtarët myslimanë, tha se kjo natë le të shërbejë si natë reflektimi për një punë më të mirë në shërbim të familjes, shoqërisë dhe kombit.
“Në një natë shumë të veçantë dua t’ju përcjell nga zemra, ju dhe të gjithë besimtarëve myslimanë, lutjen dhe urimin tim për një agjërim të lehtë e të pranuar në këtë muaj të shenjtë. Muaji i Ramazanit ka qenë ndër shekuj rast për reflektim të brendshëm shpirtëror për të forcuar përmes durimit e sakrificës së trupit, virtyt e vlerës për t’i vënë në funksion të një familje, shoqërie e kombi më të mirë. Përfitoj nga fjala në këtë natë të shenjtë nata me e mirë se një mijë muaj, kur zbresin engjëjt dhe marrin vendime të rëndësishme deri Natën tjetër të Kadrit. Kur paqja mbretëron deri në agim, që t’i lutem Zotit që të zbresë sa më shumë mençuri, vendosmëri dhe dashuri në shpirtrat e gjithë shqiptarëve dhe në veçanti vendimmarrësve.” përfundoi Basha
Fjala e plotë e Lulzim Bashës në darkën e Natës së Kadrit
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)