Basha: Presioni detyroi pushtetarët
të distancohen formalisht nga droga
Ndërkohë që në Lazarat vijon aksioni për shkatërrimin dhe kapjen e anëtarëve të bandës së trafikut të drogës, në rrjetin social “Facebook” ka ardhur edhe reagimi i parë i kreut të PD, Lulzim Basha për luftën kundër drogës pas nisjes së operacionit.
TIRANË - Ndërkohë që në
Lazarat vijon aksioni për shkatërrimin dhe kapjen e anëtarëve të bandës së trafikut të drogës, në rrjetin social “Facebook” ka ardhur edhe reagimi i parë i kreut të PD, Lulzim Basha për luftën kundër drogës pas nisjes së operacionit.
Ndërsa reagimi i Bashës ka ardhur pak çaste pas vetëdorëzimit të Bate Mahmutajt, ai shpreh mirënjohje për qytetarët dhe organizatat që krijuan bashkë me të Aleancën Kombëtare Kundër Drogës.
Sipas tij demaskimi i avionëve të drogës, i narkotrafikut me pushtet politik dhe protestat qytetare shtuan presionin kombëtar dhe ndërkombëtar duke theksuar se “forca e opinionit publik dhe miqve perëndimore detyroi pushtetarët të distancohen formalisht nga droga.”
Basha duke bërë apel për të rritur vigjilencën më tej shkruan se tani është momenti për të shtuar presionin, për të larguar çdo narkotrafikanti nga zyrat e shtetit.
Statusi i plotë në “Facebook” i kreut të PD, Lulzim Basha “Mirënjohje për të gjithë qytetarët dhe organizatat që krijuan bashkë me ne Aleancën Kombëtare Kundër Drogës.
Fryma dhe vlerat tona po fitojnë terren. Demaskimi i avionëve të drogës, i narkotrafikut me pushtet politik dhe protestat qytetare shtuan presionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Forca jonë, forca e opinionit publik dhe miqve perëndimore detyroi pushtetarët të distancohen formalisht nga droga.
Por kujdes: fituam një beteje, lufta vazhdon. Fasadat dhe kurbanet nuk çrrenjosin të keqen.
Tani është momenti të shtojmë presionin, të rrisim vigjilencën. Tani është momenti i largimit të çdo narkotrafikanti nga zyrat e shtetit, çlirimi i vendit nga kthetrat e drogës dhe nga narkopolitika.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.8%
-
Të gabuar
14%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42